LIVE UPDATES
Aktualitet

Vdekjet nga Covid-19 në vend mund të jenë të paktën dy herë më të larta se ato të raportuara deri tani, koronavirusi po

17 Nëntor 2020, 06:10 Nga DOSJA

SHQIPËRI– Ndërsa Shqipëria arriti të minimizonte humbjet në jetë njerëzish në valën e parë të koronavirusit (nga marsi në maj), nuk i ka shpëtuar tendencës globale të vdekjeve të shtuara në tremujorin e tretë, kur filloi e ashtuquajtura valë e dytë.

Në 6-mujorin e parë të vitit, numri i vdekjeve ishte 3.5% më i ulët se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa në të tretin, kërcimi ishte i fortë. Të dhënat e INSTAT treguan se në periudhën korrik-shtator u shënuan gjithsej në vend 6,294 vdekje, me një rritje prej 25.7% në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 1,288 vdekje më shumë, duke arritur nivelin më të lartë rekord të dekadës së fundit. (Grafiku: Numri i vdekjeve, T III)

Në krahasim me mesataren historike të pesë viteve të fundit (periudhës 2015-2019) prej 5,005 personash po të tremujorit të tretë ka një rritje 26% mbi mesataren historike 5-vjeçare (1,289 persona më shumë)- shih grafikun: “Kush e ndikoi në rritjen e ndjeshme: Jetët e humbura, Tremujori tretë”.

Historikisht,  të dhënat tregojnë se periudha kur ka më shumë humbje jete është tremujori i parë, ku për shkak të motit të ftohtë bie imuniteti kryesisht i të moshuarve. Në tremujorin e dytë e të tretë. numri i vdekjeve bie dhe në tetor-dhjetor, kur fillon e ftohet moti, rritet sërish, por duke mbetur nën nivelin e janar-marsit. (shih grafikun Vdekjet sipas tremujorëve)

Por, rritja e vdekjeve në tremujorin e tretë të këtij viti ishte aq e fortë, sa jo vetëm ktheu tendencën rënëse të 6 -mujorit, por bëri që 2020-a të jetë viti me vdekjet më të larta të paktën që nga 2011-a, kur raportohen të dhënat, duke ia kaluar 2015-s, që e mbante rekordin deri tani (Grafiku i vdekjeve për 9-mujorin).

Alban Ylli i ISHP: Arsyeja e rritjes është Covid

Zyrtarisht deri më 30 shtator, numri i vdekjeve zyrtare të raportuara nga Covid-19 ishte rreth 400, ose tre herë më e ulët se shtesa e vdekjeve në të njëjtën periudhë.

Si shpjegohet kjo rritje e fortë në tremujorin e tretë? Nga aksidentet p.sh., kishte vetëm 9 jetë të humbura më shumë në tremujorin e tretë, në raport me të njëjtën periudhë të 2019-s. Për vetëvrasjet, të dhënat janë vjetore, por historikisht ka rreth 200-220 të tilla në vit, ose rreth 50-60 për tremujor.

Faktori i vetëm i ri, që mund të shpjegojë shtimin e ndjeshëm të vdekjeve, është pandemia. Të dhënat sugjerojnë se numri i vdekjeve reale nga Covid-19 mund të jetë të paktën dy herë më i lartë se ai i raportuar zyrtarisht. Në raportimet zyrtare jepen vetëm vdekjet në spitale, që ishin të konfirmuar me tampon, ndërkohë që ka të tjerë, që edhe pse mund të kenë humbur jetën nga Covid-19, nuk janë të raportuar të tillë, pasi nuk kishin konfirmin me tampon. Ka dhe shumë raste të vdekjeve në Turqi, apo të tjerë që kanë humbur jetën në shtëpi, apo që Covid-19 u ka dëmtuar organizmin dhe kanë pasur arsye të dukshme sëmundjen e qarkullimit të gjakut (zemra apo tensioni p.sh).

Tendencën e rritjes së vdekjeve si arsye e epidemisë së koronavirusit e konfirmon dhe Alban Ylli, eksperti i Institutit të Shëndetit Publik. “Për tremujorin e tretë, arsyeja kryesore e rritjes së vdekjeve është Covid. Tipike si në gjithë vendet e tjera”, tha ai për “Monitor”.

