LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Gazetarët në Shqipëri ndihen të pambrojtur nga mbulimi i botës së krimit

2 Maj 2022, 19:50 Nga DOSJA
VOA: Gazetarët në Shqipëri ndihen të pambrojtur nga mbulimi

TIRANË- Në Shqipëri gazetarët përballen me kërcënime dhe dhunë verbale, për shkak të detyrës, nga autorë të krimeve, të afërm të tyre, si edhe grupet kriminale që synojnë të pengojnë raportimet nga terreni. Ata shprehen se ndihen të pambrojtur dhe se, gjithnjë e më shumë, po bëhet e vështirë marrja e informacionit nga administratat vendore, policia, gjykatat dhe prokuroria.

Rritja e kriminalitetit në pjesën më të madhe të njësive vendore në Shqipëri, vrasjet, shpërthimet me lëndë eksplozive, tjetërsimi i pronave publike dhe korrupsioni i zyrtarëve vendor, e kanë bërë më të rrezikshme punën e reporterëve, të cilët raportojnë për mediat qendrore. Gazetari Senad Nikshiqi, i cili raporton per televizionin News 24 nga Shkodra, ku prej vitesh veprojnë disa grupe kriminale dhe ku numri i vrasjeve është i lartë, thotë se reporterët lokalë shpeshherë gjenden të pambrojtur përballë këtyre ngjarjeve.

Në çdo moment jemi të vetëm, vetëm me operatorët tanë, jemi gjithnjë të zbuluar përballë këtyre ngjarjeve. Natyrshëm ka disa ngjarje shumë të rënda kur ne detyrohemi që të bëhemi të gjithë bashkë, në mënyrë që askush të mos shkojë i vetëm, sidomos në orët e vona dhe kur bëhet fjalë për ngjarje shumë të rënda, me autor shumë të rrezikshëm, sipas burimeve tona”, thotë ai.

Jo rrallë, gazetarët lokalë përballen në vendin e ngjarjes me dhunë verbale nga familjarë apo të afërm të viktimave, madje edhe në prani të forca të policisë.

Për gazetarin Gjergj Figuri, që raporton për televizionin ABC News nga Qarku i Lezhës, zonë kjo me problematika të theksuara në kultivimin e bimëve narkotike dhe tjetërsimin e pronave në bregdet, reporterët lokal janë më të ekspozuar ndaj kërcënimeve që vijnë nga bota e krimit.

Gazetarët lokalë janë më të ekspozuar kur flitet për presione apo kërcënime. Ata janë të cënushëm dhe nuk mungojnë rastet e kërcënimeve verbale dhe ato ekstreme. Siguria e tyre është gjithnjë në rrezik. Gazetarit të News 24 ju vu tritol në hyrje të banesës dhe ngjarja është edhe sot e kësaj dite ende e pazbardhur dhe pa autor. Kemi rastin e gazetarit të SYRI TV që efektivë të policisë ju treguan disa eksponentëve se kush po filmonte një skenë dhune në një aktivitet politik, ndaj ai u detyrua ta fshinte nën kërcënim. Presione dhe kërcënime ka patur edhe ndaj gazetarit të ORA News, gazetares së TOP Channal që tashmë e ka braktisur këtë profesion”, thotë ai.

Sipas gazetarit Figuri, ndaj gazetarëve lokalë nuk mungojnë edhe kërcënimet që vijnë nga përfaqësuesë të administratave lokale, në ato raste kur gjurmohen paratë e korrupsionit.

Por puna e reporterëve lokalë është vështirësuar edhe për shkak se, nga viti në vit, janë paksuar dhe ngurtësuar burimet e informacionit. Policia dhe prokuroria ofrojnë informacione të cunguara, që jo rrallë sjellin më shumë konfuzion në lidhje me ngjarjet kriminale, një gjë që i detyron reporterët lokalë të kërkojnë burime të tjera duke ekspozuar veten edhe përballë kërcënimeve me jetë.

Për një gazetar lajmi duhet që të konfirmohet nga disa burime të ndryshme, thotë gazetari Nikshiqi, por, shpeshherë, në ngjarjet kriminale është e pamundur, sepse informacioni merret ose nga ana e policisë, ose nga ana e prokurorisë. Dhe, pothuajse gjithmonë, njoftimet e policisë janë tejet të cunguara, të mangëta, me një informacion paraprak për ngjarjen dhe me iniciale.”

Gazetari Bashkim Shala, që punon nga Kukësi për Rrjetin investigativ BIRN, thotë se gjithnjë e më shumë është vështirësuar puna për marrjen e informacioneve zyrtare nga strukturat shtetërore, përfshirë gjykatat dhe prokuroritë.

“Ligjet e reja të reformës në drejtësi, mesa shikoj unë, i kanë larguar më shumë mediat nga këto institucione se sa i kanë afruar. Tashmë, zedhënësi i gjykatës së Kukësit është në gjykatën e apelit të Shkodrës”.

Ngjarje të tilla si ndërtimi i hidrocentraleve në Luginën e Valbonës apo korrupsioni i punonjësve të policisë në pikëkalimet kufitare me Kosovën kanë mbetur pa u zbardhur dhe pasqyruar gjerësisht për shkak të vështirësive që kanë ndeshur reporterët lokalë në mbledhjen e informacioneve. Gazetari Shala thotë se, megjithëse ishte vënë në dijeni kohë më parë, ai e pati të pamundur që të konfirmonte informacionet në lidhje me korrupsionin në pikëkalimet kufitare me Kosovën ku, pak javë më parë, u arrestuan më shumë se 50 policë të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Me këtë fakt jam njohur herët dhe kam dashur ta hulumtojë, por nuk e kam arritur pasi nuk kisha asnjë lloj mundësie për të patur akses në systemin TIMS, i cili ishte i domosdoshëm për të konfirmuar informacionet që kisha”.

Reporterët lokalë janë burimi më i shpejtë dhe më i besueshëm i situatës dhe ngjarjeve kriminale, që ndodhin në terren. Ditën dhe natën ata vrapojnë drejt ngjarjes për t’i ofruar publikut lajmin e fundit. Por të ekzpozuar ndaj kërcënimeve, të pambrojtur dhe me paga minimale, puna e tyre është shpesh në rrezik.

“Pa mbrojtje, të keqpaguar dhe me rrezikun prezent, gazetaria lokale, që merret me krimin dhe korrupsionin, po ulet”, tha gazetari Shala.

Marrë nga VOA

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet bashkim shala gazetaret ne shqiperi gjergj figuri senad nikshiqi bashkim shala gazetaret ne shqiperi gjergj figuri senad nikshiqi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë