LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Tragjedia më e madhe për Shkodrën’/ Shembja e Kafes së Madhe, revoltohet gazetarja: Ky nuk është RESTAURIM, por GENOC

30 Maj 2021, 06:33 Nga DOSJA
‘Tragjedia më e madhe për Shkodrën’/ Shembja e Kafes

TIRANË– Kafja e Madhe në Shkodër, një godinë simbol e qytetit, është shembur ditën e premte. Gazetarja Anisa Ymeri, shembja e Kafes së Madhe është një tragjedi për Shkodrën dhe qytetërimin shqiptar. Ajo thotë se punimet kanë filluar që në 20 mars, por vendimi për lejen e fillimit të punimeve, por kryebashkiakja Voltana Ademi nuk e ka bërë ende publik vendimin.

Gazetarja ka ngritur disa pyetje për mënyrën se si është marrë vendimi dhe për firmën që po ndërhyn në atë monument kulture. Ymeri thotë se restaurimi pranon çdo lloj përforcimi por jo rrënim, e shembje të objektit për të ngritur nga themelet, teksa e cilëson prishjen e Kafes së Madhe si një genocid ndaj trashëgimisë.

POSTIMI:

Kafja e Madhe në Shkodër është shembur ditën e HËNË dhe tani i ka mbetur vetëm fasada ballore, asgjë tjetër. Ky nuk është LAJM i RREMË, është E VËRTETA më e madhe dhe TRAGJEDIA më e madhe për Shkodrën dhe qytetërimin shqiptar.

Për gazetarët e Shkodrës, për pronarët e objektit dhe për Drejtuesen Rajonale të Trashëgimisë Shkodër: Këto nuk janë thashetheme por janë FAKTE!

Më 25 Maj në Shkodër, çdo gjë ishte bërë pluhur, veç fasadës! (Dhe këtë e kam thënë që në nisje).

Faktet i gjeni më poshtë!Punimet kanë filluar më 20 Mars, kur është vënë edhe një tabelë përpara objektit dhe është thënë nga Znj. Laçaj se Bashkia Shkodër e ka dhënë lejen për fillimin / vijimin e punimeve.Bashkia Shkodër dhe kryebashkiakja Voltana Ademi duhet të bëjnë publik vendimin!Si është marrë ky vendim?Cila është baza ligjore e tij?Cila është përgjegjësia e Bashkisë Shkodër për këtë çështje?Zyrtarisht nga zyrtarja më e lartë e trashëgimisë në Shkodër, Znj. Laçaj është pohuar: Nuk ka një leje aktive për restaurim / rikonstruksion dhe se leja e fundit e marrë nga Këshilli Kombëar i Restaurimit është në vitin 2016. Afati i lejes është 1 vit, më pas çdo leje është nul.

Çfarë i duhet më shumë se kaq një institucioni që prej 20 Marsit që Bashkia ka dhënë këtë leje deri më 20 Maj të pezullonim punimet në një objekt ku dëshmitarë thonë se ka nisur ngadalë nga brenda të shkatërrohet dhe fadroma ishte e fundit.

Cili është supervizori i DRTK Shkodër? Sepse çdo ndërhyrje në një monument ka një supervizor, punonjës i monumenteve.

Ku ka qenë ai këto 2 muaj që në objekt punohej pa leje aktive nga Ministria ku ai punon?

Po Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore?

Po Ministria e Kulturës?

Në vijim…

Që të ndërhyet në një monument kulture, firma duhet të ketë licencë për restaurimin e monumenteve të kulturës dhe arkitekt restaurator pjesë të saj.

Kjo firmë, “Kopsaj SHPK” që po ndërhyn në Kafen e Madhe, e ka këtë licencë?

Nëse PO, duhet ta bëjë publike. Nëse JO, a e di këtë Drejtoresha Laçaj, supervizori i ministrisë, vetë ministria?

Firma që ndërhyn në një objekt monument kulture, e ka detyrim ligjor të mbajë dokumentacion grafik, fotografik dhe përshkrimor për të gjithë dokumentimin e fazave të ndërhyjrjeve.

A e ka kjo firmë këtë dokumentacion?

