“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Aktualitet
TRAGJEDIA në Tropojë/Miniera me porta të kalbura, asnjë masë sigurie për jetën e minatorëve
21 Mars 2022, 14:01Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TROPOJË– Tragjedia në minierën e kromit në fshatin Lajthizë të Tropojës ishte e paralajmëruar. Porta hyrëse e galerisë ishte me drurë gjysmë të kalbur dhe disa kavo, ndërsa situata nëntokë akoma më e rëndë. Panorama raporton se administratorët nuk kishin marrë asnjë masë sigurie për të mos rrezikuar jetët e minatorëve që gërmojnë në thellësitë e tokës për të nxjerrë kromin. Mbi të gjitha këto miniera datojnë aty që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.
Shembja në minierën e kromit në Tropojë ndodhi paraditen e djeshme në fshatin Lajthizë, rreth 1000 metra thellësi. Adil Dautaj dhe Afrim Zhutaj humbën jetën, ndërsa 4 minatorë të tjerë arritën të shpëtojnë. Disa orë më pas, drejtuesi teknik i subjektit, 45- vjeçari Adriatik Rexha, u vu në pranga. Për shkak të detyrës, sipas Policisë, ai duhej të merrte masat e sigurimit teknik para se minatorët të zbrisnin nën tokë. Por nga të dhënat e para, kjo nuk ka ndodhur, ndaj 45- vjeçari akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në Punë.
Në 6 vitet e fundit, mbi 30 minatorë kanë humbur jetën nga aksidentet nëpër galeritë e kromit, ndërsa numri më i madh i viktimave regjistrohen në minierat e qarkut të Dibrës.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
GREQI-Shteti fqinj kërkon që Shqipëria të njohë diplomat greke. Greqia ka ngritur shqetësimin se vetëm Shqipëria nuk njeh diplomat e universiteteve ashtu si&cce...
GREQI- Sekuestrohen 50 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni u zhvillua në një rrugë bujqësore në Pogon të Janinës, ku mësohet se janë gjetur dhe s...
TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë Belinda Balluku njoftoi qytetarët shqiptarë se do të fiken dritat e rrugëve kombëtare për të kurs...
SPANJË– Banda shqiptare është shkatërruar në Spanjë. Në kuadër të operacionit të ashtuquajtur “Kultur-Romina”, agjentë të Gardës Civile dhe Policisë ...
ELBASAN- Një 59-vjeçar,i identifikuar me iniciale B.L. është arrestuar, pasi akuzohet se gjatë kohës kur ka qenë në arrest shtëpie ai ka dalë nga shtëpia...
Në Shqipëri shprehja “jam tirans denbabaden (prej kohëve të lashta)”, vijon të jetë një nga frazat më të përdorura.Aq më tepër, vitet e fundit kur lëvizjet e br...