LIVE UPDATES
Insights

Tërbimi i atyre që duan të zhdukin kulturën, kundër etërve themelues të SHBA-së

27 Tetor 2021, 12:22 Nga DOSJA
Tërbimi i atyre që duan të zhdukin kulturën, kundër

Këtë herë nuk flitet për rrëzimin e një statuje nga një turmë demonstruesish të zemëruar, siç ka ndodhur shumë herë të tjera. Dhe as për heqjen e një monumenti të ndonjë eksponenti të Konfederatës Jugore. Përveç kësaj, kjo e fundit do të ishte e vështirë, duke qenë se historia zhvillohet në Nju Jork, një qytet që edhe në kohën e Luftës Civile shfaqte njëfarë simpatie për kauzën e Konfederatës.

Kësaj radhe po diskutohet mbi Tomas Xheferson, presidentin e tretë të Shteteve të Bashkuara dhe për monumentin e tij të vendosur që prej vitit 1833 në sallën e bashkisë së Nju Jorkut. Tanimë një komisioni ngritur enkas për përmendoret në rrugët dhe sheshet publike me vendim të kryebashkiakut në largim Bill DeBlasio, ka firmosur heqjen e tij.

Ndryshe nga statujat e gjeneralit Li dhe politikanëve të tjerë të diskutueshëm si për shembull presidenti Endrju Xhekson, qëi dëboi indianët e Amerikës përtej kufirit Apalashian, apo senatori Xhon Kallhun, një nga mbrojtësit më të vendosur të skllavërisë, vendimi i komisionit mbi monumentin e babait themelues të SHBA-së, nuk lidhej me arsye që sot i konsiderojmë banale.

Ngritja e këtij monumenti u porosit dhe u pagua nga admirali i parë i fesë hebraike Uriah Levi, në homazh ndaj angazhimit të Xheferson ndaj lirisë fetare, që prej miratimit të statutit të lirisë fetare në Virxhinia, shkruar në vitin 1777 dhe miratuar në vitin 1786.

Akuza për mbështetjen e skllavërisë

Një dispozitë që ia hoqi statusin e kishës zyrtare kultit anglikan, dhe që u garantonte nënshtetësi të plotë jo vetëm të gjithë të krishterëve, por edhe hebrenjve, hinduve dhe myslimanëve. Por nga ana tjetër, ajo që e bën të papranueshëm vlerësimin ndaj Xhefersonit është trashëgimia e tij si skllavopronar, e cila siç ka theksuar këshilltarja afro-amerikane Adrien Adams,është e“e turpshme”, ndaj ka ardhur koha e një qasjeje të re.

Por a është e drejtë të lidhet Xhefersoni me të qenit një pronar skllevërish? Sipas vlerësimeve të qendrës së studimit të vendosur në shtëpinë e dikurshme të Xheferson në Montiçelo, atje ishin punësuar deri në 600 skllevër, që merreshin me detyra nga më të ndryshmet.

Sipas shumë studimeve, madje edhe sipas disa dëshmive arkeologjike, njëra prej tyre, Salli Hemings, ishte edhe konkubina e tij me të cilën do të kishte 6 fëmijë. Gjatë më shumë se 35.000 letrave të shkruara nga Xheferson gjatë gjithë jetës, Hemings përmendet vetëm disa herë, dhe në mënyrë shumë periferike.

Sigurisht jo si dashuria e jetës së tij. A mund ta kishte përdorur Xheferson statusin e tij social dhe prestigjin e madh politik, për të kundërshtuar ligjet e kohës dhe për t’u martuar me një skllave, ndoshta pasi ta lironte atë?

Por edhe një kundërshtari të njohur të skllavërisë, siç ishte kongresmeni i Pensilvanisë Tadeush Stivens, shumë aktiv në Kongresin Amerikan në vitet 1859-1868, i mungoi ky guxim. Ai nuk u martua kurrë me bashkëpunëtoren e tij të ngushtë afro-amerikanen Lusi Hamilton Smith, e njohur nga fqinjët dhe të njohurit si “Zonja Stivens”.

Xheferson liroi nga skllavëria fëmijët e Salli Hemings dhe vëllezërit e saj më të mëdhenj. Ndërkohë i dha “pak kohë të lirë” (një lirim jozyrtar) vajzës së saj Martës. Por deri në atë moment sjellja e tij personale, cilësohet e papranueshme sipas standardeve aktuale.

Pozicioni i Xhefersonitmbi skllevërit

Megjithatë, veprimi i Xheferson u shpreh në një nivel tjetër:atë të betejës së ideve. Ai që ishte më grafomani nga presidentët e SHBA-së, nuk kishte asnjëherë fjalë të buta për një institucion,që e dëshironin shumë bashkëkohës të tij, qoftë edhe në nivelin ideologjik.

Ai e quajti skllavërinë“një shthurje morale” dhe një “njollë urrejtjeje” për republikën e re amerikane. Në aspektin filozofik, ai mendonte se ligjet që e mbronin këtë “institucion të veçantë”,binin në kundërshtim me gjendjen e natyrës, e cila garantonte një liri themelore për të gjitha qeniet njerëzore.

