LIVE UPDATES
Bota

Vendi me vdekshmërinë më të lartë në botë! Mediat e Kosovës gjejnë fajtorin: Dasmat, ministri Vitia vallëzoi mes qindr

29 Gusht 2021, 16:14 Nga DOSJA
Vendi me vdekshmërinë më të lartë në botë!

KOSOVË– Kosova është regjistruar si një nga vendet e prekura nga Covid-19 që ka vdekshmërinë më të lartë në botë. Vetëm në 24 orët e fundit në këtë vend janë shënuar 36 viktima dhe mediat e Kosovës kanë gjetur edhe shkakun e rritjes së numrit të vdekjeve, dasmat.

Gazeta Ekspress shkruan se kosovarët nuk hoqën dorë nga dasmat tradicionale që i bashkojnë qindra njerëz në një vend, në një prej të cilave ka marrë pjesë edhe vetë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Tash, rezultati është tragjik. 36 të infektuar me koronavirus vdiqën gjatë 24 orëve të fundit dhe spitalet janë mbushur me pacientë që nuk po mund të marrin frymë sa duhet. Që një i infektuar të shtrihet në spital, duhet të ketë fat në mos lirohet ndonjë vend, përveçse imunitetin e nevojshëm për të mbërritur gjallë deri atje,”- shkruan në hyrje të artikullit, Ekspress.

Më tej në shkrim theksohet se vendimi i një dite vere të ministrit Vitia, për të lejuar dasmat dhe hapjen e klubeve të natës, bëri që të kemi rezultatet e sotme dhe që Delta të zinte strehë në vendin e vogël të Ballkanit.

“Arben Vitia edhe vetë nxitoi të merrte pjesë në një dasmë. Vallëzoi i kapur dorë për dore mes njerëzve, të cilëve për muaj me radhë nga konferencat përpara ministrisë u kishte thënë të mbanin distancë nga njëri-tjetri e të mos i shtrëngonin duart kur takoheshin,”- shkruhet ndër të tjera.

Sot, pasi numrat u panë se nuk po ndaleshin më, dasmat e klubet e natës janë rreptësisht të ndaluara, ndërsa çdo ditë apelohet për vaksinim masiv. Dhe kjo, jo vetëm për shqiptarët e Kosovës. Gazeta e njohur zvicerane, SonntagsZeitung shkruante në shqip në faqen e saj të parë “ju lutem vaksinohuni”, thirrje drejtuar ksoovarëve që përbëjnë një numër të madh të të infektuarve me Covid-9 në këtë vend.

SHKRIMI I PLOTË:

Pandemia nuk arriti të bënte më shumë sesa t’i shtyente për pak kohë disa dasma në Kosovë. Pasi në një ditë vere ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia vendosi që ta lejonte mbajtjen e dasmave dhe të shkonte edhe vetë në njërën prej tyre, shumë kosovarë, fatkeqësisht, menduan se fituan nga vendosmëria e tyre për të mos e ndryshuar mënyrën e organizimit të këtyre ahengjeve. Vendimi i Vitisë u bë tragjik. Deri në 500 ftesa për dasmë u bënë, ndërsa varianti Delta i koronavirusit, për të cilin kishte paralajmëruar e gjithë bota, ka gjetur terren ideal në vendin e vogël të Ballkanit. Mërgimtarët, që konsiderohen jetikë për Kosovën, nuk patën asnjë kufizim në atdheun e tyre. Dasmat, të cilat shumë kosovarë në mërgim tradicionalisht i mbajnë në Kosovë, rezultuan fatkeqe edhe për shumë prej tyre, të cilët nuk i shpëtuan koronavirusit.

Pasi rastet ditore me koronavirus filluan të rriteshin, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia edhe vetë nxitoi të merrte pjesë në një dasmë. Vallëzoi i kapur dorë për dore mes njerëzve, të cilëve për muaj me radhë nga konferencat përpara ministrisë u kishte thënë të mbanin distancë nga njëri-tjetri e të mos i shtrëngonin duart kur takoheshin. Aty pranë këndonte përfaqësuesi i Odës së Hotelierëve, Afrim Muqiqi, i cili pas më shumë se një viti duke u ankuar, më në fund dukej i lumtur që ministri e kishte përmbushur secilën kërkesë absurde të tij. Vetëm kur nisi të dilte sterrë rezultati i kësaj maskarade, me rastet ditore që filluan të rriteshin, ministri Vitia vendosi që t’i ndalonte dasmat dhe funksionimin e klubeve të natës. Këta të fundit, përpara se ministri t’ua ndalonte funksionimin, veçse e kishin mbyllur sezonin e ndejave ku mblidheshin qindra e mijëra njerëz.

Sot, që një i infektuar me Covid të shtrihet në spital, duhet të ketë fat, përveçse imunitetin e nevojshëm për të mos vdekur rrugës për atje. Duhet të jetë liruar ndonjë vend menjëherë pasi i infektuari të ketë mbërritur në spital. Për ata të cilët nuk kanë fat ta gjejnë një shtrat të lirë në spital, familjarët duhet të gjejnë oksigjen nëpër pompa të benzinës apo kudo që edhe ndonjë punonjës i emergjencës së spitalit mund t’i sugjerojë të kërkojnë. Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi tha dje se po detyrohen të organizojnë shtretër shtesë nëpër klinika.

“Po na duhet të organizojmë shtretër shtesë, të kërkojmë hapësira të tjera për të shtuar këto kapacitete. Ne nuk mund të garojmë me virusin, se sa mund të infektojë virusi. Ne nuk duhet të kërkojmë shtretër shtesë, por duhet ta ndalim virusin”, tha ai.

Statistikat e nxjerra nga Universiteti “John Hopkins” tregojnë se Kosova ka dështuar në menaxhimin e pandemisë dhe në vaksinimin e popullsisë. Grafikat e publikuara nga ky Universitet paraqesin numrin e rasteve të konfirmuara me Covid-19. Me mbi 12 mijë të infektuar për periudhën nga 3 deri më 28 gusht, statistikat tregojnë se Kosova radhitet e para me më së shumti raste të reja. Edhe për numrin e viktimave të regjistruara gjatë kësaj kohe, Kosova është e para me mbi 70 viktima, duke lënë pas Spanjën, Francën, Anglinë e Italinë.

Gazeta e njohur zvicerane, SonntagsZeitung ka shkruar të shtunën se si Zvicra ia pa sherrin Kosovës me rritjen e rasteve të reja me koronavirus. Në një artikull të gjatë, kjo gazetë shpjegoi se si shpërtheu vala e radhës e Covid-19 në Kosovë gjatë verës dhe se si u gjend e papërgatitur Zvicra për mërgimtarët që u kthyen atje pas një pushimi pa asnjë kufizim në Kosovë. Në spitalet zvicerane, të kthyerit nga Kosova aktualisht përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të pacientëve me koronavirus, siç shpjegoi të martën grupi punues federal i koronavirusit.  Pas keqmenaxhimit fatal, Qeveria deri më tani nuk ka qenë në gjendje ta ngadalësojë rritjen eksponenciale të rasteve të reja me koronavirus, dhe rrjedhimisht rritjen e frikshme të numrit të viktimave.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia veçse e ka njoftuar tërheqjen nga kjo përpjekje. Ai pas gjithë kësaj ka vendosur ta braktis shëndetësinë. E ka shpallur kandidaturën për kryetar të Prishtinës. Zgjedhjet mbahen pas më shumë se një muaji dhe ai tashmë e ka nisur fushatën.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arben vitia koroanvirusi ne kosove arben vitia koroanvirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta