Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Tragjedi në Latina, 15-vjeçari humb jetën në fushë gjatë stërvitjes…
4 Mars 2022, 10:44Nga DOSJA
ITALI – Pasioni për futbollin dhe një jetë që humbet, vetëm në moshën 15-vjeçare. Tragjedi pasdite të së enjtes në Priverno, një qendër në provincën Latina, ku një futbollist i ri humbi jetën gjatë stërvitjes me ekipin nën 15 vjeç. Një dramë e ndodhur nën sytë e nënës, që si çdo të enjte, kishte shoqëruar të birin e saj në fushën e San Lorenzos.
Stërvitja ka vijuar e qetë, por në pak çaste situata ka ndryshuar tragjikisht. Matteo P., banor në Bassiano, u rrëzua papritur teksa vraponte në fushë. Ai u rrëzua përtokë para syve të tmerruar të shokëve të skuadrës dhe trajnerit, që e kuptoi menjëherë se situata ishte kritike. Si dhe mamaja e djalit, që lajmëroi për ndihmë bashkë me personat e tjerë që ndodheshin aty.
Në vendngjarje mbërritën karabinierët e komandës provinciale të Latinës dhe urgjenca. Mjekët për rreth njëzet minuta i bënë lojtarit të ri një masazh në zemër, në përpjekje për t’i shpëtuar jetën, por gjithçka ishte e kotë: Matteo vdiq ndoshta për shkak të një arresti kardiak. Trupi i djalit do të jetë ende në dispozicion të organeve të drejtësisë dhe sipas të gjitha gjasave, do të bëhet autopsia për të zbardhur shkaqet e kësaj vdekjeje tragjike.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANE – Të tre nuk janë paraqitur në gjykatë dhe kanë deklaruar se do të përfaqësohen me avokat. Julian Mërtiri, është përfaqësues ligjor i presidentit A...
ANGLI – Jesse Marsch u prezantua sot në një konferencë për shtyp. Trajneri i ri i Leeds, i cili zëvendësoi Marcelo Bielsa, pranoi se ishte hezitues për të...
Ukrainë – Aijna Morozova, trajnerja e ekipit kombëtar të notit të Ukrainës, fatmirësisht është nxjerrë e gjallë nga rrënojat, pasi ndërtesa e saj është go...
GJERMANI – Një sërë kontrollesh janë kryer nga organet ligjzbatuese gjermane në disa zyra të DFB-së, Federatës Gjermane të Futbollit në orët e fundit.Në q...
SPANJE – Ansu Fati është transferuar në Madrid për të ndjekur terapinë konservatore dhe për t’u rikuperuar nga dëmtimi i muskujve, të pësuar në ndes...
ITALI – Hajdutët, gjatë grabitjes i kanë vjedhur gjithashtu edhe medaljen e Champions League, që ai fitoi në 2020 kur luajti për Bayern Munich.Alvaro Odri...
ITALI– Milan ka arritur akordin me mbrojtësin holandez, Sven Botman. Kuqezinjtë e kërkuan me ngulm lojtarin e Lille edhe në merkaton e janarit.Botman, sip...
BRAZIL– Dyert e aeroportit hapen. Junior Moraes shpejton ritmin dhe fillon të vrapojë. Nga larg ai pa gruan dhe fëmijët e tij duke e pritur në aeroportin ...
ARGJENTINË- Si gjyshi, si babai, ashtu edhe djali. Dinastia Maradona-Aguero vazhdon. Gjatë një Twitch live, argjentinasi zbuloi se djali i tij Benjamin, ni...