Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Tifozët e PSG mesazh për Pogba: “Dëgjo nënën tënde, nuk të duam këtu”
24 Korrik 2021, 10:02Nga DOSJA
FRANCE – PSG nuk dëshiron të ndalet. Pas ardhjeve të Wijnaldum, Sergio Ramos, Donnarumma dhe Hakimi, klubi parizien ka shënjestruar Paul Pogba si objektivin e ardhshëm të fushatës faraonike të transferimit të kësaj vere. Francezi nuk ka luajtur asnjëherë në Ligue 1, ka edhe një vit kontratë që e lidh me Manchester United.
Pas fjalëve të fundit në lidhje me transferimin e mundshëm të tij, disa tifozë të PSG kanë dalë kundër ardhjes së mesfushorit francez. Në orët e fundit, disa parulla janë shfaqur në vende të dukshme, me mesazhe të forta dhe të qarta, dërguar drejtuesëve të PSG-s dhe vetë Pogba: “Pogba, ti duhet të dëgjosh nënën tënde, ajo nuk të dëshiron këtu. As ne!”
Kjo parullë u shfaq në stadiumin “Parc des Princes” dhe në “Camp des Loges”, qendra sportive e PSG. Asnjë grup tifozësh nuk ka pretenduar autorësinë e këtij veprimi për momentin, por duket qartë pozicioni kundër Paul Pogba.
Referenca për nënën e Pogba duket se lidhet me preferencat në futboll të familjes së mesfushorit 28-vjeçar, i cili ka qenë gjithmonë tifoz i Marseille. Vetë Paul kishte deklaruar hapur disa vite më parë se mbështeste OM që fëmijë: “Babai im ishte një tifoz i Marseille, edhe unë gjithashtu. I shikoj të gjitha ndeshjet, ka qenë gjithmonë një ekip që unë e kam ndjekur”.
B.T (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FRANCE – Kylian Mbappe thuhet se ka informuar trajnerin e Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, se ai nuk ka në plan të rinovojë marrëveshjen e tij ak...
FRANCE – Gjykata Tregtare e Bordosë i ka dhënë të drejtën biznesmenit luksemburgas, Gérard López, të bëhet pronari i ri i Girondins të Bordo, klub i cili ...
JAPONI – Xhudist algjerian Fethi Nourine, konkurent në peshën deri 73 kg, është pezulluar nga Lojërat Olimpike dhe është dërguar në shtëpi, pasi u tërhoq ...
JAPONI – E shtunë, 24 korrik 2021, ora 4.14 me Europën: Në poligonin Asaka, jepen medaljet e para, ato të garës së pushkës 10 metra për femra. Medalja e artë sh...
SPANJE – Barcelona bëhet gati të hedhë në gjyq lojtarët e saj që nuk pranojnë të reduktojnë pagën në prag të këtij sezoni të ri të La Ligës.Kriza financia...
JAPONI – Japonia kërcënohet nga një tajfun, i cili, sipas mediave lokale, mund te rrezikojë programin e disa aktiviteve sportive, vetëm disa orë pas ceremonisë ...