"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
U shtri në tokë nga Policia, Alfred Lela tregon dhunën: Kam dëmtime në qafë dhe fytyrë. Mund të kishte shkuar edhe më k
17 Maj 2020, 09:45Nga DOSJA
TIRANË– Gazetari Alfred Lela ka treguar me detaje dëmtimet që ka marrë nga dhuna e ushtruar nga Policia gjatë protestës për prishjen e Teatrit Kombëtar.
Lela është shprehur se ka dëmtime në qafë dhe në fytyrë në momentin kur Policia e shtriu në tokë. Gjithashtu ai ka shtuar se dikush i kishte qëlluar në kokë.
“Më shoqëruan në komisariat dhe aty ndodhi procedura e ndalimit. Kam pasur disa lëndime. Qafën e kam me probleme. Më mbanin kokën ulur gjithë kohën. Ndoshta e kam vrarë edhe tek momenti kur më kanë shtrirë. Më kanë goditur disa herë në kokë ndërkohë që kam qënë i shtrirë. Kam edhe një njollë në fytyrë tek pjesë që kisha në asfalt. Kam plagë edhe në gju. Mund të kishte shkuar edhe më keq,”-tha Lela.
Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Aktorja e njohur, Roza Anagnosti qau teksa foli për shembjen e Teatrit Kombëtar. Për “Ballkan web”, Anagnosti është shprehur se nuk ka trishtim më të ma...
TIRANË– Godina e Teatrit Kombëtar u shemb gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Fadroma i nguli dhëmbët, duke lënë pas vetëm rrënojë, mbi të cil...
Shqipëri-Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 13 raste të reja me COVID-19. Numri total i të ...
Aktualitet17 Maj 2020, 08:55
TIRANË– Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me përplasjet e zhvilluara tek oborri para Teatrit Kombëtar, i cili u shëmb gjatë orëve të para të mëngje...
Tiranë- Mijëra efektivë policie ndodhen në sot në terren, pasi qindra qytetarë janë ngritur në protestë për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ndërkohë në vendin e qu...
TIRANË– Lirohet nga Policia ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka dhe gazetari Alfred Lela. Të dy u arrestuan pak orë më parë gjatë përplasjes me efekti...
TIRANË- Aktivistja Adriana Kalaja dhe regjisori Edmond Budina iu kanë bërë thirrje ndërkombëtarëve që të reagojnë, në të kundërt do të pushtojnë ambientet ...
TIRANË– Shkrimtarja Flutura Açka ka akuzuar kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, se i ka tradhtuar dhe ka lejuar me qëllim prishjen e Teatrit Kombë...
TIRANE- Unioni i Gazetarëve ka reaguar për shoqërimin e dhunshëm të gazetarit Alfred Lela dhe aktivistëve të shoqërisë civile. Në një deklaratë për mediat, UGSH...
Tiranë- Shembet Teatri Kombëtar. Ndërkohë pranë sheshit të Teatrit Kombëtar qindra qytetarë janë ngritur në protestë, pasi nuk janë dakord me këtë vendim të bas...