LIVE UPDATES
Aktualitet

23-vjeçarja u vra me bukë në gojë! Eni Çobani: Kur do i biem malit me grusht e ta rrëzojmë? Sabrina duhet të ishte në f

14 Shtator 2021, 19:35 Nga DOSJA
23-vjeçarja u vra me bukë në gojë! Eni Çobani: Kur

TIRANË– Juristja Eni Çobani ka komentuar vrasjen e Sabrina Bengës, të cilës iu pre jeta në moshën 23-vjeçare nga duart e ish-bashkëshortit të saj. E ftuar në “Rudina”, Çobani tha se ajo është shumë e prekur nga ngjarjet e fundit dhe se nuk duron dot më që fajin ia hedhin ligjit e jo familjes që aprovon lidhjen e një vajze minorene, vetëm 14 vjeç me një djalë.

Sipas saj, Sabrina 23 vjeç sot duhet të ndodhej në fakultet dhe jo nënë e një vajze të vogël. Juristja shtoi se ka ardhur në atë pikë saqë pyet se kur do të bëhen aq të fortë njerëzit që t’i bien me grusht këtij mali e ta rrëzojnë, dhe jo në kuptim figurative të fjalës.

“Më lejo të çoj nëpërmjet studios tënde ngushëllime të dyja familjeve sepse sot janë për ngushëllim të dyja familjet. E para është familja e Sabrinës, por edhe tek familja e Eltonit unë them që duhet të jetë një traumë e jashtëzakonshme. Sabrina 23-vjeçare, është shumë ironike fakti që u vra me bukë në gojë dhe ky moment ka qenë shpërthimi i atij statusi që ju keni lexuar publikisht. Nuk mundem ta pranoj më dhe kam ardhur në një pikë që ndoshta dhe nga ana njerëzore, morale dhe profesionale që kur do i biem këtij mali të fortë me grusht dhe ta rrëzojmë? Nuk flas në kuptimin figurativ, por në të vërtetë. Ky është bërë një mal i madh. Ky agresivitet i jashtëzakonshëm kundër gruas. Si mundet që një shoqëri normale evropiane, perëndimore sikundër ne pretendojmë të jemi, vret gruan. Në shekullin në të cilin ne jetojmë ne vrasim gruan. Si mund të jemi në normalë në jetën tonë të përditshme?

Unë personalisht nuk jam mirë dhe sapo kam marrë ftesën për tek ty nuk kam hezituar fare edhe pse sot kam qenë në shumë angazhime të mia, kam thënë që tek Rudina do të shkoj sepse unë doja të flisja, të ndaja këtë dhimbje me kolegët, me shqiptarët që po na ndjekin, me nënat dhe familjarët. Ku po shkojmë, çfarë po bëjmë, pas një djali dhe një vajze është gjithmonë një nënë, është një grua dhe ne jemi zemreku dhe çelësi i një shoqërie që duhet të sjellim qetësi dhe buzëqeshje. Nëse ne vijmë sot dhe themi çdo bëjë ligji, jam realisht e ezauruar se çfarë do bëjë ligji. Sot ne duhet të jemi më të fortë se kurrë. Nuk është zgjidhja të shajmë drejtësinë dhe ligjin, unë jam që të vëmë gishtin tek plaga dhe plaga më e madhe është familja shqiptare. Nëse unë dëgjoj një nënë të një djali sikundër ka dalë gjithë këto ditë dhe nuk kam dëgjuar prej saj t’i drejtohet familjes tjetër me ngushëllime për humbjen e jetës së vajzës, unë këtë nënë nuk mund ta pranoj dot përpos dhimbjes që ka për djalin e saj, por familja tjetër ka humbur një vajzë 23 vjeç. Ajo duhet të ishte në fakultet sot, jo nënë e një fëmije, e larguar nga banesa që në moshën 14 vjeç. Nuk ka marrë përgjigje akoma shoqëria si është e mundur që familja e vajzës ka lejuar që vajza të lidhet me këtë djalë në moshën minorene 14-vjeçare? Pra ka shumë problematika para se të shkojmë tek ligji, familja është nukli nga i cili besoj se duhet të fillojë gjithçka”, është shprehur Eni Çobani.

Sabrina Bengaj u vra me bukë në gojë nga ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj, ajo la pas një vajzë tre vjeçe. Problemet mes çiftit kishin nisur prej vitesh dhe dyshja ishin divorcuar. Metaj kishte marrë peng edhe një herë tjetër familjen e Bengës me kallashnikov, por u desh vrasja e 23-vjeçares që ai të mbyllej pas hekurave për të mos i bërë më keq njeriu.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet eni cobani sabrina bengaj eni cobani sabrina bengaj

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd