LIVE UPDATES
Bota

Zyrtarët e Oregonit kritikojnë arrestimet nga agjentët federalë në Portland

18 Korrik 2020, 12:04 Nga DOSJA
Zyrtarët e Oregonit kritikojnë arrestimet nga agjentët

SHBA- Veprimet e agjentëve federalë, sipas Unionit Amerikan për të Drejtat Civile, “duhet të shqetësojnë të gjithë amerikanët”

Agjentët federalë me uniformat e kamuflazhit kanë arrestuar njerëz në rrugët e Portlandit, jo pranë pronës federale ku janë dërguar të mbrojnë, në veprime që sipas Unionit Amerikan për të Drejtat Civile të Premten “duhet të shqetësojnë të gjithë popullatën në Shtetet e Bashkuara”.

“Zakonisht kur shohim njerëz në makina pa targa që kapin me forcë dikë në rrugë, ne e quajmë atë rrëmbim,” tha Jann Carson, drejtori i përkohshëm ekzekutiv i Unionit Amerikan të Lirive Civile të shtetit Oregon. “Veprimet e oficerëve të militarizuar federalë janë tërësisht jokushtetuese dhe nuk do të kalojnë pa përgjigje “.

Guvernatorja Kate Brown tha se Presidenti Donald Trump, i cili dislokoi oficerët e Departamentit të Sigurisë Kombëtare në Portland, po kërkon një konfrontim me shpresën për të fituar pikë politike diku tjetër.

Guvernatorja demokrate të enjten i quajti veprimet “një abuzim të ashpër të pushtetit nga qeveria federale”. Zëdhënësi i saj, Charles Boyle, tha të premten se arrestimi i njerëzve pa shkak është “jashtëzakonisht shqetësues dhe shkelje e lirive të tyre civile dhe të drejtave kushtetuese”.

Oficerët federalë kanë akuzuar të paktën 13 persona për krime në lidhje me protestat deri më tani, njoftoi të enjten Agjencia e Transmetimit Publik të Oregonit. Disa janë ndaluar nga gjykata federale, e cila ka qenë skenë e protestave. Por të tjerët u ndaluan disa metra larg.

Një video tregonte dy persona me helmeta dhe uniformë kamuflazhi duke rrëmbyer një person në trotuar, dhe duke e futur në një automjet pa targa.

“Kush jeni ju?” pyet dikush në video, pa marrë përgjigje. Të paktën disa nga oficerët federalë i përkasin Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

“Qeveritë autoritare, dhe jo republikat demokratike, dërgojnë autoritete të panjohura pas protestuesve,” tha në Twitter senatori demokrat Jeff Merkley.

Dega e Këshillit për Marrëdhëniet Ameriko-Islamike në Oregon tha në një deklaratë: “Tani ne po shohim taktika përshkallëzimi me protestuesit që janë arrestuar në mënyrë të paligjshme nga subjekte të panjohura federale të zbatimit të ligjit”.

Të enjten mbrëma, oficerët federalë hodhën gaz lotsjellës dhe qëlluan me fishekë jo vdekjeprurës mbi një turmë protestuesish, disa orë pasi kreu i Departamentit të Sigurisë Kombëtare vizitoi qytetin dhe i quajti demonstruesit, të cilët po protestojnë kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë, “anarkisë të dhunshëm”.

Disa qindra njerëz u mblodhën pranë gjykatës federale të enjten në mbrëmje. Protestuesit e tjerë shkuan në një stacion policie në një pjesë tjetër të qytetit. Policia u tha protestuesve që të largoheshin nga ajo zonë pasi njoftuan se kishin dëgjuar disa thirrje për djegien e ndërtesës.

Sekretari në Detyrë i Sigurisë Kombëtare Chad Wolf tha të enjten se autoritetet e shtetit dhe të qytetit duhet të fajësohen për mos dhënien fund të protestave, gjë që zemëroi zyrtarët vendorë.

Kryetari i bashkisë Ted Wheeler dhe të tjerë, kanë thënë se ata nuk kërkuan ndihmë nga forcat federale të zbatimit të ligjit dhe në fakt u kanë kërkuar atyre të largohen.

Tensionet janë përshkallëzuar në dy javët e fundit, veçanërisht pasi një oficer qëlloi në kokë një protestues më 11 korrik, duke e lënduar në mënyrë kritike.

Protestat pas vrasjes së George Floyd në Mineapolis shpesh janë kthyer në përleshje të dhunshme midis grupeve më të vogla dhe policisë. Trazirat kanë shkaktuar përçarje të thella në një qytet që krenohet me aktivizmin e tij dhe reputacionin progresiv.

Marrë nga:VOA 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kate brown shba kate brown shba

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd