LIVE UPDATES
Aktualitet

U arrestua në protestë, Boiken Abazi shkruan letër nga burgu: Teatri të ringrihet me të njëjtat materiale, bashkë me të

19 Maj 2020, 20:01 Nga DOSJA
U arrestua në protestë, Boiken Abazi shkruan letër nga burgu:

TIRANË– Boiken Abazi, kryetari i Vetëvendosjes në Shqipëri, i cili ndodhet pas hekurave, pasi u vu në pranga gjatë prostetës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar ka shkaur një letër nga burgu. Në letrën e siguruar nga Dosja.al, Abazi rrëfen përjetimet e orëve të para të mëngjesit të 17-majit, ditë kur u shemb edhe Teatrit.

Ai tregon se ka parë njerëz që derdhnin lot në shesh kur panë që shembej Teatri, teksa shton se bashkimi i popullit në shesh ka bërë që dhimbja të kthehej në forcë duke ua tharë lotët dhe duke i bërë që të luftojnë për të drejtat e tyre.

Në fund të letrës, Abazi bën thirrje që Teatrit Kombëtar të ringrihet sërish me të njejtat materiale autentike që u shemben dhe me të njëjtën mënyrë që ishte. Sipas kreut të VV-së, bashkë me Teatrin duhet të ngrihet edhe populli.

Letra e plotë

Nëse arti është një prej procedurave përmes të cilës zbulojmë të vërtetat, Teatri është një prej mjediseve publikë të mbarsura me këtë potencial, Te dielën një shfaqje brutale policore nuk mbahej në skenën e Teatrit por rreth e përkundër saj. Nga një skenë me aftësi për shpalosjen e së vërtetave, përmes shembjes, Teatri u shndërrua në të vërtetën e skenës së krimit që heq çdo iluzion. Si pjesë e trashëgimisë tonë të përbashkës, shembja i dha edhe shoqërisë një tronditje. Dhjetëra njerëz i pashë duke qarë në shesh kur fadromat godsinin Teatrin bashkë me memorien dhe ndërgjegjen tonë kolektive. Nuk u besonin syve. Nuk e kishin menduar se ky pushtet do shkonte aq larg. Por, në shesh lotët thaheshin shpejt. Të qenurit bashkë e kthente dhimbjen në forcë. Plani i pushtetit për ta shuar protestën qytetare kundër krimit të shumëfishtë isntitucional, dështoi. Të dielën policia dhe forcat speciale erdhën tinëz, ende pa zbardhur dita, me armë të llojeve të ndryshme dhe me maska, sepse qëllimi nuk ishte vetëm shembja e Teatrit, por edhe shembja e shpirtit të rezistencës. Policia kishte bllokuar akset rrugore por qindra qytetarë erdhën në shesh dhe qëndruan aty deri në mbrëmje. Nuk u trembën as nga gjobat, as nga arrestimet, as nga dhuna e masjkave dhe armëve që synonin instalimin e shtetit policor. Qytetarët dolën në shesh të mbronin Teatrin dhe shtetin e së drejtës, demokracinë dhe Kushtetutën e vendit tonë, që pushteti i goditi me dhunë policore dhe fadromë. Rezistenca 27 mujore në mbrojtje të Teatrit mobilizoi fizikisht dhe intelektualët, qytetarë të shumtë që çmontuan një nga një çdo pseudoargument dhe mashtrim pushtetar. Rezistenca e gjatë e rikuptimoi edhe Teatrin, edhe lidhjen e identitetit tonë me të. Teatri u kthye në simbol të trashëgimisë së popullit tonë, ndërsa “Europa Nostra”, dha statusin e trashëgimisë europiane. Një ditë para shembjes u botuan edhe vendimet origjinale të institucioneve shqiptare që konfirmonte se Teatri gëzonte statusin “Monument kulture’. Për më tepër, çështja opriste edhe vendimin e Gjykatës 9jofunksionale) Kushtetuese. Edhe aktori i mirënjohur, Robert Ndrenika, me të cilin tentoi të justifikohej shteti, dha një intervistë një ditë para shembjes ku pranoi se një teatër i ri mund të ndërtohej në një vend tjetër. Pushteti mbeti lakuriq, prandaj përdori dhunën si instrumentin e fundit në dorë, duke kryer haptazi një krim institucional në zemër të kryeqytetit. Veprimet institucioneve dhe policisë për shembjen e Teatrit kanë qenë të gjithë në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës. Duke shembur teatrin, ngritën shtetin policor. Dhuna dhe krimi i shtetit policor nuk mund të legjitimohet pa kriminalizuar të drejtat dhe protestat. Kjo është arsyeja pse shteti policor mban ende në burg protestues. Dëshirojnë të na bëjnë shembull për të përhapur frikën. Por frika u vra në shesh, të dielën më 17 maj 2020, prandaj protestat nuk janë ndaluar. Teatri është i dokumentuar cep më cep në dosjen e dorëzuar nga arkitektët të “Europa Nostra”. Prandaj mund të rindërtohet duke përdorur materialet dhe teknikat autentike të ndërtimit origjinal. Teatri duhet të ringrihet, e bashkë me të edhe populli.

Boiken Abazi ishte një nga protestuesit që u vunë në pranga pas prostestët kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Teatri Kombëtar u shemb në orët e para të mëngjesit të 17 majit. Pati përplasje dhe dhunë mes protestuesve dhe efektivëve të policisë së Shtetit, të cilët kishin krijuar kordonin e sigurisë për të lejuar ndërhyrjen e fadromës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet boiken abazi shembja e teatrit kombëtar boiken abazi shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje