“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Tenderat e Klodian Zotos, Likmeta: Investimin 1 milion Dollarë e ka marrë lumi
29 Mars 2022, 21:27Nga DOSJA
TIRANË- Gazetari Besar Likmeta shprehet se një investim i bërë në grykëderdhjen e Vilë Bashtovës e ka marrë lumi.
Në studion e “Opinion” u publikuan disa nga tenderat e dyshimtë që dyshohet se janë përfituar nga Klodian Zoto, për të cilat Likmeta tha se bëhet fjalë për tendera që kompanitë kanë shkuar dhe kanë kërkuar një kontratë.
“Sa i përket specializimit për marrjen e tenderave, shumica e atyre tenderave, përfshirë edhe ai i Vilë Bashtovës që unë e kam vizituar dhe nuk ekziston më sepse e ka marrë lumi atë investim. Janë tendera me propozim të pakërkuar. Domethënë këto nuk kanë qenë tendera të hapur kur janë thirrur disa kompani, edhe tenderat e ujësjellësve nuk kanë qenë tendera ku kompanitë janë thirrur të konkurrojnë, por kompania ka shkuar dhe ka bindur autoritetin kontraktor që t’u japë një kontratë. Nuk i ka pastruar edhe lumenjtë. Investimin 1 mln Dollarë e ka marrë lumi 3 muaj mbrapa, nuk ekziston më. E kam vizituar, është shkatërruar e ka marrë lumi. Këto janë barriera që vihen në grykëderdhjet e lumenjve për të mbledhur mbetjet. Efektiviteti është shumë i dyshimtë. Janë projekte pilot. Është bërë një. E ka marrë lumi! Pastaj është bërë një i dytë”, tha Likmeta.
Marrë nga Opinion.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Një grua ka përzënë Nënë Lizën nga protesta e sotme për rritjen e çmimeve. Teksa Nënë Liza po fliste dhe po u bënte thirrje qytetarëve që të...
DURRËS- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Një kamioçinë është aksidentuar me një makinë tip Smart.Ndërkohë që nga aksidenti është zbu...
FIER- Nuredin Dumani u kap nga pamjet me dron në Fier. Gjatë aksionit të policisë në këtë qytet, Dumani u vrojtua me dron, pamjet e të cilit bën të mundur ndërh...
FIER– Forcat RENEA kanë zbarkuar në Fier ku edhe po zhvillohet një aksion për kapjen e personave në kërkim. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se efektivët...
TIRANË- Lidhur me vdekjen e mistershme të 33-vjecares Doralda Dashi, e cila u gjet e varur në një pemë në kodrat e liqenit të Tiranës, “Stop” ishte në vend...