Dhe jo vetëm kaq:Ai donte ta shkruante këtë në Deklaratën e Pavarësisë. Kjo gjë nuk ndodhi për shkak të kundërshtimit të ashpër nga delegatët e Karolinës së Jugut. Në një shkrim tjetër të tij “Shënimet mbi shtetin e Virxhinias” të vitit 1782, ai e etiketon si “problematik” moralin e pronarëve të skllevërve.

Nëse kjo gjë sot duket paternaliste, në atë kohë vizioni i tij i kishte të gjitha përmasat e radikalizmit. Kjo u vu në dukje edhe nga historiani i Universitetit të Prinstonit, Shon Uilenc, një liberal dhe mbështetës i Hillari Klintonit, që thotë se statuja e “nderon kontributin e Xheferson për të gjithë njerëzimin”.

Anet Gordon Rid, profesore afro-amerikane në Harvard dhe eksperte mbi figurën e Xheferson, është në të njëjtën linjë:“Përzierja e njërit prej Etërve Themelues të SHBA-së me Konfederatën, rrezikon që të minimizojë krimet e këtyre të fundit”. Prandaj, ne mund të

biem dakord me atë që tha 1 vit më parë Shenon Lanie, pasardhës i Xheferson dhe Salli Hemings:“Ai ishte një njeri brilant që predikonte barazinë, por nuk e praktikoi atë. Unë ekzistoj pikërisht për këtë arsye”.

Sulmi i pakuptimtë i ultra-liberalëve

Prandaj, ajo që duhet mbajtur mend është kontributi i një njeriu me të meta të mëdha personale,por me një rol të madh në kauzën e demokracisë. Dhe ndoshta hipoteza se statuja nuk do të shembet, siç do të donte Çarls Barron, anëtar i asamblesë së qytetit dhe ish-anëtar i organizatës “Pantera e Zezë”, por do të vendoset në Shoqërinë Historike të Nju Jorkut, ku Xheferson bënte pjesë në komitetin mbi shkencën, të bën të shpresosh për një ri-mendim të kësaj qasjeje.

Sigurisht rindërtimi i një statuje të vandalizuar qershorin e kaluar në Medison të Uiskonsin, pranë kryeqytetit të shtetit, bëri më pak zhurmë. Bëhej fjalë për monumentin e Hans Khristian Heg, një abolicionist (që mbështeste heqjen e skllavërisë) me origjinë norvegjeze, që vdiq në betejën e Çikamaugas në vitin 1863.

Duke menduar se ishte një statujë e ndonjë figure të Konfederatës Jugore në një shtet shumë unionist, protestuesit e rrëzuan përmendoren duke ia shkëputur kokën. Ata korrigjuan shënjestrën më vonë, duke pretenduar se e ndërmorën atë akt për të tërhequr vëmendjen ndaj padrejtësive racore në Uiskonsin.

Guvernatori demokrat Toni Evers donte që ta rindërtonte atë me çdo kusht, duke e rikthyer në pozicionin ku ishte, falë një kredie federale dhe interesit të pasardhësve të Heg. Por në të dyja rastet u shkua shumë larg. Ndoshta koha për heqjen e improvizuar të përmendoreve duket të jetë drejt fundit.

Bota.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

blog blog matteo muzzio shba tomas xheferson matteo muzzio shba tomas xheferson

Sondazh

Poll
Insights 26 Tetor 2021, 17:23

Pse jemi kaq të tmerruar nga e panjohura?

Imagjinoni që po prisni të merrni një përgjigje mbi një pozicion pune që e keni ëndërruar prej kohësh. Intervistuesi juaj ishte i vështirë për t’u “...

Insights 25 Tetor 2021, 07:33

Një zgjidhje për të gjithë, jo për dy

1- Kriza e PD-së po thellohet. Shumica e demokratëve e di që jemi në pikën më të ulët, por kjo nuk e pengon as Berishën as Bashën të zihen në distancë. As njëri...

Insights 25 Tetor 2021, 06:23

Energjia, së shpejti e papagueshme?

Ndër të paktat gjëra i bëjnë gjermanët të humbasin qetësinë janë çmimet e larta të benzinës dhe naftës. Çmimi i naftës së fundmi është rritur më s...

Insights 24 Tetor 2021, 19:21

Shoku im Goni…

Kur më tha Calja në telefon,vdiq Goni,m’u këputën gjunjët. U rritëm bashkë,jetuam në të njëjtën lagje deri sa ai fluturoi. Ashtu heshtur,siç jetoi. Shkov...

Insights 19 Tetor 2021, 20:54

Përulem!

2 vjet më parë, Ana (emri jo i vërtetë) një vajzë vetëm 14 vjeçe tentoi të vrasë veten sepse nuk mundi të përballonte dot sharjet e ngacmimet e vazhduesh...

Insights 16 Tetor 2021, 08:17

Gjyshi që më dilte mangut

Madje flakët gjigande që përfshin apartamentin në katin e tretë nuk kanë kursyer edhe banesat e fqinjëve të familjes Osmanaj, të cilat kanë pasur dëme. Banorët ...

Insights 13 Tetor 2021, 17:11

Për bankat që po bëhen biznese familjare

Nga Klodian TomorriFondi Monetar Nderkombetar i ra fort kembanes se alarmit per ate qe po ndodh me sistemin bankar ne Shqiperi. FMN i tha qeverise dhe Bankes se...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë