LIVE UPDATES
Aktualitet

Vdekja e mistershme e shqiptares/ Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë thirrje autoriteteve greke:

17 Korrik 2020, 14:55 Nga DOSJA
Vdekja e mistershme e shqiptares/ Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Unioni i

GREQI– Ngjarja e rëndë që ka ndodhur dy ditë më parë në Greqi ka tronditur rëndë gjithë  Greqinë, ku një 16-vjeçare shqiptare u gjet e vdekur në oborrin e një kishe në Trikala.

16-vjeçarja shqiptare Maria Hyseni, u gjet me dëmtime të rënda në fytyrë dhe trup.  Nga mediat vendase sot kanë dalë disa detaje të reja mbi vdekjen e 16-vjeçares shqiptare, ku thuhet se ajo është rrëzuar nga një godinë, por familjarët e saj këmbëngulin se vajza e tyre është vrarë pasi thonë se ende nuk janë marrë shenjat e gishtave nëse është ngjitur vet në  skelat nga supozohet se është rrëzuar apo me një person tjetër.

E ndërkohë Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i kanë bërë thirrje publike autoriteteve greke për hetimin e plotë, objektiv dhe të gjithëanshëm të vdekjes së 16 vjeçares.

Deklarata e Plotë:

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) dhe Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë (UGSH), fillimisht i shprehin ngushëllimet e sinqerta familjes dhe të afërmve të viktimës 16 vjeçare me origjinë shqiptare, e cila është gjetur pa jetë dhe e masakruar para dy ditësh, në oborrin e një kishe në qytetin Trikalla të shtetit Grek.  Sipas të dhënave të publikuara në media, viktima e mitur është gjetur me goditje të rënda në trup dhe fytyrë, aq sa fillimisht ka qenë e pamundur identifikimi i saj.  KShH dhe UGSH nisur nga kjo ngjarje e rëndë, por pa patur qëllim të paragjykojnë hetimin e mëtejshëm të çështjes dhe zbardhjen e saj, i bëjnë thirrje Ministrisë tonë për Evropën dhe Punët e Jashtme që këtë rast të dhimbshëm dhe tronditës ta ndjekë me precedencë. Me anë të komunikimit në rrugë zyrtare dhe diplomatike, i bëjmë thirrje Ministrisë të interesohet dhe të kërkojë nga autoritetet kompetente greke informacion paraprak, si dhe zhvillimin e një hetimi te plotë, objektiv, të paanshëm dhe të gjithëanshëm nga organet e drejtësisë penale greke, me qëllim që të sqarohen rrethanat e vdekjes së viktimës dhe vendosjes para përgjegjësisë penale të personave ndaj të cilit/cilëve rëndon një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova. Kjo kërkesë është adresuar gjithashtu edhe nga avokati grek i familjarëve të viktimës, i cili ka kërkuar nga autoritetet greke të ekzaminojnë provat plotësisht, pa vonesë dhe me hapat e duhur të siguruar nga teknologjia moderne, në mënyrë që çështja të hetohet në thellësi dhe për të zbuluar të vërtetën.  KShH dhe UGSH, marrin në konsideratë në këtë reagim publik, vonesat dhe mangësitë e vërejtura në të kaluarën në disa raste, në hetimin dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve të krimeve kundër jetës të ndodhura në Greqi, kur viktimë e tyre kanë qenë shtetas shqiptarë, një pjesë e të cilave vijojnë të jenë të pa zbardhura, për shkak të zvarritjeve, mungesës së hetimit të plotë apo edhe fshehjes së provave që në fazën paraprake të hetimit. Gjejmë rastin të përmendim këtu çështjen e familjarëve të shtetasit shqiptar që humbi jetën para shumë vitesh në Greqi, rasti Gjikondi dhe të Tjerë kundër Greqisë, ku në Dhjetor të vitit 2017, Gjykata e Strasburgut vërejti se kishte patur shkelje të garancive procedurale të nenit 2 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut që garanton të drejtën e jetës, se familjarëve të viktimës nuk ju ishte mundësuar një hetim në masën e kërkuar për vdekjen e të ndjerit, se autoritetet greke nuk kishin trajtuar çështjen me kujdesin e duhur dhe se nuk ishte marrë në shqyrtim nëse ekzistonte ose jo një motiv racist për kryerjen e kësaj vepre. Komiteti Shqiptar i Helsinkit/ Unioni i Gazetareve Shqiptare

Natën që ndërroi jetë 16-vjeçarja nuk ishte vetëm. Rreth orës dy të mëngjesit, ajo ishte afër shtëpisë së saj me një kushëri, nga telefoni i të cilit po shkëmbente mesazhe me dikë. Pastaj rreth orës tre të mëngjesit, ajo u nda nga kushëriri i saj. Ajo takoi efektivin e Policisë, 26 vjeç, ndërsa kushëriri u largua për t’u kthyer në shtëpi.  Ndërsa autopsia ka konfirmuar se e mitura ka rënë nga lartësia, por nuk dihet nëse është hedhur vetë apo ka pasur ndonjë person që e ka “ndihmuar”. Hetimet nuk kanë përfunduar ende pasi pritet edhe ekzaminimi mjeko-ligjor që po bëhet edhe në Larisa.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet maria hyseni vdes e mitura shqiptare ne greqi maria hyseni vdes e mitura shqiptare ne greqi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë