“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Tre herë i dëbuar, burgoset ‘lord-i’ i drogës në Britani, shpërndante kokainën me shërbimin ‘delivery’
15 Shkurt 2021, 21:30Nga DOSJA
BRITANI– Një ‘baron’ droge nga Shqipëria edhe pse ishte dëbuar tre herë nga Britania e Madhe, është lënë në burg për më shumë se shtatë vjet pasi akuzohet si kryetari i një organizate që shpërndante kokainë me shërbimin ‘Deliveroo’ në Kent.
Shqiptari Drini Dosku furnizonte banorët në qytetet e pasura me kokainë. Ky aktivitet u zhvillua pas lirimit të tij nga burgu në vitin 2014 për tregti droge por sërish nuk u bind. Ai u lirua me marrëveshje me autoritetet se do të kthehej përherë në vendin e tij të lindjes, por emigranti i paligjshëm 35-vjeçar ishte në gjendje të kthehej përsëri, dhe hyrjen e paligjshme në Britaninë e Madhe e kishte të përsëritur edhe dy herë të tjera që nga viti 2011.
Ai më pas mori një rol ‘menaxherial’ në ndërmarrjen e drogës të klasës A, e cila shpërndahej si ushqim me taksi.
Shoku i tij i ‘besuar’ Mark Gjeci, 24 vjeç dhe korrierët Elvis Shehu, 23 vjeç, Eldjort Ajazi, 33 vjeç dhe 28 vjeçari Endrit Tobli gjithashtu pranuan akuzën e shpërndarjes së drogës.
Mësohet se Drini Dosku rekrutoi korrierë, siguroi identitete të rreme dhe akomodim, rregulloi makina me qira dhe sigurim dhe ishte përgjegjës për dy linjat e vlefshme të drogës përmes të cilit klientët do të porosisnin kokainë në marrëveshje si ushqim.
Kur u arrestua, policia gjeti 25,000 paund në bagazhin e një automjeti, së bashku me kokainën me vlerë më shumë se 1,000 paund, dhe para të tjera prej 6,000 paund në shtëpinë e tij.
Ai gjithashtu ishte përpjekur të fshihte provat, duke përfshirë dokumente ‘kontabël’, një kartë identiteti të rremë, çanta vulosëse, peshore dhe kokainë, në një kosh dhe në çatinë e pronës që ndau me Shehun ndërsa po kontrollohej nga policia.
Gjeci u burgos për shtatë vjet e10 muaj, Shehu, gjithashtu nga High Street, Orpington, për katër vjet tre muaj, Ajazi, nga Northolt Road, Harroë, Middlesex, për tre vjet e nëntë muaj, dhe Tobli, nga Ockham Drive, Orpington, për tre vjet tetë muaj.
(A.K)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Rilindja Urbane në Berat ka zgjatur vetëm 6 vite. Sheshi kryesor “Teodor Muzaka” po ribëhet nga e para, pasi projekti i parë ishte “shumë i n...
TIRANË– Kutitë e 7 mijë e 20 dozave të vaksinave anti-Covid të Pfizer kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” dhe janë nisur drejt Tiranës. Në pam...
TIRANË- Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e zgjedhjeve në Kosovë. Në një deklaratë ata gjithashtu kanë kanë urua...
ELBASAN– Dy persona, drejtues mjetesh janë përleshur me njëri-tjetrin mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, në lagjen “11 nëntori”.Mësohet se një mje...
TIRANË- Për kompanitë e mirëmbajtjes që kanë qenë përgjegjëse për menaxhimin e situatës në akset kombëtare të shtunën mbrëma kur vendi u përfshi nga një st...
Aktualitet15 Shkurt 2021, 19:29
TIRANË- Një qytetar ka denoncuar në Top Channel OSHEE-në pasi sipas tij në lagjen ku banon janë thyer disa shtylla prej druri të energjisë elektrike dhe nu...
TIRANË – Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku së fundmi ka folur në lidhje me situatën që është krijuar në vend për shkak të...
TIRANË- Ish-drejtori i shërbimit të provës në Krujë Shkelzen Ypi , është zyrtari i radhës ndaj të cilit është ngritur akuzë për shpërdorim detyre përderisa...
Aktualitet15 Shkurt 2021, 18:52
TIRANË- Gjatë muajit shkurt, të gjithë ata që janë gjobitur për mosrespektim të masave anti-covid, do të paguajnë gjobat në faturën e energjisë elektrike, ...
DIBËR– Drejtuesi i fuoristradës ka treguar peripecitë që kaluan dje në momentin që po mundoheshin të dërgonin nënën e ish-deputetit Sali Shehu në spital, e...