“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
VD-‘Të të vijë ZOR, turp’/ Ina Zhupa i heq mikrofonin ministres së Kulturës në Komision
26 Prill 2022, 09:59Nga DOSJA
TIRANË– ‘Trup, turp‘-janë fjalët përsëritëse të deputetes së Partisë Demokratike Ina Zhupës, ndaj ministres së Kulturës Elva Margaritit, gjatë Komisionit të Edukimit. Teksa ministrja po fliste për projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”, deputetja e PD-së u shpreh se ka shumë verejtje për këtë projektligj. Ajo e quan marrëveshjen sekrete pasi thotë se nuk është parë.
REPLIKAT:
Ina Zhupa: Si mund të vijnë për dicka që nuk e kemi parë, zoti Petro mos përfito
Petro Koci: Vijojmë mbledhjen.
Zhupa: Nuk mund të vazhdohet, ajo nuk flet ( i bie tavolinës)
Margariti: Butrinti nuk është personal, nuk është e imja.
(Zhupa ngrihet në këmbë dhe i merr mikrofonin)
Koçi: A ka mundësi ta mbash vetëveten, s’je ti komandatja.
Margariti: Ju falenderoj për vizitën tuaj në Butrint, se iu është dashur të rikujtoni se keni një Butrint. Do ta dëgjosh deri në fund
Koci: Punonjësit e gardës të mos e lejojnë..
Ina Zhupa: T’ju vijë turp, pse është marrëveshja sekrete.
Margariti: Anti turpi këtu je ti, e vesh përditë, je fytyra e turpit në këtë komision.
Zhupa: Turp, turp, turp, të të vijë zor nga vetja që ulesh aty.
Elva Margariti: Fondacioni i posaçëm do të kontribuojë në arkën e shtetit, hera e parë që ndodh diçka e tillë.
Ina Zhupa: Përgjigju, pse është marrëveshja sekrete.
Elva Margariti: Marrëveshja e administrimit do të sigurojë.
Ina Zhupa: Pse është, përgjigju, pse është sekrete marrëveshja.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Ina Zhupa, deputetja e Partisë Demokratike ka nisur të gjuajë tavolinën me grushte në momentin që ministrja e Kulturës Elva Margariti fliste ...
TIRANË– Ekspertët e mjekësisë ligjore nuk kanë gjetur ende identitetin e personit të cilit i përkasin eshtrat që u gjetën në Fushë Kuqe. Pavarësisht ...
DURRËS– Altin Sulku është plagosur me armë zjarri në Durrës nga Augert Zera. Ka qenë një zënkë banale e autorit të dyshuar me punëtorët që po kryenin...
TIRANË– Në momentin kur deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa po vijonte në fjalimin e saj gjatë konferencës për mediat në një nga sallat e Kuve...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, do të udhëtojnë në SHBA të martën, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish...
SARANDË- A. P., 45 vjeç, banues në Sarandë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjkike ndaj gruas së tij. Gjithashtu janë arrest...
TIRANË– Disa persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar personi me inicialet D. V., 48 vje&...