“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Sport
Çfarë i ndodhi “Vllaznisë” në Qipro? Futbollistët me të vjella dhe serum, Latifi ishte më rëndë, e dërguan
22 Korrik 2021, 21:20Nga DOSJA
QIPRO – Vllaznia zhvilloi dy ndeshje të enjten në Limasol të Qipros. Nëse ndaj skuadrës AEL të këtij qyteti humbi 1-0 ndeshjen e vajtjes, pas golit Scepoviç (45’+2), për turin e dytë të “UEFA Conference League”, skuadra e Vllaznisë ‘fitoi ndeshjen e dytë’, atë të shëndetit dhe të sakrificës së futbollistëve.
Me ndihmën e stafit mjekësor Zyhdi Çoba dhe Ilirjan Haxhaja, futbollistët arritën të mposhtnin virozën e stinës, siç e quajtën mjekët, që kaploi thuajse të gjithë delegacionin shkodran, duke vënë në rrezik edhe zhvillimin e takimit në orën 19:00 ndaj AEL.
Jonuzit iu bë serum në dhomat e hotelit, Hoxhajt po ashtu, ndërkohë që për Latifin ishte e nevojshme të bënte një serum në spitalin e qytetit dhe të paguheshin 280 euro për këtë shërbim. Kalaja volli para se të nisej ekipin për në stadium, gjë do të bënte edhe Adili para fillimit të ndeshjes dhe Krymi pas saj. Për pamundësi fizike, Ardit Hoxhaj nuk erdhi fare ne stadium por qëndroi në hotel, në pamundësi për të lëvizur.
Pas përfundimit të ndeshjes, të mërzitur edhe nga humbja e ndeshjes, delegacioni shkodran mori me nxitim rrugën drejt Larnakës, nga ku e priste avioni çarter për të udhëtuar sërish drejt Shqipërisë.
Sipas përllogaritjeve, nga pas orës 2 të mëngjesit të së premtes Vllaznia do të jetë në Tiranë. Që aty do të nisin llogaritë për ndeshjen e kthimit kundër AEL të Limasolit në “Loro Boriçi”.
B.T (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ANGLI – Tifozët e Formula 1 e dinë mire se në 2010, Lewis Hamilton me McLaren nuk shkëlqeu në kampionatin botëror, përpos disa garave emocionuese, në bordin e m...
SPANJË – Mateu Alemany, drejtori sportiv i Barcelonës, ka konfirmuar thashethemet për Miralem Pjanic dhe Samuel Umtiti, për të cilët aventura te “bla...
JAPONI – 950 njerëz do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave të 32-ta Olimpike në Tokio. Prej tyre, 800 do të jenë personalitete të huaja dhe...
JAPONI – Komiteti Organizator i Lojërave Olimpike të Tokios ka shkarkuar të enjten drejtorin artistik të ceremonisë së hapjes së ngjarjes sportive, për sh...
EUROPË– Skuadra e Dritës ia doli të marrë një rezultat historik ndaj gjigantëve holandez të Feynoord. Takimi i raundit të dytë të Conference League, ...
Sport22 Korrik 2021, 21:20
ELBASAN-Pavarësisht kundërshtarit që kishte përballë, Laçi bind sërish në Europë, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj rumunëve të Un...
QIPRO-Vllaznia humbi ndaj Ael Limassol në takimin e parë të Conference League. Takimi zhvilluar në Qipro përfundoi me shifrat 1-0, duke e lënë kualifikimin të h...
ZVICËR– Partizani bëri aq sa mundi, por përballë Baselit, të kuqtë kishin një mal përpara që e kishin të vështirë për ta kaluar. Në Zvicër, pikërisht në st...
QIPRO-Vllaznia humbet ndaj Ael Limassol në takimin e parë të Conference League. Takimi zhvilluar në Qipro përfundoi me shifrat 1-0, duke e lënë kualifikimin të ...