Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Drogë mes ushqimeve, arrestohet 62-vjeçarja në Vlorë, tentoi t’i çonte kanabis djalit që ka në paraburgim
17 Prill 2020, 11:18Nga DOSJA
Vlorë- Policia e Vlorës ka arrestuar një 62-vjeçare me iniciale S.S, pasi tentoi t’i çonte 100 gramë kanabis djalit që e ka në paraburgim. Sipas policisë, droga e llojit kanabis ishte vendosur mes ushqimeve.
Njoftimi i Policisë
Tenton të fusë lëndë narkotike për djalin e saj, në ambientet e paraburgimit, vihet në pranga nga Policia.
Ditën e djeshme, në ambientet e paraburgimit IEVP Vlorë, shtetasja S. S. ka shkuar për t’i dërguar disa ushqime djalit të saj, i cili vuan dënimin për vepër penale në fushën e narkotikëve.
Pas kontrollit të ushtruar, mes ushqimeve është gjetur një sasi lënde narkotike prej 100 gr., e dyshuar cannabis sativa.
Menjëherë, në vijim të veprimeve është arrestuar në flagrancë 62-vjeçarja S. S., me banim në Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BERAT– Mjeku Edison Skëndo, i cili një ditë më parë u vu në pranga pasi akuzohej për kundërshtim të forcave të policisë është liruar nga qelia. Pamjet e sigurar...
Tiranë- Një pacient, i cili është i dignostikuar me kancer në mushkëri, ka fituar betejën me COVID-19. Mësohet se burri ndodhet i shtruar në Spitalin Infektiv. ...
Kukës-Xhevahir Alushi, mjek në Qendrën Shëndetësore të fshatit Kolsh në Kukës, gjatë orarit të punës nuk punon, por e kalon kohën nëpër lokale. Ky rast është tr...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur dëshminë e Ilir Selmanit, anëtarit të klanit Duka, që u vu në pranga një ditë më parë, pas tetë muajsh në kërkim nga Policia e...
Shqipëri- Shqipëria është ende në luftë me COVID-19. Nga sot në orën 17:30 deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit vendi do të futet në karantinë dhe nuk lejoh...
Aktualitet17 Prill 2020, 09:53
Shqipëri- Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Shtetit u ka hequr pantetat dhe u ka mjetet 75 shoferëve dhe ka arrestuar 2 të tjerë pasi shkelur urdhrin e ndalim ...
TIRANË– Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar një fond prej 1.2 milionë dollarësh për Shqiopërinë. Lajmin e mirë e ka bërë me dije Ambasadorja e SHB...
Lezhë- Spitali Rajonal i Lezhës ka dhënë lajmin e mirë lidhur me përhapjen e koronavirusit në këtë zonë. Në njoftim theksohet se nga ritestimi i 14 rasteve të i...