LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Valle çamçe, valle beratçe, këngë matjane, gjethia dhe bilbilo o i mijeri bilbil”/ Shkrimi i gazetës franceze më 193

24 Tetor 2020, 09:30 Nga DOSJA
“Valle çamçe, valle beratçe, këngë matjane,

TIRANE– “Edhe një herë, thashethemet e tmerrshme të lajmeve na kujtojnë se një koleksion disqesh nuk ka vetëm vlerë muzikologjike dhe rekreative, por edhe vlerë kulturore. Edhe një herë disku, duke evokuar zërat, këngët, lojërat, ëndrrat e popujve të largët dhe pak të njohur mund të na ndihmojë t’i kuptojmë më mirë ato. Do të shtoja : për t’i kuptuar më mirë me hidhërimet e tyre, kur bëhet fjalë, si sot, për shqiptarët.

Francezi, për të cilin thuhet se ka shumë pak njohuri në lëndën e gjeografisë, ende nuk ka shumë reputacion si një dashamirës i folklorit. Sidomos kur bëhet fjalë për folklorin fonografik. Për sa i përket Shqipërisë, në veçanti, pak francezë dinë për muzikën e saj popullore dhe këngët e saj. Megjithatë, shqiptarët kanë një folklor tingujsh shumë piktoresk, nga i cili janë regjistruar një numër i caktuar melodish. (Kryesisht nga firmat angleze dhe gjermane.)

Nëse shqiptarët janë pak si malësorët (highlanders) e Ballkanit (skocezët e lashtë, gjë kurioze, për më tepër, quheshin “Albains” para pushtimit nga Scots e Irlandës) mund të pranojmë, nga ana tjetër, se kënga popullore shqiptare nuk posedon as melankolinë harmonike dhe as madhështinë e egër të këngëve të vjetra skoceze.

Por ajo ka një aspekt shumë të theksuar territori që e bën atë mjaft karakteristike. Meloditë shqiptare tradhtojnë ndikimin islam shumë më tepër sesa ndikimin sllav. Përjashtojmë këtu meloditë specifike sllave të Shqipërisë, prej të cilave profesori Mazon, i Collège de France, ka bërë disa regjistrime të cilat gjenden në Muzeun e Fjalës. Por nëse ndikimi turk dhe mysliman është real në meloditë shqiptare, ato ende kanë personalitetin e tyre të përafërt, shijen e tyre të ashpër dhe origjinale.

Në fakt-sipas dijenisë tonë të paktën – ende nuk është bërë ndonjë studim i madh fonografik sistematik i folklorit shqiptar. Dhe kjo është edhe më shumë për të ardhur keq për “diskologjinë” dhe për shkencën, pasi ngjarjet aktuale nuk do të lehtësojnë, për një kohë të gjatë, kërkimet folklorike të këtij lloji. Në Francë, përveç tre disqeve të Muzeut të Fjalës, nuk ekziston, në asnjë katalog të firmave franceze asnjë disk nga Shqipëria. Sidoqoftë, mund t’i gjeni në Londër ose Berlin. Tek His Master’s Voice do të citoj : diskun n° A. M. 3000. Dy këngë të njohura nga Shqipëria e Jugut, të kënduara në duet, në një regjistër që shkon nga tingulli më i lartë tek ai më i ulëti i hundës, të cilët japin një efekt trimërie mjaft piktoresk.

Disku n° A. M. 2978, i cili përmban dy këngë të vjetra, përfshirë atë të Ali Tepelenës, pashait të famshëm të Janinës, i cili, siç e dimë, ishte shqiptar. Tjetra është një këngë nga Shqipëria Veriore, e kënduar nga një anëtar i një fisi prej Mati, dhe e shoqëruar nga një treshe violine, klarinete dhe mandoline.

Disku n° A. M. 2991. Ai përmban dy valle kombëtare shprehëse : Vallen Çamçe dhe Vallen Beratçe, të luajtura nga një orkestër nën tingujt mahnitës të klarinetës.

Shënoni gjithashtu, akoma tek His Master’s Voice, një disk me origjinë më pak folklorike, n° A. M. 3017. Është një kor vajzash të reja, që këndojnë në grup dhe që të kujton majft stilin e përgjithshëm të këngëve sllave.

Kujtojmë, tek Polydor, nga orkestra e Selim Efendiut, disqet n° 51107 dhe 51109. Pa i përkatur specifikisht folklorit, këta disqe janë shumë të larmishëm (shumëngjyrësh) dhe domethënës.

Tek Odéon, nga një orkestër e mirë popullore nga Tirana, vallja “Shkiptare” dhe vallja “Beratçe” (n° A. 237151). Le të përmendim gjithashtu : Gjethia (n° A. 237213); dhe sidomos “Bilbilo i mijeri bilbil” (n° A. 237011).

Nëse do të mund ta gjenit tashmë këtë përzgjedhje të vogël të disqeve shqiptare, do të kishit një pamje (ide) shumë mbresëlënëse të folklorit të këtij populli fatkeq. Marr guximin t’i sugjeroj Odéon-it, i cili po bën, në këtë moment në Paris, një përpjekje kaq interesante dhe të guximshme në interes që do të kishte, nëse kjo është e mundur, për të sjellë një ose dy disqe karakteristike në katalogun e tij shqip.”

Marre nga: Darsiani.com

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur aurenc bebja aurenc bebja

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 24 Tetor 2020, 08:18

Arnold Schwarzenegger operohet në zemër sërish

SHBA- Arnold Schwarzenegger i është nënshtruar përsëri një operacioni të ri zemre, i cili këtë gjë e ka bërë edhe para dy vitesh për të zëvendësuar një valvul p...

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd