“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Vaksinimi masiv/ Shfaqet një interes i ulët i qytetarëve, kërkojnë Pfizer, specialistja e ISHP-së: Kemi udhëzime të posa
29 Qershor 2021, 12:05Nga DOSJA
TIRANË– Specialistja e ISHP-së, Ira Peza është shprehur për ‘Faxweb’ se të gjitha vaksinat që po përdoren kundër Covid në Shqipëri janë të sigurta dhe krijojnë mbrojtje. Përsa u përket vaksinave specifike, Peza tha që nëse një person ka një sëmundje specifike mund të marrë një vaksinë të caktuar.
“Të gjithë personat mbi 18 vjeç mund të aplikojnë, dhe të marrin vaksinën në të gjitha pikat në Shqipëri. Vaksnimi në këtë fazë ku jemi është shumë e rëndësishme, të gjitha vaksinat që ne po përdorim janë të sigurta, dhe krijojnë mbrojtje ndaj Covid. Të gjitha vaksinat që ofrohen janë të efektshme për personat mbi 18 vjeç, dhe të gjithëve do iu ofrohet ajo vaksinë që është në gjendje në qendrat shëndetësore. Qytete të ndryshme kanë nga të gjitha llojet e vaksinave, sa i takon Pfizer, ne që prej fillimit kemi pasur udhëzime të posaçme.
Nëse personi ka sëmundje specifike, ka një arsye që duhet të marri një vaksinë të caktuar, duhet të ketë edhe konsultin e mjekut shtesë. Ne jemi vetëm në ditën e parë të vaksinimit të hapur për të gjithë, duke parë ecurinë dhe trendin, do ta shohim në vazhdim nëse do të ketë ditë të tjera të hapura. Interesi ka qenë në rritje nga të gjitha grupmoshat, është e rëndësishme që të kemi një popullatë sa më të mbrojtur, për të evituar sëmundjen dhe hospitalizimin, por edhe fatalitetet”, u shpreh Peza.
Sot ka nisur vaksinimi masiv për grupmoshat nga 18 deri në 50 vjeç. Deri më tani është vënë re një numër shumë i pakët i personave që janë shfaqur në pikat e qendrave shëndetësore për të bërë vaksinën. Disa prej të rinjve kanë hezituar që të bëjnë vaksinën kineze pasi preferojnë atë Pfizer.
Këta të moshuar francezë që i gjetëm në plazhin e Dhërmiut nuk e fshehin entuziasmin për bukurinë dhe pastërtinë e ujërave ku janë zhytur në Dhërmi.“Uji është i...
TIRANË– Një 8-vjeçar është gjetur ditën e sotme në zonën e Saukut vetëm. Ai është gjetur nga disa qytetarë të cilët e kanë afruar pranë një lokali n...
TIRANË– Një magazinë ka marrë flakë ditën e sotme në zonën e ish-doganës në Tiranë. Magazina e elektroshtëpiakeve u përfshi nga flakët për shkak të d...
LEZHË– Pronari i hotelit në Shëngjinit ka dhënë versionin e tij lidhur me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë, ku u përfshi edhe kryebashkiaku i Lezhës, P...
TIRANË– Shoqata ‘Bar Restaurants & Clubs’ kërkon nga qeveria që në vend të bëhet hapje e plotë si dhe heqje e orës policore. Me anë të një letre, ata k...
SHKODËR- Anila Zeneli e ka të vështirë të mbajë lotët dhe të rrëfejë tragjedinë që i ka rënë në kokë. Njëherë e mbetur e ve dhe tani pa djalin e saj Musaen...
TIRANË– SPAK ka kërkuar 20 vite e 8 muaj burg për Altin Myslihakën dhe për Ardian Begajn, të cilët janë të përfshirë në trafikun e 137 kg kokainë në portin...
TIRANË– Disa të rinj nuk kanë pranuar që të vaksinohen kur kanë mësuar se vaksina do të jetë Coronavax. Gazetari Erjon Skëndo raporton për ‘News24’ se fluk...