Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Komisioni i Ligjeve bashkë me Këshillin e Legjislacionit miratuan sot në unanimitet të plotë, shumicë socialiste-opozitë e re, ndryshimet e Kushtetutës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Pavarësisht ngurrimit fillestar të deputetëve Klotilda Ferhati dhe Alket Hyseni, që ngjallën perceptimin se Partia Socialiste po tërhiqej, drafti u miratua sot nen për nen, dhe u vendos se zgjedhjet e ardhshme do të jenë me lista të hapura dhe pa koalicione parazgjedhore. Është Kuvendi tashmë që me një shumicë prej 94 votash do të duhet të vendosë për këto ndryshime Kushtetuese.
Por përse u bënë bashkë sot, PS dhe opozita e re?
Deputetët ranë dakord për të ndërhyrë në Kushtetutën e vendit për të ndryshuar listat, duke e sanksionuar kështu në Kushtetutë hapjen e listave, (vota parapëlqyese në dyshime 2/3). Pra, do të jenë votuesit që do të përcaktojnë për 2/3 e listës së partive, se kush do të hyjë në parlament. Ndërsa 1/3 është në dorën e subjekteve për përfaqësimin gjinor. Kjo dakordësi ndryshon pikat 1 dhe 2 të nenit 64, po ashtu edhe pikën 1 të nenit, 68 të Kushtetutës, ku saktësohen listat e zgjedhësve, koalicioet ndërkohë që ruhet sistemi proporcional rajonal.
Por maxhoranca dhe opozita e re ranë dakord gjithashtu se nuk do të prekin ata pragun elektoral dhe se ndalimi i koalicioneve do të diskutohet në Kodin Zgjedhor.
PD dhe aleatët kundërshtojnë këtë marrëveshje pasi ndalon koalicionet parazgjedhore, ndërsa vetë Myslym Murrizi në Kuvend iu sugjeroi që të “hynin në një listë të përbashkët“, si ajo e vitit 2017. Ky skenar sjell shkrirjen e logove dhe votave të partive të vogla, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli për një minim të marrëveshjes së 5-qershorit, nëse Kuvendi do të miratojë ndryshimet në Kushtetutë për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve.
Përsa i përket pragut elektoral, opozita e re nga 5% që e kërkoi në kërkesën e parë, dje tha se donte një prag 2% ndërsa sot, u la që pragu të jetë natyral në bazë qarku, ndërsa sanksionimi iu kalua Kodit Zgjedhor.
(k.m;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Mbyllen të gjitha Komisionet e Organeve Administrative Shtetërore. Lajmin e ka dhënë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili bashkë me k...
TIRANË– Rrëfime të pathëna me parë vijnë sot përmes emisionit ‘Real Story’ në ‘News24’. Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, teksa tregon jetën e tij në ve...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka folur për veprimet e fundit të Ramës që kërkon të ndryshojë kushtetutën duke hequrkoalicione...
TIRANË- Analisti Andi Bushati ka folur në lidhje me deklaratën e Lulzim Bashës, i cili në një konferencë për mediat tha se Rama i kishte ofruar një Pazar “...
TIRANË- Analisti Andi Bushati është shprehur sot marrëveshja e 5 qershorit është rrëzuar. I ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” në Top Channel, Bushati u shpr...
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka folur sot për debatin e listave të hapura dhe sistemit zgjedhor. Në një intervistë në “5 pyetje...
TIRANË- Anëtari i Nisma Thurrje, lëvizje e cila ka kërkuar hapjen e listave ka treguar detaje nga lobimi që kanë bërë me ndërkombëtarët dhe faktorët politi...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një denoncim të pazakontë. Një pronar lokali i ka dërguar sot një foto dhe denoncon një shef Policie.Deno...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Tepelenë. Në një postim në mediat sociale, Berisha shkruan se Ram...