LIVE UPDATES
Insights

Tërmeti, gjithkush e ka një dëshirë!

23 Shtator 2019, 08:06 Nga DOSJA
Tërmeti, gjithkush e ka një dëshirë!

TIRANË- Të banosh në katin e 12 nuk përjeton frikë nga tërmeti. Eshtë diçka përtej frikës dhe ankthit. Mpirje. E megjithatë duhet të lëvizësh.

Nga këshillat e sizmologëve dhe veçanërisht të you tube-it pozicioni më i sigurtë për të kaluar goditjet vertikale dhe horizontale është tek dera ose poshtë tavolinës (nëse nuk e ke prej xhami). Dera është edhe kujtesë për t’ia mbathur një orë e më parë.

Me ngut kap çantën e vogël, pastaj një çantë të madhe. Të gjithë në nxitim e sipër duam të marrim nga një çante me vetë dhe të ndalojmë pak para pasqyrës para se të dalim.
Një kushëri 18 vjeçar që ishte për fundjavë kërkon me ngut celularin, karikuesin, furcën e dhëmbëve dhe atletet. Pastaj kthehet sërish se ka harruar diçka të rëndësishme në dhomë. Nuk kam fuqi për të ngritur zërin. Dëgjohet vetëm mërmërima ime: të lutem….mes ulërimave që jehonin nga katet e mëposhtme.

Komshiu një kat më poshtë tregon xhentilesën e tij krejt të pazakontë në ditë tërmeti dhe na fton në ashensor- ejani se ka vend edhe për ju- tha. Vendi më i pakëshillueshëm për të lëvizur, sipas ekspertëve. Vijojmë zbritjen e shkallëve dhe për shkak se lëvizim me çanta – një pensioniste që ka dalë te dera thotë: sa mirë, po ikni! E paskeni shitur shtëpinë?!
Përpara nesh kërcen i lumtur një djalë 10 vjeç – “ Do Zoti është shembur shkolla”- thotë ai dhe nga lartësia me të cilin kërcen është krejt i bindur se të hënën e ka pushim.

Një biznesmen që ka në pronësi median dhe që ka në dorë vetëm kuletën dhe kapelën ka një dëshirë edhe më të madhe: i zhytur në kredi urimi i tij me gulçimeve është krejt i veçantë dhe nuk mund të jetë i vetmi në këtë qytet që ka këtë ëndërr: o bobo .. o Zot ishalla është shembur Banka….

Shoh vëngër kushëririn që u vonua për të dalë dhe i them: po të mos ishe vonuar tani do të kishim dalë nga pallati!

Në katin e 5 ndeshemi me F. Ai është në prag të pensionit,por inatin më të madh e ka me artistët e Teatrit Kombëtar që nuk ju mbushet mendja se qeveria do ta prish teatrin për të mirën e tyre. F më kap nga dora më sheh ngultas në bebe të syrit dhe me një zë përgjërues thotë: ti je gazetar, a ke dëgjuar gjë është i vërtetë lajmi se është shembur ajo godina e vjetër e Teatrit?

Duke menduar se më e keqja mund të ndodhte nga momenti në moment, por edhe për t’i shpëtuar darës së dorës së tij i thashë:

Nuk ka më teatër….

Ahhh më kënaqe tani nuk e kam më frikë tërmetin tha, po futem brenda se mos e japin lajmet. Do të qeras me një kafe për këtë lajm të mirë që më dhe -tha dhe pushoi menjëherë kur dëgjoi zërin e plakës nga brenda: Eja se po e jep televizori tërmetin.
Në sheshin para pallatit duket se ka miting. Marr makinën për t’u larguar nga Tirana në drejtim të Durrësit. Por kthej mendje sapo shoh që epiqendra e tërmetit ishte në Durrës.
Ndjej goditje në stomak dhe makina lëkundet lehtë. Edhe goma m’u desh tani. Ndaloj makinë dhe shoh që gomat ishin në rregull. Ishte goditja e dytë e tërmetit.
Shumë më e lehtë se goditja e parë, por jo më e lehtë se “goditja” që mora duke zbritur shkallët.

Isha shumë kurioz për çfarë ishte kthyer kushëriri në dhomë…

Ai fut dorën në çantë sportive dhe pas pak më nxjerr “antidjersën’ Nivea.

“E mora kot- tha – se paska mbaruar!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog earthquake albania lutfi dervishi termet i forte ne shqiperi earthquake albania lutfi dervishi termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll
Insights 16 Shtator 2019, 16:11

TIRANË-“ Propaganda është arti i bindjes së tjetrit në diçka që nuk beson as vetë.”-thoshte Abba Eban, një politikan dhe diplomat izraelit, ministër...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë