LIVE UPDATES
Politike

Vlonjatët i hoqën PS-së 6,700 vota, por rënia e LSI i shpëtoi mandatin

4 Maj 2021, 20:29 Nga DOSJA
Vlonjatët i hoqën PS-së 6,700 vota, por rënia e LSI i

VLORË- Partia Socialiste fitoi më pak vota se sa katër vjet më parë në Qarkun e Vlorës, ndërsa Partia Demokratike në opozitë arriti një nga rezultatet e veta më të mira, në qarkun tradicionalisht bastion socialist. Megjithatë, PS arriti të ruajë mandatin e tetë të vetin për shkak të rënies së LSI, e cila nuk arriti të fitojë deputet.

Në Vlorë, dy partitë e vogla që garuan në spektrin e djathtë, Bindja Demokratike dhe Lëvizja për Ndryshim morën së bashku rreth 2,600 vota, jo mjaftueshëm për të nxjerrë deputet, por mjaftueshëm për të hequr një deputet nga radhët e opozitës. Deputeti i fundit në qark u nda ne 7400 vota dhe u mor nga socialistët. Lëvizja për Ndryshim e ish-nënkryetares së PD-së Jozefina Topalli garoi në Vlorë me ish-deputetin e PDIU, Dashamir Tahiri ndërsa Bindja Demokratike garoi me ish-deputetin demokrat Ardian Kollozi.

Socialistët fituan 59 mijë vota, nga gati 66 mijë që kishin fituar më 2017 ndërsa demokratët fituan 32 mijë vota nga 23 mijë që kishin fitur katër vjet më parë. Lëvizja Socialiste për Integrim fitoi 6,200 vota, 6 mijë më pak se sa në 2017 dhe rreth 1,200 vota më pak nga sa i nevojiteshin për të fituar mandat.

Kryeministri Edi Rama ishte kandidati më i votuar në Vlorë sa i përket votave pëlqyese me 11 mijë vota, ndërsa Ministrja e Financave, Anila Denaj u pozicionua e dyta duke marrë 6400 vota pëlqyese. Denaj mposhti edhe Damian Gjiknurin, i cili ishte përgjegjësi për fushatën e PS në qark. Nga demokratët, Bujar Leskaj ishte më i votuari me 5200 vota, pasuar nga Fation Veizaj me 3,500 vota dhe Ina Zhupa gjithashtu 3,500 vota.

Drejtori i minierës së bitumit të Selenicës, Gëzim Ademaj arriti të marrë gati 3,300 vota, më shumë se dy herë në krahasim me deputetin e katërt të PD-së, Arbi Agalliu. Pavarësisht kësaj, Ademaj nuk do të jetë deputet. Përveç Ademajt, edhe tre kandidatë të tjerë demokratë kanë marrë më shumë vota se sa Agalliu. Rreth 80% e votuesve të PD-së dhe 83% të PS-së hodhën votë pëlqyese për kandidatët për deputet, përveçse për partinë në këtë qark.

Rezultati final i zgjedhjeve i dha PS-së 8 mandate dhe PD-së 4 mandate, pothuajse i pandryshuar në krahasim me 2017 kur PD dhe LSI patën marrë sëbashku 4 mandate. Rezultati më i ngushtë mes palëve është shënuar në vitin 2009 kur PS dhe PBDNJ, në atë kohë në aleancë me PS, morën sëbashku shtatë mandate ndërsa PD dhe PDIU morën pesë mandate.

Vlora është edhe qarku me pjesëmarrjen absolutisht më të ulët në zgjedhje, pjesëmarrje që ra akoma më poshtë më 25 prill. Nga 318 mijë zgjedhës në listën e votuesve, vetëm 106 mijë u paraqitën në kutitë e votimit ndërsa nga këto, 4700 rezultuan vota të pavlefshme. Pjesëmarrja në Vlorë ra nga 36% në 33%. Gjatë katër viteve të fundit, numri i shtetasve me të drejtë vote është rritur me 10 mijë në qark dhe pavarësisht kësaj, në kutitë e votimit u paraqitën 4 mijë votues më pak se sa më 2017. Tre nga dymbëdhjetë deputetët e Vlorës, dy nga PS dhe një nga PD janë gra, ose 23%.

REPORTER

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike partia socialiste qarku i vlorës zgjedhjet 25 prill 2021 partia socialiste qarku i vlorës zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 4 Maj 2021, 20:28

TIRANË– Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar se ka pasur ‘luftë brenda llojit’ në Opozitë. I ftuar në “Log”, ...

Politike 4 Maj 2021, 19:40

TIRANË– Analisti Andi Bushati nuk është përmbajtur teksa ka folur për nisjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. I ftuar në “Open”, Bu...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen