LIVE UPDATES
Aktualitet

“Trekëndëshi i Bermudës”, Meta sulmon hapur Bashën: Ti ke përgjegjësi për katrorin!

16 Nëntor 2021, 20:54 Nga DOSJA
“Trekëndëshi i Bermudës”, Meta sulmon hapur

TIRANË – Presidenti i vendit Ilir Meta sulmoi hapur kryetarin e PD-së Lulzim Basha pas deklaratave të kryedemokratit se do të shkatërrojë trekëndëshin e së keqes në politikën shqiptare “Rama-Meta-Berisha”, që e quajti “Trekëndëshi i Bermudës”. Kreu i shteti përmendi në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” se lideri i opozitës i ka ikur katër nismave madhore politike: bojkotin e reformës administrativo-territoriale, bojkotin e reformës në drejtësi, djegien e mandateve të deputetëve të opozitës dhe mospjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet lokale të 2019.

“Është e drejta e tij të bëjë lapsuse, edhe të ketë ndoshta ndonjë mendim të tij, se është i lirë. Unë nuk kam asnjë shqetësim. Unë e kam respektuar gjithmonë dhe jam përpjekur ta ndihmoj që ai të mos gabojë rëndë. Sa herë më ka kërkuar ndihmë ja kam dhënë, sa herë i ka rënë telefonit tim e ka pasur të hapur. Por, më duhet të them që është koha që politikanët në Shqipëri të marrin përgjegjësi dhe jo t’i ikin atyre. Prandaj jemi në një situatë të tillë ku vihet në diskutim edhe legjitimiteti i partisë kryesore të opozitës, pas problemeve të mëdha të legjitimitetit të Parlamentit, të pushteti lokal, të Presidentit. Pavarësisht të gjithë këtyre, unë jam i qetë edhe e di që gjithë shqiptarët e kanë shumë të qartë se në çfarë kushtesh kam punuar. Por dikush përsëri thotë tani jo dhe bën sikur nuk i di të gjitha këto rrethanat. Nuk është problemi i trekëndëshit që thotë zoti Basha. Ky është problemi i tij. Problemi kryesor në këtë rast është katërkëndëshi i përgjegjësive madhore, të cilave ai nuk mund t’i ikë dhe nuk mund t’ua shkarkoj të tjerëve. Në radhë të parë nuk mund t’ia shkarkoj Ilir Metës si President i Republikës, por edhe si një politikan aktiv me të cilin ai, ka pasur një marrëdhënie shumë të veçantë. Dhe kush është ky katërkëndësh i përgjegjësive madhore i cili ka vetëm një rezultat kapjen totale të shtetit sot? Së pari, bojkoti i reformës administrative-territoriale përpara zgjedhjeve vendore të 2015. Ilir Meta ka qenë kryetar i Kuvendit, kryetar i LSI, por dhe në koalicion me Edi Ramën dhe pavarësisht nga dëshira e kryeministrit për ta përjashtuar opozitën nga ky proces, opozita për çudi kishte dëshirë që të vetëpërjashtohej me një këmbëngulje të paparë. Ndërkohë unë, si Kryetar i Parlamentit në atë kohë kam këmbëngulur në mënyrë të jashtëzakonshme deri në fund për të përfshirë opozitën, sepse kisha dhe problemin e procesit të integrimit europian dhe kjo ishte një reformë e rëndësishme. Kjo reformë duhej bërë, sepse 400 e ca komuna nuk i mbante dot Shqipëria. Opozita ka pasur të gjitha ofertat për të dhënë një plan të sajin dhe jo vetëm kaq, por demokratët të cilëve sot u serviret Ilir Meta si pjesë e këtij trekëndëshi. Ilir Meta ka insistuar dhe ka çuar në Konventën që do të kishin demokratët për çështjen e pushtetit vendor, Bashkim Finon e ndjerë, i cili ishte kryetar i Komisionit të Reformës, bashkë me Petrit Vasilin. Unë i kam ftuar dhe kam insistuar që na jepni ofertën tuaj. U premtua që do të jepej dhe kjo gjë kurrë nuk u dha dhe unë nuk e di kujt i shërbeu ky bojkot, dhe se çfarë detyrimi ka Ilir Meta ndaj zotit Basha! Së dyti, që në momentin që është hedhur ideja e djegies së mandateve kam thënë që kjo është një çmenduri, si do digjni mandatet. E para, mandatet e kujt do digjni ju? E dyta, kujtoni ju se do rri njeri pa gjumë në Bruksel apo kudo tjetër? Jo, do qeshin! E treta, i dini ju listat? Kam insistuar madje, se ka qenë në një situatë bojkoti opozita, tre muaj para kur nisi protesta e studentëve, që të kthehej në Parlament. Kam kthyer buxhetin dhe ju kam thënë shkoni dhe mbështesni studentët për kërkesat e tyre me një buxhet të rishikuar. Unë nuk e di se çfarë i ka thënë Sali Berisha apo dikush tjetër, nuk dua të ndërhyj në këtë çështje, atë le ta zgjidhin vetë. Ilir Meta i ka thënë Lulzim Bashës, zotit Berisha, por edhe çdo deputeti demokrat t’i lenë mandatet?! Unë u kam thënë që kjo është një çmenduri dhe e dimë se ku përfundoi. Për çështjen e pushtetit lokal e njëjta gjë dhe po kështu bojkoti i reformës në drejtësi ishte me pasoja katastrofike në kapjen e shtetit. Sa herë i ka thënë Ilir Meta atij (Lulzim Bashës) por dhe LSI-së, bëni një platformë për Reformën në Drejtësi bazuar me votat e ndryshimit të Kushtetutës me 140 vota? Pra këto janë katër kënde se nuk dua ta bëj katërmbëdhjetë kënde sot. Bojkoti i reformës administrative-territoriale, bojkoti i Reformës në Drejtësi, djegia e mandateve në Parlament dhe zerimi i opozitës nga pushteti lokal, janë 4 përgjegjësi madhore që Lulzim Basha, nuk u ikën dot. Mund ta ketë përgjegjësinë dikush tjetër, por ai ka qenë kryetar i Partisë Demokratike dhe unë kam pasur për detyrë të flas me të, dhe ka qenë detyrë e tij të marri përgjegjësit në atë moment, dhe t’i tregojë vendin cilido në kohën e duhur, që mund të ishte një nxitës negativ”, tha Meta.

(d.v/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike bojkoti i zgjedhjeve lokale djegia e mandateve reforma ne drejtesi reforma terrioriale bojkoti i zgjedhjeve lokale djegia e mandateve reforma ne drejtesi reforma terrioriale

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë