Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË-Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka dalë sot në një konferncë për shtyp, ku ka mohuar që dikasteri që ai e drejton ka pasur njohuri për transaksionet ilegale të transferimit të afro 2.1 milionë eurove të shtetit në kompaninë “LDA Group”, disa ditë para se ajo të bëhej publike nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.
Gjithashtu, Abrashi ka thënë se sekretari i kësaj ministrie është njoftuar më 19 tetor për këtë transaksion nga zyrtari kryesor financiar që e ka vërejtur këtë parregullësi.
“ Me mëngjes, unë kam ftuar sekretarin e përgjithshëm për ta sqaruar këtë dilemë. Sekretari më ka sqaruar se zyrtarë të mi dhe ky vetë nuk ka qenë dijeni për këtë transaksion të paligjshëme. Ky lajm ka qenë i pavërtetë dhe tendencioz. Sekretari informatën e ka pranuar me të datën 19 si dyshim dhe atë dyshim menjëherë e ka ngritë në Thesar, ka ndërhyr dhe e ka lajmëruar edhe Policinë dhe organet e rendit. Jemi këtu për ta hequr dilemën se kemi pasur informata disaditore dhe nuk e kemi lajmëruar”,- ka thënë Abrashi.
Gjithashtu, sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës ka prezantuar e-mailin se kur e kanë njoftuar Ministrinë e Financave për parregullësitë e vërejtura në këtë proces, ku dhe ka prezantuar edhe njoftimet që i janë dërguar organeve të rendit.
“Deri tani, nuk ka ndonjë ndërlidhje të asnjë zyrtari të Ministrisë së Infrastrukturës në këtë proces”, është shprehur sekretari. Ndërsa ministri Arban Abrashi ka thënë se kompania “LDA Group” nuk është kontraktuar asnjëherë nga ministria.
Ndëra sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyqi beson se dikush ka dashur ta keqinformojë ministren e Financave, Hykmete Bajramin, kur i ka thënë se useri i një zyrtari të kësaj ministrie është përdorur për të kryer vjedhjen e afto 2.1 milionë eurove nga Thesari i shtetit.
“Ministrja Hykmete Bajrami me siguri është e keqinformume se tash këtë informatë nuk e ka prej ministrisë tonë, po kush e di kush ia ka dhënë. Tash njerëzit për me e heqë përgjegjësinë, japin edhe informata të pasakta te ministrja”,– ka thënë sekretari.
Gjithashtu ai ka thënë se zyrtari i cili është referuar nga ministrja Bajrami është ende punëtor i Ministrisë, por që është transferuar në një detyrë të re në Mitrovicë.
“Ky zyrtari Fadil Fazliu, është zyrtar certifikues i Ministrisë së Infrastrukturës, nga 14 janar 2020 është transferu përkohësisht si U.D i udhëheqësit të njësisë së patentë shoferave në Mitrovicë”, ka thënë Bytyqi, i cili ka theksuar se ky zyrtar mund të kthehet sërish në Ministri.
Më 21 tetor janë vjedhur nga Thesari i Shtetit në Kosovë 2 milionë euro. Ministrja e financave Hykmete Bajrami ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka treguar se paratë e ndara në 4 transaksione janë dërguar në llogarinë e një operatori ekonomik. Ndërkohë janë tre të dyshuar, njëri prej tyre është Labinot Gruda, i cili është arrestuar, dy të tjerët janë pronarët e kompanisë operative “LDA Group” Sh.P.K. Prokuroria e Shtetit ka deklaruar se e gjithë vjedhja ka ndodhur për 8 minuta. Disa ditë më parë, Thesari i Shtetit në Kosovë i ka kërkuar pronarëve të kompanisë në të cilën dyshohet se janë transferuar paratë që kanë afat 5 ditë që të dorozojnë 2 milionë eurot e vjedhura. Kadri Shala ditën e djeshme është dorzuar në polici. Ndërkohë, nga ajo që është thënë deri tani, dyshohet se Labinot Gruda ka thyer paswordin e një punëtori të MI’së, dhe ka bërë të mundur vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga arka e shtetit. Vjedhja është zbuluar nga Ministria e infrastrukturës, pasi lekët që mungonin ishin për ndërtimin e rikonstruktimin e rrugës Prizren-Prevallë.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FRANCË- Gazetarja franceze, Elisabeth Levy është shprehur se shamia është uniforma e armiqve të Francës dhe se gratë myslimane në vend mund t’i heqin ato p...
ATHINË–Kryeminsitri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë ditën e sotme në parlamentin grek se e drejta e Greqisë për t’u zgjeruar me 12 mil...
Infermierë, mami, laborantë e profesionistë të tjerë shëndetësor të punësuar në sektorin publik janë duke kërkuar rritje të pagesës nga 18 në 36 euro për punën ...
SHKUP-Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ka lajmëruar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.Lajmin e ka bërë të ditur vetë ...
Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar vdekjen e një eksponenti të lartë të al-Kaidas në Afganistan, duke e quajtur këtë zhvillim një goditje të rëndësishme ndaj g...
Vaksina për Covid-19 që po krijohet nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneca ka arritur të prodhojë një përgjigje të fortë imune tek njerëzit e mos...
KOSOVË– Kërkimet për gjetjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit vijon, ndërsa në deklaratat zyrtare për mediat deri më tani ka dalë vetëm Ministrja e...
Nëse Joe Biden i fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA, ka shpresë për marrëdhëniet transatlantike, thotë Janis Emmanoulidis. “Askush nuk është aq naiv, sa të s...
ITALI-Protesta të dhunshme kanë shpërthyer mbrëmjen e djeshme në të gjithë Italinë, për heqjen e kufizimeve të reja që janë vendosur për të parandaluar përhapje...
GREQI-Arrestohet kapiteni i anijes së mallrave, Maersk Launceston që u përplas ditën e sotme me anijen e marinës greke “Kallisto”.Ndërkohë, ka vijuar operacioni...