Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Art&Argëtim
VIDEO virale/ ‘Punoj pastruese’, IRONIA e gruas së ‘Nikut të Ndraghetës’ me Fatmir Xhafaj, si e kërcënonte
24 Janar 2021, 17:44Nga DOSJA
TIRANË– Gruaja e Besnik Halilit, njeriut që do shtronte rrugën për “Ndraghetan” në Shqipëri, Luneda Sufali ka qënë edhe më parë në vëmendjen e mediave. Disa vite më parë, ajo është përplasur me ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj në një mbledhje të Komisionit të Ligjeve.
E thirrur në cilësinë e drejtoreshës së Lojrave të Fatit, Sufali qëndronte para Fatmir Xhafajt dhe me ironi, i thoshte se punonte si pastruese. Gjithçka nisi me një pyetje të asokohe deputeti Pandeli Majko dhe përfundoi në kërcënimet e Xhafaj për ta nxjerrë jashtë Sufalin.
SHERRI I PLOTË:
Xhafaj: A ka mundësi të mos flasësh pasi do të dalësh jashtë, e drejtoj unë mbledhjen.
Sufali: Po patjetër i ktheva përgjigje z. Majko.
Xhafaj: Nuk e di çfarë pune bën aty ti…?
Sufali: Pastruese
Xhafaj: Atëherë dil nga salla
Sufali: Kam për të referuar në komision
Xhafaj: Atë e vendos unë. Tërhiqu, do të ndërpres komisionin po të them.
Sufali: Nuk dal jashtë.
Xhafaj: Z.ministër do të marrësh masa apo të ndërpres komisionin?
Caka: E tha me shaka, është drejtoresha e lojrave të fatit.
Xhafaj: S’ka shaka. Aq më keq akoma. Pse për humor kemi ardhur këtu me punonjësit tuaj? Drejtoreshë…bënka shaka në Komision… nuk di ç’është parlamenti. Mësojuni punonjësve tuaj çfarë është parlamenti!
Sufali është gruaja e Presidentit të kompanisë “Sol”, Besnik Halili, i cili ka përfituar plot 197 tendera me vlerë 19.4 milionë euro.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Megaoperacioni i drejtuar nga prokurori Nicola Gratteri zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politkanë. Sipas...
Deputeti i Ps-së Taulant Balla si rrallë herë ai ka dhënë një intervistë tek rubrika “Gjysma Ime” tek E Diela Shqiptare, ku ka folur më me detaje për jetën e ti...
Të ftuar në rubrikën “Gjysma Ime” tek E Diela Shqiptare, deputeti i PS-së dhe bashkëshortja e tij Iris Pekmezi kanë bërë një interviste ndryshe, ku kanë folur p...
TIRANË- Vildane Zeneli pothuajse çdo ditë komentohet në shtypin rozë për pozat seksi, për të rejat në karrierën si modele, por më e komentuara mbete...
TIRANË- Gazetari dhe moderatori, Eno Popi, është infektuar me koronavirus.Lajmin e ka bërë të ditur Top Albania Radio, e cila ka bërë me dije se pas përgji...
Kaltrina Jupolli-Sejdiu, 30-vjeçare nga Prishtina deri para muajit nëntor të vitit të kaluar, nuk ka pasur asnjë problem me kujtesën. Por, prej kur është...
KOSOVË- Këngëtarja Ajtuna Sejdiu ose e njohur ndryshe për publikun Tuna, pas disa raportimeve pë ndarje nga bashkëshorti i saj Patris Berisha thuhet se ës...