“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Vjedhje, dhunë dhe plagosje e rëndë me dashje, bien në pranga 5 persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar
6 Mars 2021, 09:46Nga DOSJA
TIRANË– Një 63-vjeçar është arrestuar sot nga policia pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij.
Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar.
Specialistët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. H., 42 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike heroinë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë ndalimi i shtetasit R. D., 20 vjeç, pasi ka vjedhur 1 aparat celular në mjetin në pronësi të shtetases J. K. Gjithashtu nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas me datë 27.02.2021, ka vjedhur në lokalin e shtetasit D. M.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. M., 63 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjesisë penale, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. Ll., 75 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 37 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin motorr ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Sh. S, 74 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Një dyqan është përfshirë nga flakët në rrugën ‘Stefanaq Pollo’ në Tiranë. Dosja.al mëson se zjarri ka rrezikuar dhe të gjithë pallatin ku jetojnë ...
TIRANË– Aktivisti i njohur Altin Hazizaj ka bërë të ditur se pas 3 javësh ka mundur të fitojë betejën me Covid-19. Nëpërmjet një postimi të gjatë të bërë n...
RUBIK– Një tragjedi ka ndodhur në një familje në Rubik. Për shkak të Covid kanë ndërruar jetë tre pjestarët e familjes Cara. Brenda një jave sëmundja i ka marrë...
Aktualitet 6 Mars 2021, 07:48
RROGOZHINË– Aksidenti i shumëfishtë në Rrogozhinë i ka marrë jetën dy personave ndërkohë që ka lënë në gjendje të rëndë dy të tjerë. Dosja.al mëson se, aks...
RROGOZHINË– Shkon në dy numri i të vdekurve dhe dy ai i të plagosurve rëndë në aksidentin në Rrogozhinë. Pas një burri me iniciale T.M 54 vjeç, që n...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al, shqiptarja.com, abcnews, faxweb kanë në faqe të parë aksidentin e...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka nxjerrë nga arkivat një foto të realizuar disa vite më parë. Gazetari shfaqet në bazën ajrore të Rinasit, mbi një avion luf...
RROGOZHINË– Aksidenti i rëndë që ndodhi ditën e sotme në Rrogozhinë, ka lënë pas një person të vdekur dhe 3 të plagosur. Policia bën të ditur se si pasojë ...
DURRËS– Mesditën e djeshme, dallgët e detit kanë nxjerr në breg një delfin të ngordhur në Durrës. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në plazhin e madh, n...