LIVE UPDATES
Politike

Betimi i Vorpsit tek noteri…frymëzon PS/ Drafti me ndryshime: Presidenti ka 10 ditë kohë, më pas e merr me Postë R

10 Dhjetor 2019, 11:57 Nga DOSJA
Betimi i Vorpsit tek noteri…frymëzon PS/ Drafti me ndryshime:

TIRANE- Mazhoranca socialiste propozon ndryshime ligjore për procedurën e betimit të anëtarëve të gjykatës Kushtetuese.  Ndryshimet vijnë pas hezitimit të presidentit Ilir Meta, për të organizuar ceremoninë si në rastin e Arta Vorpsit, e cila pasi presidenti nuk e ftoi për t’u betuar, shkoi dhe u betua tek noterja. Me propozimet e reja, presidenca ka një afat 10-ditor për të organizuar ceremoninë e betimit. Nëse ky afat shkelet, atëherë anëtarit i lind e drejta për t’u betuar në një tjetër vend dhe mund t’ja dërgojë me postë presidencës. Ndryshimet e propozuara nga socialistët:

Projektligji:

Nr.__/ 2019

“PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 96/2016, DATË 06.10.2016, “PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr. 96/2016, datë 06.10.2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

Neni 1

Në nenin 37 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

Në nenin 37, pika 2, pas fjalës “ceremoni publike” shtohen fjalët “përpara Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Këshilli organizon ceremoninë e betimit jo më vonë se 10 ditë nga data e emërimit të magjistratëve.”.

Pas nenit 37, pika 2, shtohet pika 3, me përmbajtjen e mëposhtme:

“3. Nëse magjistrati nuk është thirrur për të bërë betimin, pas përfundimit të afatit të parashikuar në pikën 2 të këtij neni, ai betohet me shkrim sipas formulës të parashikuar në pikën 1 të këtij neni dhe ia dërgon atë të nënshkruar personalisht Këshillit. Data e organizimit të ceremonisë së betimit ose data e dërgimit të betimit me shkrim pranë Këshillit konsiderohet si dita e fillimit të detyrës së magjistratit dhe përfshihet në dosjen personale të magjistratit. Në rast se magjistrati nuk pranon të bëjë betimin, mandati i tij përfundon.”

Neni 2

Në nenin 61 bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

Pika 2, ndryshon si vijon:

“2. Mandati i anëtarit të Gjykatës së Lartë që përzgjidhet mes juristëve të spikatur fillon në ditën e betimit. Këshilli i Lartë Gjyqësor organizon ceremoninë e betimit jo më vonë se 10 ditë nga data e emërimit ose e shpalljes i emëruar. Nëse anëtari i Gjykatës së Lartë nuk thirret për të bërë betimin, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë të nënshkruar personalisht Këshillit të Lartë Gjyqësor.  Data e organizimit të ceremonisë së betimit ose data e dërgimit të betimit me shkrim pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor konsiderohet si dita e betimit dhe e fillimit të detyrës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë dhe përfshihet në dosjen e tij personale. Në rast se gjyqtari nuk pranon të bëjë betimin, mandati i tij përfundon.”

Pas pikës 2, shtohen pikat 2/1, 2/2 dhe 2/3 me përmbajtje si më poshtë vijojnë:

“2/1. Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm fillon në ditën e betimit. Ceremonia e betimit organizohet nga Kuvendi jo më vonë se 10 ditë nga data e emërimit ose shpalljes i emëruar. Nëse Prokurori i Përgjithshëm nuk është thirrur për të bërë betimin, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në formë të shkruar  dhe ia dërgon atë Kuvendit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Data e organizimit të ceremonisë së betimit ose data e dërgimit të betimit me shkrim pranë Kuvendit konsiderohet si dita e betimit dhe e fillimit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe përfshihet në dosjen e tij personale. Në rast se Prokurori i Përgjithshëm nuk pranon të bëjë betimin, mandati i tij përfundon”.

2/2. Mandati i anëtarëve të Gjykatës së Lartë që ngrihen në detyrë nga radhët e gjyqtarëve fillon në datën e emërimit ose shpalljes i emëruar.

2/3. Mandati i prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme fillon në datën e ngritjes së tyre në detyrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.”

Neni 3

Në nenin 130, pika 2, togfjalëshi “institucione të tjera shtetërore, organizata” zëvendësohet me togfjalëshin “institucion publik apo subjekt privat ”.

Neni 4

Neni 152 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 152

Pezullimi në rastin e procedimit disiplinor

Inspektori i Lartë i Drejtësisë kryen menjëherë një hetim paraprak për të verifikuar besueshmërinë e burimit të informacionit sipas nenit 124 të këtij ligji ose ankesës së paraqitur nga subjektet e përcaktuara në nenin 119 të këtij ligji, kur ka dyshim të arsyeshëm se një magjistrat ka kryer një shkelje të rëndë. Kur Inspektori i Lartë i Drejtësisë përcakton se burimi i informacionit ose ankesa është e besueshme, i paraqet Këshillit përkatës kërkesën e arsyetuar për fillimin e një procedimi disiplinor dhe për pezullimin e magjistratit, brenda 3 ditëve nga marrja e ankesës ose nga momenti që ka marrë dijeni për shkeljen e pretenduar..

Këshilli pezullon magjistratin nga detyra, nëse krijon bindjen se vazhdimi i magjistratit në detyrë dëmton rezultatin e procedimit disiplinor, pengon konkluzionin e tij të drejtë ose të rregullt, ose diskrediton rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit. Këshilli vendos për pranimin ose rrëzimin e kërkesës për pezullimin e tij jo më vonë se 3 ditë pas paraqitjes së kërkesës.

Pezullimi, sipas këtij neni, zgjat deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Këshilli mbi kërkesën për procedim disiplinor, me përjashtim të rastit kur Këshilli vendos të revokojë pezullimin, sipas nenit 156 të këtij ligji.

Këshilli pezullon procedimin disiplinor kur cmon se ka nevojë për hetime të mëtejshme për shkeljen disiplinore duke i kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të kryejë këto hetime. Inspektori i Lartë i Drejtësisë heton me përparësi këto shkelje dhe i paraqet Këshillit raportin dhe dosjen e hetimit. Në këto raste, masa e pezullimit të magjistratit nga detyra vazhdon në fuqi.”

Neni 5

Neni 160 ndryshohet si më poshtë:

“Organet kompetente në periudhën kalimtare

“1. Deri në gjashtë muaj pas krijimit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, shkeljet disiplinore të magjistratëve, ndiqen dhe hetohen nga Këshillat, nëpërmjet njësive të përkohshme, që përbëhen nga magjistratë  të komanduar  sipas parashikimeve të neneve 53 -54 të këtij ligji dhe që zbatojnë për aq sa është e mundur rregullat procedurale dhe kriteret e parashikuara në Pjesën V, Kreun I, II dhe V  të këtij ligji.

Këshillat sigurojnë përmes masave administrative, pavarësinë organizative dhe funksionale të njësive të vecanta dhe miratojnë rregulla për organizimin dhe funksionimin e tyre.

Pas mbarimit të afatit të parashikuar në pikën 1 të këtij neni të gjitha dosjet në proces hetimi nga Këshillat, i kalojnë nën përgjegjësi zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.”

Neni 6

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

GRAMOZ RUÇI.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arta vorpsi betimi te presidenti ilir meta arta vorpsi betimi te presidenti ilir meta

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen