LIVE UPDATES
Aktualitet

RAPORTI i “ZI” i Transparency International: Shteti i kapur nga korrupsioni, ligjet kalojnë me porosi (E PLOTË)

30 Mars 2021, 09:11 Nga DOSJA
RAPORTI i “ZI” i Transparency International: Shteti i kapur nga

TIRANEOrganizata Transparency International dhe Instituti për Demokraci e Ndërmjetësim publikuan sot në Tiranë një raport mbi kapjen e shtetit, korrupsionin e lartë dhe ligjet me porosi.

Sipas raportit më të fundit, Shqipëria ka një shtet të kapur nga korrupsioni, ku individë të fuqishëm, institucione, kompani e grupe të fuqishme brenda e jashtë vendit, komplotojnë që politikat, mjedisi ligjor dhe ekonomia t’u shërbejë interesave të tyre private në dëm të publikut.

Studimi përfshin 12 vitet e fundit nga 2008-2020 dhe arrin në përfundimin se kapja e shtetit në Shqipëri është rritur ndjeshëm dhe se korrupsioni i nivelit të lartë nxitet nga privatizimi i pronës publike dhe i shërbimeve.

Ky raport mbështetet në një përmbledhje rastesh korrupsioni të nivelit të lartë, që kanë të bëjnë me rrjetet klienteliste, korrupsionin në sistemin gjyqësor edhe ligjet e bëra me porosi.

Aty analizohen në detaje procese gjyqësore nga “Gërdeci” “Meta-Prifti”, “ARMO”, “Tom Doshi”, “Majlinda Andrea”, “Gjin Gjoni”, “3 Inceneratorët”, “4 Prokurorimet e Shëndetësisë”, çështja “Tahiri”, “Dako”, “Gjiknuri-CEZ”.

Po ashtu renditen edhe shembuj ligjesh të dyshuara se u bënë me porosi, si ligji special për Teatrin, ligji për mediat audiovizive, ligji për lojërat e fatit, për lotarinë kombëtare, ligjin për koncensionet dhe PPP-të, autostradën Milot-Balldre, kompania Air Albania, apo mbi oferta të pakërkuara për ndërtim aeroportesh, si ai i Vlorës, të cilat miratohen me shpejtësi dhe me mangësi nga parlamenti, në mungesë të transparencës dhe konsultimeve publike.

Raporti në dukje tek ato raste mangësi në integritetin e zyrtarëve shtetërorë, në korruptimin e sistemit gjyqësor dhe mënyrën si i trajon ai çështjet penale të korrupsionit si dhe në integritetin e procesit ligjvënës.

“Shqetësim kryesor mbeten ligjet e bëra me porosi, të cilat lehtësojnë skemat e korrupsionit të nivelit të lartë. Rrjetet klienteliste porositin ligje për investime të pakërkuara, të cilat miratohen me shumicë të thjeshtë në parlament, duke shkelur shumë afate, procedura dhe rregulla të mirëqeverisjes” – tha Gjergj Vurmo, bashkautor i studimit.

Këto ligje, thuhet në raport, mundësojnë vjedhjen e burimeve kombëtare përmes procedurave jotransparente të prokurimit, mungesës së integritetit të procesit ligjvënës dhe mbikëqyrjes parlamentare.

“Shumica e projektligjeve propozohen nga qeveria, por dokumentet e tyre mbështetëse nuk shtjellojnë arsyet e propozimit të tyre. Qeveria anashkalon konsultimin publik, i cili, sipas raportimeve nga shoqëria civile, nuk është sistematik dhe rrallë merren në konsideratë” – thekson raporti.

Bashkautorja e studimit, Rovena Sulstarova, thekson nga përfundimet se “mekanizmat institucionale të kontrollit dhe balancës janë të pamjaftueshme; kjo e nxit korrupsionin e lartë, së bashku me administratën publike të politizuar dhe sistemin gjyqësor të korruptuar, që siguron pandëshkueshmërinë për autorët e krimeve”.

Reformat kanë ecur në vazhdën e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, thuhet në studim, por ato nuk kanë qenë të suksesshme në frenimin e kapjes së shtetit dhe situata është përkeqësuar dukshëm, bazuar në shqyrtimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe ligjeve të bëra me porosi.

“Këto prirje vazhdojnë pa u ndalur, pavarësisht reformave të mbështetura nga BE-ja, që synojnë krijimin e një administrate publike profesionale dhe një gjyqësor të paanshëm dhe profesional” – thuhet në raport.

“Në dekadën e fundit u forcua bashkëpunimi mes politikës, biznesit dhe krimit të organizuar, një bashkëpunim, që vitet e fundit ka arritur kulmin e tij. Kontratat qeveritare për biznese të zgjedhura dhe të lidhura me funksionarë të spikatur publikë kanë çuar në keqadministrim të pasurive publike, humbje të jetës dhe rritje të borxheve financiare, që i rëndojnë taksapaguesit shqiptarë” – thekson studimi.

Rrjetet klienteliste me nëpunës publikë dhe interesa private ndikojnë në vendim-marrjen e qeverisë, ndërsa këto skema korrupsioni mbështeten nga pandëshkueshmëria që e siguron gjyqësori i korruptuar, thuhet në raport. Ritmi i ngadaltë i reformës në drejtësi dhe boshllëku që solli rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve bllokuan disa hetime dhe zgjatën hetime të tjera.

Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë nuk funksionuan për më shumë se dy vjet, thekson studimi, dhe kjo i ka gërryer mekanizmat e kontrollit dhe balancës së pushteteve, ndërsa pandëshkueshmëria solli përfitime të paligjshme.

Mungesa e ekspertizës në parlament dhe largimi i opozitës nga parlamenti në shkurt 2019 lehtësuan miratimin e ligjeve të bëra me porosi, theksojnë autorët.

Në raport thuhet se Parlamenti nuk i përmbushi detyrat kushtetuese për të mbikëqyrur qeverinë dhe për t’u siguruar, që politikat publike u shërbejnë qytetarëve.

“Përballja me kapjen e shtetit në Shqipëri do të mbetet një sfidë e rëndësishme për shkak të trashëgimisë të një qeverie autokratike, që përpiqet të kontrollojë dy pushtetet e tjera legjislativin dhe gjyqësorin – pasigurisë së rezultateve të reformës në drejtësi, dhe një procesi politik të dominuar nga paqëndrueshmëria” – thekson studimi i Transparency International dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

Në raport veçohet se integriteti i procesit zgjedhor është dëmtuar rëndë nga bashkëpunimi mes partive politike, zyrtarëve publikë dhe grupeve të krimit të organizuar për blerjen e votave në zgjedhjet vendore dhe të përgjithshme në këmbim të shfrytëzimit të institucioneve publike për interesa private.

Raporti është pjesë e projektit të financuar nga Bashkimi Europian “Dhënia fund pandëshkueshmërisë për korrupsionin e nivelit të lartë ose politik në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”.

Projekti synon të ulë korrupsionin dhe kapjen e shtetit në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Turqi, si dhe të përmirësojë qeverisjen, transparencën dhe llogaridhënien e sistemit gjyqësor dhe ligjvënies demokratike. Marrë nga VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet raporti i ti transparency international raporti i ti transparency international

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë