Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
POGRADEC– Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë dhe vëllai i tij është shpallur në kërkim pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike në Pogradec.
Sipas policisë vëllezërit A.P. dhe F.P 29 kanë tentuar që të trafikonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit liqenor. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kryenin aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, duke përdorur kufirin liqenor të Ohrit.
Së bashku me drogën, policia sekuestroi një varkë, dy motora uji tip “Yamaha”, dy peshore elektronike, mjete të cilat përdoreshin nga dy vëllezërit në këtë veprimtari të paligjshme.
Njoftimi i policisë:
Goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.
Tentuan të trafikonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit liqenor, vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallet në kërkim vëllai i tij.
Sekuestrohet lëndë narkotike kanabis, mjete dhe pajisje të tjera të cilat shërbenin për këtë aktivitet kriminal. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 35 vjeç dhe shpallën në kërkim vëllain e tij F. P., 29 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec.
Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, duke përdorur kufirin liqenor të Ohrit. Falë veprimeve të mirëorganizuara, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit A. P., duke tentuar të trafikonte 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me një varkë, dy motora uji tip “Yamaha”, dy peshore elektronike, mjete të cilat përdoreshin nga dy vëllezërit në këtë veprimtari të paligjshme.
Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
(kle.mu./Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Gjashtë persona janë arrestuar gjatë 24-orëve të fundit në Tiranë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se një 21-vj...
SARANDË– Spiro Iljadhi, pronari i ‘Bar Orange’, ndaj të cilit sot u qëllua 20 herë me breshëri kallashnikovi, dikur replikonte në rrjetet sociale me ish-kr...
SARANDË– Është identifikuar emri i turistit 33-vjeçar i cili mbeti i plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë. I plagosur në fu...
SARANDË– Dosja.al mëson se 35-vjeçari që mbeti i plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë, është Spiro Iljadhi, pronari i ‘Bar Orang...
TIRANË– Mbetemi edhe ditën e diel në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë mot të kthjellët dhe relativisht të nxehtë.S...
SARANDË– Detaje të reja kanë dalë nga plagosja në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandëk u mbetën të plagosur me armë zjarri dy persona.Mësohet se ...
Nga Sabina VeizajPak ditë më parë Bashkimi Europian shpalli se do t’i dedikonte një fond prej 29 miliardë eurosh me fokus investimet, Ballkanit Perëndimor.Mes p...
SARANDË– Spiro Iljadhi, pronari i “Bar Orange” dhe “Orange Club” është qëlluar me breshëri plumbash, pas një sherri në klubin e tij, dhe autorët kanë zbraz...
Pas karantinës së vitit të kaluar dhe pasojave që solli pandemia në konsum dhe investime, ekonomia vendase po i rikthehet gradualisht normalitetit.Konsumi i vaj...
TIRANË– 50 mijë vaksina kineze kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit. Lajmin e ka bërë me dije veteë kryeministri Edi Rama. Në një postim...