LIVE UPDATES
Aktualitet

Të shtënat në Lungomare, ish-gjyqtari Malaj ngre padi në SPAK ndaj Veliut: Akuza të qëllimshme nga policia që më arresto

11 Gusht 2020, 17:18 Nga DOSJA
Të shtënat në Lungomare, ish-gjyqtari Malaj ngre padi në

VLORË– Ish-gjyqtari Alaudin Malaj ka reaguar një ditë pas të shtënave me armë zjarri që u raportuan se ndodhën në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas Malajt, akuzat e policisë ndaj Daniel Zotajt, të riut që ra në pranga janë ngritur qëllimisht. Ai shprehet se 19-vjeçari është familjari i tij dhe nuk është hera e parë që arrestohen të afërmit e tij.

Ai bën me dije se pas kësaj ngjarjeje ka regjistruar procedim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu dhe disa efektivëve të tjerë. Malaj shton gjithashtu se Zotaj është marrë peng nga disa efektivë para tre vitesh dhe është kërcënuar.

Reagimi i plotë 

Nga ana e Policisë së Shtetit është bërë një deklaratë në ditën e sotme, rreth mesditës, mbi një ngjarje të ndodhur dje në mbrëmje pranë një hoteli, të ndodhur në Lungomare Vlorë. Lidhur me këtë ngjarje dhe mënyrën e transmetimit të saj nga ana e Policisë së Shtetit po ju sqaroj se: Para rreth një viti e gjysëm, dy-tre punonjës së Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bazuar në direktivat e marra nga drejtori Artjon Duka, kanë marrë peng shtetasin Daniel Zotaj, në atë kohë rreth 16 vjeç, të cilin e kanë kërcënuar dhe duke qenë se ai punon roje pranë objekteve në pronësi të familjarëve të mi, është përdorur për të dërguar mesazhe në adresën time, duke thënë se do të më vrisnin. Janë pikërisht të njëjtët “agjentë” të cilët kanë arrestuar mbremjen e djeshme shtetasin Daniel Zotaj, duke ngritur ndaj tij akuzën për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që nga pamjet filmike të konfliktit të ndodhur, që janë administruar nga vetë kjo drejtori policie, rezulton se ai nuk ka pasur në asnjë moment armë në dorë. Ky fakt madje është deklaruar edhe nga personat e tjerë që janë përfshirë në një konflikt rastësor, të atëçastshëm. Nga ana e punonjësve të policisë së është bërë në mënyrë të qellimshme ngritja e kësaj akuze, pavarësisht se nga të gjitha provat rezulton e kundërta. Nuk është hera e parë që nga ana e punonjësve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kryhet arrestimi i shtetasit Daniel Zotaj, apo edhe i familjarëve të mi. Kryerja e këtyre veprimeve me urdhër të Artjon Duka përbën ngjarje kriminale për të cilat duhet të vihen në lëvizje strukturat kompetente si Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Prokuroria e Përgjithshme dhe instancat përkatëse të Shërbimit Informativ dhe policisë së shtetit. Krimi që ka pushtuar komisariatin e policisë në qytetin Vlorës nën drejtimin e Artjon Dukës, që është krimineli më të madh në rradhët e policisë së shtetit, i lidhur me bandat e trafikut të narkotikëve, për të cilin nuk ka të madh e të vogël në Vlorë që nuk e njeh, duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë. Falangat e Fatmir Xhafajt, Edi Ramës dhe Ardi Veliut nuk do t’i ndihmojnë dot këto persona që shpërdorojnë detyrën e besuar nga shtetit për të dëmtuar familjen time dhe mua, as nga unë dhe as nga familjarët e mi. Për veprimet e paligjshme të kryera në vitet e mëparshme nga strukturat policore ndaj familjarëve të mi, tashmë me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është urdhëruar regjistrimi i procedimit penal kundër Ardi Veliut dhe kujtdo “xhandari” të tij i cili ka zbatuar verbërisht urdhrat e kundërligjshme të eprorit. Ata tashmë po procedohen penalisht për veprimet e dhunshme të kryera gjatë ushtrimit të detyrës në shkelje të ligjit. Në të njejtën mënyrë janë duke vepruar edhe sot ndaj shtetasit Daniel Zotaj, dhe për këtë arsye ato do të mbajnë përsëri përgjegjësi penale, pasi në fund të fundit, ligji është i barabartë për të gjithë. Ju bej thirrje organeve ligjzbatuese që të merren të pandehur këto persona për fallsifikim të provave në vendin e ngjarjes dhe së shpejti këto fakte do të bëhen publike në të gjithë televizionet në në Shqipëri dhe jashtë saj.

Ngjarja ndodhi një natë më parë. Sipas Policisë,  Zotaj, pasi u konfliktua me administratorin, për motive të dobëta, nxorri armën dhe qëlloi në ajër. Fatmirësisht askush nuk u lëndua. Sot, më anë të një njoftimit zyrtar, Policia e Vlorës, bëri me dije se ka vënë në pranga të riun.

Pas reagimit të ish-gjyqtarit Malaj, Gjykata e Posaçme e Apelit i bëri thirrje SPAK që të të pranojë padinë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alaudin malaj ardi veliu fatmir xhafaj alaudin malaj ardi veliu fatmir xhafaj

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen