LIVE UPDATES
Sport

VIDEO/ Salihi: “Politika kujtohet për futbollin një herë në 4 vjet, më vjen keq!”

29 Janar 2022, 20:14 Nga DOSJA
VIDEO/ Salihi: “Politika kujtohet për futbollin një herë

TIRANE Zv.trajneri i Kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi ka reaguar pas ngjarjeve të fundit që po ndodhin në futbollin shqiptar. Në një intervistë për televizionin “Syri”, Salihi flet lidhur me procesin zgjedhor në FSHF dhe ndërhyrjet e politikës, e kryesisht kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, duke theksuar se politika kujtohet për futbollin një herë në 4 vjet.

“Duke qenë se jemi pjesë e sportit, edhe këto janë lajmet dhe zhvillimet që na interesojnë më shumë. Por si duket u bë e zakonshme tani, sa herë afrohen zgjedhjet, ka njerëz që gjatë 4 viteve nuk i ka rënë në mend fare për sportin dhe kujtohen kur vjen koha e zgjedhjeve. U mësuam. Edhe para 4 viteve ishte po e njëjta situatë. Shpresoj që të zgjidhet, gjithmonë në të mirën e sportit.

Më vjen keq, sepse kur afron koha e zgjedhjeve, do të kishte qenë mirë që të jenë njerëz të sportit që afrohen, që duan të kandidojnë, të japin ndihmën e tyre, të shpalosin projektet e tyre, por vijmë në një pikë absurde që përplaset fusha e lojës me politikën, që nuk kanë të bëjnë dhe kjo e bën më të madhe dhe i jep një no-sens këtij debati.

Uroj të mbarojë sa më shpejt dhe të zgjidhet në të mirën e sportit, sepse duhet të merren njerëzit e sportit dhe ata që kanë dhënë për sportin, jo njerëz që kujtohen ditën e zgjedhjeve, ‘hajde se mund ta bëj edhe unë këtë punë’” – shprehet Salihi.

Ndërhyrja e Veliajt në zgjedhjet e FSHF-së? “Nuk jam fare dakord që njerëz të politikës të afrohen për të drejtuar sportin. Ne kemi nevojë për njerëz të politikës që të vijnë dhe të ndihmojnë te sporti dhe vetë zoti Veliaj që është angazhuar si asnjëherë tjetër, nuk e kam parë më herët afër sportit, në stadium apo nesh a lojtarëve. Sporti dhe futbolli në veçanti ka aq shumë nevojë sa edhe zoti Veliaj ose kushdo nga politika e qeveria kanë mundesi të japin, nuk ka hiç mundësi për të kërkuar për të drejtuar situatën për të ndihmuar sportin.

Sporti ka pasur gjithmonë nevojë për këta njerëz dhe ato nevoja janë aq evidente sa i kanë parasysh dhe mund të bëjnë për sportin shumë më tepër. Më duket më tepër një fiksim, nuk di çfarë shpjegimi t’i jap,”- thotë zv.trajneri i Kombëtares shqiptare.

Ai komenton edhe shpërthimin e tritolit në banesën e presidentit të FSHF-së, si dhe punën e Dukës në krye të Federatës.

“Më ka lënë një shije jashtëzakonisht të keqe, përveç angazhimit pa sens të disa njerëzve që kanë qenë gjithmonë jashtë sportit. Shpërthimi te shtëpia e Presidentit, pas kësaj që po ndodh, kalojnë edhe në marrëzi dhe nuk mund ta imagjinoj. Shpresoj mos të përsëriten më. Ne jemi njerëz të sportit, zoti Duka është njeri i sportit, dhe është larg këtyre gjërave. Të rrimë larg këtyre gjërave që s’kanë shpjegim, i quaj marrëzi dhe lajthitje e njerëzve për të arritur deri këtu. 

Jam pjesë e futbollit profesionist, u bëra 21 vite  dhe përveç se pjesë e futbollit, jam dhe qytetar i Shqipërisë dhe duke e krahasuar me të gjitha fushat e tjera, futbolli është si nata me ditën, ka një progres të jashtëzakonshëm, ka rritje të jashtëzakonshme në krahasim me fushat e tjera. Është meritë e presidentit Duka dhe jo vetëm pasi janë dhe aktorë të tjerë që kanë dhënë ndihmesë të madhe. Duka ka bërë dhe po bën një punë shumë të mirë dhe nuk duhet ta ndërpresë në mes. Kemi lënë pas shtete që vite më parë nuk i afroheshim as me nivel, as me infrastrukturë, as me organizim”, – përfundon Hamdi Salihi.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport asambleja e jashtezakonshme e fshf asambleja e zakonshme e fshf-se erion veliaj hamdi salihi kryetarit të bashkisë tiranë zv.trajneri i kombëtares shqiptare asambleja e jashtezakonshme e fshf asambleja e zakonshme e fshf-se erion veliaj hamdi salihi kryetarit të bashkisë tiranë zv.trajneri i kombëtares shqiptare

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen