“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Tha se ishte pasagjer! Prangoset 27-vjeçari, po drejtonte ‘Ford’-in ku humbi jetën Paulin Gjomarkaj në Lezhë, e zbuluan
29 Gusht 2021, 13:58Nga DOSJA
TIRANË– Nikoll Gjoni, 27 vjeç, personi që një ditë më parë tha se ishte pasagjer në mjetin “Ford” që u aksidentua, ngjarja në të cilën humbi jetën 38-vjeçari Paulin Gjomarkaj, është vënë në pranga.
Mësohet se pamjet e aksidentit, ku shihej se mjeti ngrihej në fluturim pas një parakalimi të gabuar, kanë zbuluar se në fakt ishte Gjoni ai që drejtonte. Ndërsa viktima, ishte pasagjer. Për pasojë Gjoni është arrestuar dhe pritet të përballet me drejtësinë.
Njoftimi i policisë: Në vijim të informacionit paraprak për aksidentin ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Manati, Lezhë, ku humbi jetën shtetasi Paulin Gjomarkaj, i cili u dha paraprakisht si drejtues mjeti, nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar së drejtuesi i automjetit ka qënë shtetasi Nikoll Gjoni, i cili pas një parakalimi të gabuar, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe përplasur me sinjalistikën rrugore e më pas me një grumbull gurësh dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi Paulin Gjomarkaj. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Nikoll Gjoni, 27 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Ngjarja e rëndë u resgjistrua pasditen e djeshme. Dy të rinjtë po udhëtonin në aksin Lezhë- Milot në momentin që makina humbi kontrollin dhe u përplas me murin rrethues të një banese. Gjomarkaj humbi jetën, ndërsa Gjoni u plagos dhe ndodhet në spitalin e Lezhës, i arrestuar.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË– Dhjetëra qytetarë kanë mbetur të bllokuar me orë të tëra në Portin e Vlorës, pasi presin nisjen e tragetit drejt Italisë.Të shtrirë në tokë, burra, ...
Ziagol nuk mund ti mbajë lotët kur na rrëfen për ndjesitë e saj. Gazetares 26-vjeçare, iu desh të largohej nga Kabuli për shkak të rrezikut që i kanosje ...
VLORË– Policia ka vënë në pranga dy persona që janë marrë me veprimtarinë e kultivimit të jashtëligjshëm të kanabisit. U arrestua në flagrancë S. B.,...
TIRANË– Afganët që do vijnë në Tiranë, sipas Ramës do të jenë nga fusha të ndryshme artistike, mes tyre dhe yje që kemi parë në Netflix. Mirëpo në Shqipëri...
TIRANË– Policia ka arrestuar katër persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale.Në pranga ka përfunduar A. D., 58 vjeç, pasi në Kombinat, tek ba...
TIRANË-Biletat e një party janë bërë shkak që mes disa të rinjve të niste sherri. Video e ‘JOQ’ tregon sesi disa të mitur dhunojnë një vajzë. Në debat e si...
LUSHNJE– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje. Tre të rinj nga Lushnja janë arrestuar nga policia, pasi kanë dhunuar efektivët. Këta të fundit kanë d...