Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
55 klandestinët e kapur në Vlorë, arrestohet një nga skafistët, për 2 mijë$ tentoi t’i trafikonte drejt Italisë me gom
20 Janar 2021, 07:34Nga DOSJA
VLORË– Arrestohet një nga skafistët që tentoi të tafikonte drejt Italisë 55 emigrantët sirianë. Policia e Shtetit ka prangosur 26-vjeçarin Emiljano Likaj, i cili dyshohet se kishte rolin e skafistit, ndërkohë që në kërkim janë shpallur edhe bashkëpunëtorët e tij.
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Vijon puna për zbardhjen e plotë të tentativës për kontrabandim të migrantëve dy javë më parë. Shkon në tre numri i personave të arrestuar, të cilët janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në pranga drejtuesi i mjetit lundrues.
Dy javë me parë, Policia ka vënë në pranga 2 personat përgjegjës për strehimin e shtetasve të huaj emigrantë, përkatësisht pronarin e një hoteli në Tiranë dhe pronarin e një banese në fshatin Trevllazër, Vlorë. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të tentativës për kontrabandimin e migrantëve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të tretë të kësaj ngjarjeje, shtetasin:
E. L.(A.), 26 vjeç, banues në Vlorë.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas ka qenë drejtuesi i mjetit lundrues (skafisti), me të cilin migrantët nga vendet e treta do të largoheshin në drejtim të shtetit italian, më datë 08.01.2021. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Disa javë më parë, një gomone me 55 emigrantë në bord u shpëtua në mesnatë nga roja bregdetare shqiptare dhe italiane afër grykëderdhjes së lumit Vjosa. Sipas dëshmive të emigrantëve, gomonia u ça nga dallgët dhe për pasojë një pjesë e tyre, kryesisht nga Siria, Irani dhe Egjypti, morën djegie në lëkurë në pjesë të trupit nga benzina që përplasej nga presioni dallgëve.
Emigrantët kanë dëshmuar se paguan nga 2 mijë deri në 4 mijë dollarë tek skafistët, që u kishin premtuar se do t’i dërgonin në Itali me jaht. Duke përfituar nga errësira dhe ‘rrëmuja’ e shkaktuar, trafikatët e tyre janë larguar dhe ende nuk janë prangosur nga ana e Policisë.
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend.Dosja.al dhe Balkanweb kanë si lajm të parë vdekjen e ushtarit shqiptar në Afgani...
Shqipëria u rendit e gjashtë në botë në vitin 2019 sa u përket lejeve të qëndrimit që shtetasit e saj kanë në shtetet e Bashkimit Europian. Të dhënat u publikua...
POGRADEC– Sërish tërmet në Shqipëri! Lëkundje sizmike janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në mes të Elbasanit dhe Pogradecit.Instituti i Gjeos...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, gjatë di...
TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka vendosur që të rihapë një nga dosjet më të bujshme në Shqipëri, atë të vrasjes së bankierit Artan Santo. Dosja ishte ...
AFGANISTAN– Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Afganistan, ku ka ndërruar jetë një ushtar shqiptar, i cili ishte me mision. Sipas të dhënave të siguruara ...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) paraqiti së fundmi një kërkesë zyrtare pranë Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për një...
TIRANË- Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu tha se rrjetet sociale kanë ulur nivelin e komunikimit dhe sipas tij kjo ka bërë që bota të mos diktohet nga kom...
TIRANË– Pas veturës me targa AA 111 AX vihet një motor me dy persona të veshur me xhupa të errët, me skafandra që u mbulonin mirë fytyrën. Ishin të n...