“Është një fenomen mbarëbotëror”, pohon ai. “Nga Italia në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga ShBA në Indonezi, në momentet e valëve të Covid ka pasur vdekje të shtuara, kryesisht të moshuarit, që vdesin në shtëpi dhe të raportuar me shkaqe të tjera (si p.sh., qarkullimi i gjakut etj.)”.

Ylli shton se kalkulimi preciz i vdekjeve të shtuara do të bëhet vetëm kur ata të kenë të dhënat e sakta javore.

Vala e fshehtë e Covid, të sëmurët e tjerë që nuk marrin shërbim shëndetësor

Një tjetër shqetësim që është ngritur në gjithë botën lidhet me mungesën e aksesit shëndetësor për të sëmurët e tjerë për shkak të përqendrimit të burimeve te pandemia, çka mund të jetë një tjetër faktor në rritjen e vdekjeve. Do të duhet kohë për të parë efektin e kësaj dukurie që është cilësuar si “vala e fshehtë e Covid”.

Sipas Kolegjit Amerikan të Mjekëve të Urgjencës, 70% e njerëzve janë shumë ose disi të shqetësuar për të shkuar në një institucion shëndetësor nga frika e infektimit me COVID-19. Ky rrezik i perceptuar, do të thotë se ka një numër shumë më të ulët të menaxhimit rutinor të sëmundjeve dhe ekzaminimeve parandaluese.

Shtrimet në spital për shkak të kushteve akute, vdekjeprurëse si ataku kardiak, goditjet në tru dhe apendiciti, janë gjithashtu në nivele të ulëta rekord, edhe pse niveli i këtyre sëmundjeve nuk ka të ngjarë të jetë ulur. Një tjetër problem është që rastet e reja të kancerit, që është sëmundja e dytë më vdekjeprurëse në botë nuk po zbulohen. Në nivel global, gjatë pandemisë, ka pasur ulje të konsiderueshme të diagnostikimit të kancerit.

Shkaqet kryesore të vdekjeve në vend, Covid-19 mund të dalë i dyti

Në vitin 2019 humbën jetën rreth 22 mijë persona, ose rreth 60 persona në ditë, sipas INSTAT. Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut (zemra, tensioni) është grup-sëmundja që shkakton më shumë vdekje, me 53% të totalit në 2019-n, ose 30 persona në ditë. (grafiku: Vdekjet sipas grupsëmundjeve)

Tumoret janë sëmundja më e dytë vrasëse, me 16% të totalit, ose rreth 10 persona në ditë. Ndërkohë, nëse vijon me këto ritme (ku të deklaruara janë deri në 12 persona në ditë), Covid-19 mund të rezultojë shkaktari i dytë ose i tretë i vdekjeve në vend në 2020-n. Tremujori i katërt, kur virusi po sheh një përhapje më masive se në verë, mund të shënojë një rritje edhe më të lartë të jetëve të humbura, në krahasim me të tretin.

Tendenca europiane

Europa ka shënuar një rritje dramatike të vdekjeve në fillim të pranverës së këtij viti, që kanë qenë më të lartat në Itali dhe Spanjë sipas të dhënave që janë publikuar nga Instituti Europian i Statistikave, Eurostat.

Eurostat ka krahasuar numrin e vdekjeve javore në vitin 2020 me të dhënat e vdekshmërisë nga vitet e mëparshme (mesatarja gjatë vitit 2016 deri në 2019) për 31 vendet evropiane për të cilat janë të dhëna të disponueshme, nga të cilat ka rezultuar se midis javës së 11 dhe 24 të këtij viti, janë konstatuar 237 mijë vdekje më shumë se mesatarja e të njëjtës periudhë 2016-2019.

Marrë nga Monitor

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 16 Nëntor 2020, 20:16

TIRANË- Drejtuesi i Urgjencës, Skënder Brataj, se nuk ka valë të parë apo të dytë të koronavirusit.I ftuar në emisionin ;Çim Peka LIVE;, mbrëmjen e ...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës