“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
VKM/ Shqipëria avancon me ‘Open Balkan’, miraton 3 marrëveshje
15 Dhjetor 2021, 19:28Nga DOSJA
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme tre marrëveshje që janë dakordësuar në nismën “Ballkani i Hapur”. Marrëveshja e parë ka të bëj me indentifikimin elektronik personat nga Ballkani Perëndimor. Marrëveshja e dytë ka të bëj me kushtet për akses të lirë në tregun e punës po për personat nga ballkani perëndimor. Ndërsa marrëveshja e tretë është për njohjen e operatorëve ekonomikë të autorizimit për sigurinë dhe mbrojtjen nga Serbia. Në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare, bëhet me dije se marrëveshja përcakton njohjen reciproke të operatorëve ekonomikë (OEAS).
VENDIMET:
V E N D I M PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, PËR NDËRLIDHJEN E SKEMAVE PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK TË SHTETASVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik të shtetasve të Ballkanit Perëndimor, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, PËR KUSHTET PËR AKSES TË LIRË NË TREGUN E PUNËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË, PËR NJOHJEN RECIPROKE TË OPERATORËVE EKONOMIKË TË AUTORIZUAR-AUTORIZIMET PËR SIGURINË DHE MBROJTJEN (OEAS)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Serbisë, për njohjen reciproke të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar-Autorizimet për sigurinë dhe mbrojtjen (OEAS), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi ZËVENDËSKRYEMINISTRI ARBEN AHMETAJ
Çfarë është një OEA?
Operatori Ekonomik i Autorizuar: është një status i lëshuar për “tregtarët me besueshmëri”, të cilët mund të përfitojnë nga shumë thjeshtime doganore. OEA-S për sigurinë dhe mbrojtjen- nënkupton një operator ekonomik të autorizuar për lehtësira në kontrolle doganore.
LEZHË – Kryeministri Edi Rama ka organizuar takimin e katërt në Lezhë me qytetarët për të prezantuar Ligjin e Ri të Bashkëqeverisjes. Gjatë takimit m...
TIRANË– Dy viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë ndërruar jetë: një qytetar...
ITALI- “Nën një klimë kërcënimi i vazhdueshëm dhe shfrytëzimi mizor nga vëllezërit Arlotta,”-kështu përshkruhet Francesco Serio, kushëriri i Carmelo dhe A...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se efektivët e Policisë së Shtetit kanë shkuar të kërkoj ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla ed...
LIBRAZHD – Dy makina përfunduan në humnerë në aksin Librazhd-Përrenjas ditën e sotme. Drejtuesi i një makine që ecte me shpejtësi të madhe ka humbur kontr...