LIVE UPDATES
Bota

Takimi Putin-Xi nuk merr rëndësi nga Shtëpia e Bardhë

5 Shkurt 2022, 09:25 Nga DOSJA
Takimi Putin-Xi nuk merr rëndësi nga Shtëpia e Bardhë

SHBA- Shtëpia e Bardhë nuk i dha shumë rëndësi një takimi të premten mes presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit rus Vladimir Putin, ku dy udhëheqësit shpalosën një aleancë strategjike të orientuar kundër Shteteve të Bashkuara.

“Ne mund të kontrollojmë marrëdhëniet tona dhe mbrojtjen e vlerave tona, si edhe përpiqemi të gjejmë mënyra për të punuar me vendet edhe kur nuk jemi dakord me ta,” u tha gazetarëve sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Në takim, presidenti Xi mbështeti kërkesat e homologut të tij rus, Putin që t’i jepet fund zgjerimit të NATO-s dhe për të marrë garanci sigurie nga Perëndimi, çështje që kanë rezultuar në një ngërç mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj lidhur me Ukrainën. Ndërkohë Moska shprehu mbështetjen e saj për qëndrimin e Pekinit se Tajvani është një pjesë e patjetërsueshme e Kinës.

Dy udhëheqësit u takuan në Pekin të premten pasdite, sipas televizionit shtetëror të Kinës CCTV, disa orë përpara fillimit të Lojëave Olimpike Dimërore të Pekinit, të cilat u bojkotuan nga diplomatë të Shteteve të Bashkuara, Britania dhe vende të tjera për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut.

Presidentët Xi dhe Putin, të cilët janë kritikuar nga Shtetet e Bashkuara për politikat e tyre të jashtme dhe të brendshme, lëshuan një deklaratë të përbashkët duke nënvizuar pakënaqësinë e tyre me “ndërhyrjen në punët e brendshme” të vendeve të tjera.

Deklarata e përbashkët shpalli një “miqësi” të re strategjike Kinë-Rusi që “nuk ka kufij” dhe të hapur për bashkëpunim në të gjitha fushat.

Stacie Goddard, Profesore e Shkencave Politike në Kolegjin ëellesley, thotë se shpallja e aleancës strategjike ka për qëllim t’i kundërpërgjigjet idesë se Moska dhe Pekini po veprojnë në mënyrë agresive ndaj Ukrainës dhe Tajvanit, duke pretenduar se përkundrazi janë Shtetet e Bashkuara që po ndërhyjnë në sferat e tyre të influencës.

“Ajo po thonë se janë Shtetet e Bashkuara që po përpiqen të ndryshojnë status quo-në,” i tha prof. Goddard Zërit të Amerikës. “Ata po e portretizojnë veten si vende që po i bëjnë ballë agresivitetit të Shteteve të Bashkuara.”

Konflikti po përshkallëzohet

Mosmarrëveshja e Moskës me Ukrainën rrezikon të përshkallëzohet në konflikt të armatosur.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pati një bisedë telefonike të premten me Ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba për të diskutuar mbi grumbullimin e trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën.

Ai rikonfirmoi “mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin e Ukrainës” dhe bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të “imponojnë pasoja të shpejta dhe të rënda ndaj Rusisë nëse ajo zgjedh të përshkallëzojë” situatën, sipas një deklarate të Departamentit të Shtetit.

Zoti Blinken u takua gjithashtu të premten me ministrin e jashtëm polak Zbignieë Rau në Uashington për bisedime dypalëshe. Në fillim të takimit, ai theksoi rëndësinë e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe falënderoi Poloninë për rolin e saj udhëheqës në krahun lindor të NATO-s.

“Ne preferojmë që Rusia të zgjedhë rrugën e diplomacisë dhe dialogut, por nëse nuk e bën një gjë të tillë, ne jemi plotësisht të përgatitur për skenarin e kundërt”, tha ai.

Të enjten, një zyrtar i lartë i administratës së zotit Biden tha se SHBA ka informacione që tregojnë se Rusia ka fabrikuar një plan për të organizuar një sulm të rremë në territorin rus dhe për ta paraqitur atë si sulm ukrainas, në mënyrë që ta përdorë si pretekst për një sulm kundër Ukrainës.

Zyrtari tha se administrata e zotit Biden po e bën publik faktin që Rusia po harton një plan të tillë, me shpresën që të parandalojë zbatimin e tij.

Shtetet e Bashkuara njoftuan të mërkurën planet për të dërguar 2,000 trupa të tjera në Evropë, shumica e tyre në Poloni dhe për të zhvendosur 1,000 trupa nga Gjermania në Rumani për të forcuar vendet e krahut lindor të NATO-s.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve të enjten se dislokimi i trupave amerikane po rrit tensionet në rajon.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë perëndimorë po përgatisin sanksione ekonomike kundër Rusisë me shpresën që të bindin presidentin rus Vladimir Putin të tërheqë më shumë se 100,000 trupat që Rusia ka pranë kufirit me Ukrainën. Rusia ka mohuar të ketë në plan të pushtojë.

Rusia ka kërkuar që NATO-ja të tërheqë trupat dhe armët e vendosura në vendet anëtare të Evropës Lindore dhe të premtojë se Ukraina nuk do të anëtarësohet kurrë në aleancë.

NATO-ja dhe Ukraina i kanë hedhur poshtë këto kërkesa, duke thënë se çdo vend është i lirë të zgjedhë aleatët e vet.

Marrë nga VOA

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jen psaki nato vladimir putin xi jinping jen psaki nato vladimir putin xi jinping

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen