Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Vakanca në Kolegjin Zgjedhor, KLGJ publikon listën e 34 kandidatëve, vendimi nesër
20 Janar 2022, 19:50Nga DOSJA
TIRANË – Këshilli i Lartë Gjyqësor konfirmoi 34 kandidatë për të plotësuar vendin vakant në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor. Në mbledhjen e sotme, KLGJ renditi 34 personat që do të kërkojnë të zëvendësojnë Asim Vokshin, i cili është emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë.
Kolegji Zgjedhor Gjyqësor do të administrojë ankesat pas mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit. Ky kolegj përbëhet nga 8 anëtarë, por aktualisht ka 7. Ata janë Sokol Ibi, Emona Muçi, Gentian Medja, Esmeralda Çeka (Xhili), Alma Kolgjoka, Manjola Xhaxho, Edlira Petri.
NJOFTIMI I KLGJ:
Sot, në datën 20.01.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Këshilli miratoi listën e gjyqtarëve të cilët do të përfshihen në shortin për plotësimin e vendit vakant në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor, që do zhvillohet, ditën e premte, 21 janar 2022, ora 11.00, në selinë e tij, në adresën Godina “Poli i Drejtësisë”.
Gjithashtu, Këshilli vendosi përsëritjen e komandimit të gjyqtares znj. Gilda Hoxha në pozicionin e nëpunësit përgjegjës për vlerësimin, në Njësinë e Vlerësimit Profesional dhe Etik të Gjyqtarëve, në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Në vijim, Këshilli vendosi caktimin e znj. Marçela Shehu, si relatore për zhvillimin e procedimit disiplinor nr.1/2022, të filluar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në ngarkim të magjistratit {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën Rrethit Gjyqësor {…}.
Pas shqyrtimit të kërkesave të ardhura prej disa gjykatave, Këshilli vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve të veçanta, në gjykata të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksione në mënyrë të përhershme.
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË – Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku ka folur lidhur me projektin në zonën e “5majit”, ku një ditë më parë qytetarët u përplasën...
TIRANË – I ftuar në studion “Opinion” në Tv Klan për të folur mbi situatën e krijuar në lagjen “5 Maji”, ndodhet nënkryetari i bashkisë Tiranë, Arbia...
TIRANË- Ledion Mziu, i riu që tentoi të hidhej nga çatia e shtëpisë së tij ditën e djeshme kur Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit po shembte ba...
ELBASAN– Një denoncim është bërë nga studentët e degës së Infiermerisë në Universitetin e Elbasanit. Sipas një studenti, të gjithë praktikatët nuk ndihmoh...
TIRANË – Shembjet në “5 Maj” për lagjen e re ishte tema e debatit këtë të enjte në “Opinion”. Gjatë emisionit ka pasur edhe një debat mes Adriatik La...
TIRANË – Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gjatë lidhjes së drejtpërdrejtë me gazetaren dhe qytetarët në lagjen “5 Maji”, një prej tyre tregon se va...