Ku është ai? Nëse nuk e ka, kush mban përgjegjësi për çfarë ndërhyrjesh janë bërë në këtë objekt?

Teknika e ndërtimit të muraturës së objektit është beton i armuar! Specialistët e fushës thonë se ka pak gjasa që një strukturë e tillë të ketë probleme kontruktive pavarësisht vitit kur është ndërtuar. Por edhe nëse ka problem, është lehtësisht e mundur që të bëhen përforcimet në konstruksion.

Përtej kësaj, ku është ekspertiza e gjendjes së godinës? Cili është përshkrimi teknik dhe shkencor i gjendjes së ndërtesës e cila ka degraduar dhe zgjidhja e vetme për të ishte fadroma, pra shkatërrimi.

Firma / frimat që kanë bërë projektin e ndërhyrjes e kanë edhe këtë gjithashtu detyrim ligjor.

Harku i interierit, specialistë që e njohin mirë obektin kanë pohuar se nuk ka pasur asnjë dëmtim. Pse u shëmb?

“Ligjet” e restaurimit të detyrojnë p.sh që edhe tjegullat origjinale duhet të ruhen për t’u ripërdorur aty ku është e mundur. Ndërsa tjegullat e reja duhet doemos të rimodelohen sipas modelit origjinal të tjegullës.

Sa i takon fasadës dhe faktit që po trumbetohet se do të ruhet fasada ballore. Specialistët e monumenteve e dinë mirë se fasadë e një objekti nuk është vetëm ajo që sheh nga rruga kryesore, por edhe fasada anësore, edhe pjesa e mbrapme e objektit, të cilat tani janë bërë pluhur.

Për të mos folur për skandalin përtej trumbetimit të fasadës se në fakt një monument kulture i kategorisë së parë nuk ka detyrim ligjor t’i ruhet vetëm fasada, por çdo milimetër i objektit, i gjithë volumi i tij duhet të mbetet i paprekur. Ndryshe, nuk është RESTAURIM. Mund të jetë gjithçaka tjetër, por jo restaurim.

Restaurimi pranon çdo lloj përforcimi por jo RRËNIM, jo SHEMBJE të objektit për të ngritur nga themelet. Ky nuk është RESTAURIM, është GENOCID ndaj trashëgimisë.

Unë nuk e di nëse këto gjëra i di Drejtoresha Rajonale e Trashëgimisë Shkodër e cila është mësuese matematike. Por edhe nëse nuk i dini sepse ky sektor nuk është pjesë e formimt tuaj Znj. Laçaj, duhet demos t’i dini kur merrni detyra të tilla të një rëndësie të veçantë.Pasi e gjithë godina (veç fasadës) u prish dhe ju nuk keni vepruar në asnjë formë, në asnjë mënyrë, në asnjë momet, për 2 muaj me radhë, me zë të plotë dhe të qetë, ju thoni…

Po ju citoj: “Personat e gjetur në kantier janë njoftuar se duhet të çojnë lejen për rishqyrtim pranë Institutit Kombëtar të Trashëgimsië Kulturore për të vijuar pastaj për rifillimin e punimeve, pasi punimet u pezulluan menjëherë”. Në konikën e realizuar nga RTV1 Channel në Shkodër, ju keni thënë: “Nuk mund të flasim për qëllimet e njerëzve që ndoshta edhe për arsye personale apo dashakeqe në këtë rast, do të mbajnë përgjegjësi gjithsecili sipas rastit dhe sipas deklarimeve që bën”.

Godina, e cila në vitin 2007 është shpallur “Monument Kulture i Kategorisë së Parë”, ka humbur një pjesë të sajën. Një pjesë e katit të fundit të godinës ka rënë në tokë, ndërkohë që brenda saj kishte nisur restaurimi.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anisa ymeri shembet “kafja e madhe” anisa ymeri shembet “kafja e madhe”

Sondazh

Poll
Aktualitet 30 Maj 2021, 06:20

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona gjatë 24 orëve të fundit. Të gjithë të ndaluarit kanë kryer vepra të ndryshme penale. Kështu, në pra...

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd