LIVE UPDATES
Aktualitet

Veliaj: 5 Maji është zgjidhur. Nënë Liza dhe banorët e nxjerrin blof: Mos mashtro

12 Maj 2022, 19:43 Nga DOSJA
Veliaj: 5 Maji është zgjidhur. Nënë Liza dhe banorët e

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar ditën e sotme që iu bë zemra mal në momentin që përfunduan protestat e banorëve të ‘5 Majit’. Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak sot në Veliaj e quajti protestën histerike dhe tha se vite jete që iu hoqën banorëve.

Veliaj: Mu bë “zemra mal” që më në fund pas gjithë këtyre viteve jetë të shikoja nënë Lizën me drejtorin e IMT. Do të thotë se ne shqiptarët e paskemi në dorë vetë të prodhojmë dhe histeri e të theremi e të politizohemi për budallëqe. Njeriu në rastin më të mirë jeton 100 vjet, 3 vjet janë 3 përqind e jetës. Kush ti kthen pas? Mban njeri përgjegjësi meqë po flasim për politikan të përgjegjshëm?

Por pas kësaj deklarate të Veliajt, kanë reaguar banorët e ‘5 Majit’ dhe Nënë Liza, e cila mohoi të ketë firmosur marrëveshje për të zgjidhur problemin. Ajo gjithashtu shtoi se Veliaj ka gënjyer dhe se ajo nuk ka takuar asnjë njeri dhe se nuk ka marrë shtëpi ende. Përveç Nënë Lizës ka reaguar edhe një banor tjetër nga ‘5 Maji’, me emrin Gjini, i cili tha se ka formosur vetëm një bonus për qiratë por asnjë kontratë për shtëpitë.

Nënë Liza: Rren gjithë ditën. Pa lëshuar firmën për bonus, kontratë dhe shtëpi asgjë nuk firmos. Nuk kam takuar asnjeri aq sa kam takuar nënë e babë në varr që i kam në Mirditë. Prej tyre javësh jam sëmurë, kam dalë nga spitali sot nga ora 3, flas me një burrë të vjetër dhe më tha ke marrë shtëpi nëna Liza. I thashë jo. Po tha po. Pas një jave e merr.

Unë as kam firmos bonus, asnjë lloj letre. Nëse ka firmosur kush të tregojë Erion Veliaj vetë. Unë dhe fëmijët e mi nuk kemi lëshuar asnjë firmë as për bonus, as për kontratë, asgjë. Por nga sot që ka gënjyer i dua shtëpinë se s’bën, Veliajt, Qatos e kryeministrit.Të më japin shtëpinë. Mos të më lënë rrugëve. Nuk dua të vdes në rrugë por në shtëpi timen. I dua shtëpinë, rrena nuk ka. Unë jam plakë, nuk rrej. U kam thënë të gjithëve kur të firmos kontratë dhe bonusin do tu tregoj. Nuk dorëzohem derisa të më merret fryma. Mos të rrejë. Nuk janë burra se me qenë burrë nuk rren. Më marrin në telefon të gjithë ke marrë shtëpinë. Ku është shtëpia? Nuk kam takuar askënd. Kam parë në rrugë policinë duke prishur shtëpitë e huaja.

Por me fol me ta, me lëshu firmë jo. I dua shtëpinë Erion Veliaj se s’bën brenda tre muajsh. Shtëpitë i ka, pallate ka të ndërtuara. Të më japë shtëpinë time. Jam me një televizor të falur. Mender teje do marr lesht. I marrtë mortja të gjithë. Rusi i shkatërroftë të gjithë, nuk ka nevojë me rrejt, me u marrë me një plakë. I shemben dhe i lanë grumbull këtu. Turpi i botës. Zi me Enver Hoxhën, më zi me Edi Ramën, ky na doli më përdreq se të gjithë.Mashtrojnë ata se kanë para boll, unë nuk kam me çfarë marr ilaçe. Me i nxjerr brirët Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk firmos kontratë as bonus.

Gjini: Çdo gjë është me shkelje. E ka gjet Avokati i Popullit, KLSH, Open Data. Kam firmosur por bonusin e qirasë se kam marrë. Disa që kanë firmosur herët e marrin realisht. Edhe po ma dhanë nuk e di ku do gjej shtëpi me 220 mijë lekë. Kreun e IMT nuk e kam takuar kurrë, nuk e njoh si person. Të çojnë specialistë dhe jurista që të sqarojnë se akt-marrëveshja ka vlerën. Ne kemi pyetur juristët dhe kanë thënë nuk ka vlerë, jo një dhe dy, por me dhjetëra. Të na bindin se akt-marrëveshja me vlerën historike.

Banorët: Mashtrues. Kokrra e mashtruesve. Në ka një argument se nënë Liza ka takuar Mariglen Qaton dhe ka firmosur, të publikojë akt-marrëveshjen. Langaraq. Nuk është burrë ai. Nënë Liza është burrneshë. E përgjojmë dhe ne. Unë kam firmosur për bonusin Për 1-3 veta është 180 mijë lekë. Unë kam shtëpinë me qira 250 mijë lekë të vjetra pa mobilim.

(I.A/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj nene liza erion veliaj nene liza

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit