Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
GJIROKASTER- Një sherr familjar që degradoi në një dhunë të rëndë fizike ndaj 52-vjeçares Lavdije Buzheri, nga nipi i burrit të saj, Alfons Buzheri, ka nisur qysh prej vitesh. Burime të afërta me familjen Buzheri, i shpjeguan Dosja.al zanafillën e këtij sherri që zbulon edhe njëherë problemet që ka trashëgimia me pronat në Shqipëri.
Përtej historikut kriminal që ka Alfons Buzheri, i njohur në Lazarat për një sërë ngjarjesh kriminale, ku më e rënda është ajo e rrëmbimit të tri përmetarëve, Velo Shele, Ergest Shele dhe Ergys Goxhaj, ngjarja ka edhe një tjetër prapavijë…
Lavdije Buzheri, e ve, pas vdekjes së të shoqit është futur në një konflikt me fisin e burrit për ndarjen e pronave të familjes.
Prona që solli edhe sherri dhe rrahjen e saj, është një magazinë në afërsi të fshatit Lazarat, në vendin e njohur si “Kordhocë”. Objekti, që menaxhohet nga Lavdija dhe djali i saj, Olsi, tregton tela. Ndërkohë që zënkat kanë prishur edhe marrëdhëniet mes fëmijëve. Po të njëjtat burime, i thanë Dosja.al, se Olsi Buzheri ka patur një marrëdhënie shumë të mirë me Alfonsin dhe ata shoqëroheshin shumë si dy kushërinj të parë që ishin, por që prej nisjes së sherrit, edhe fëmijët u ndanë.
Zënkat ndodhin me kunatin, vjehrrin dhe të tjerë persona të familjes Buzheri dhe në total familja ka marrë 27 urdhër-mbrojtje ndaj njëri-tjetrit.
Alfons Buzheri, nipi, kërkon që të marrë pjesën që i takon familjes së tij në këtë magazinë, e cila iu është trashëguar nga gjyshërit. Por këtu nis edhe konflikti. Lavdije Buzheri, nusja e xhaxhait kundërshton ndarjen e kësaj toke me pretendimin se Alfons Buzheri e ka një karburant të cilin e ka ndërtuar në një tokë të trashëguar, e në këtë mënyrë e ka marrë “pjesën” që i takon.
Urdhër-mbrojtjet nuk kanë dhënë efekt, pasi disa javë më parë ka qenë Buzheri ai që ka kërkuar një të tillë, ndërkohë që mbrëmjen e djeshme ka dhunuar nusen e xhaxhait pas një sherri verbal. 52-vjeçarja Lavdije Buzheri ka marrë dëmtime në kokë dhe në trup, dhe tashmë është në repartin e kirurgjisë në spitalin rajonal, “Omer Nishani”.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Nga Policia Rrugore është ndaluar një 27-vjeçar pasi ishte duke drejtuar automjetin nga Tirana në Durrës me një shpejtësi marramendëse prej 182 k...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala shkruan se një gjyqtar i shkallës së parë ka rënë pre e një skeme kriminale. Lala njofton në rrjetet sociale, se maki...
DIBËR– Një 34-vjeçar është vetëdorëzuar në Polici pasi plagosi me armë zjarri një tjetër të ri në mars 2019. Ngjarja ka ndodhur në 10 mars 2019, në ...
TIRANË- Policia Rrugore ka vijuar dhe gjatë ditës së sotme kontrollet në rrugët që ligjin Tiranën me qytetet e tjera, ku janë ndaluar shoferë të cilët udhë...
Gjirokastër- Lavdie Buzheri e cila u dhunua nga nipi i burrit të saj Alfons Buzheri ka rrëfyer për mediet gjithë skenën e dhunimit. Ajo është shprehur se debati...
Shqipëri- Një grua pritet që të jetojë mesatarisht tre vite më shumë se një burrë i lindur në Shqipëri. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat pritshmëria ...
TIRANË- Kejvina Kthella tashmë do ketë sërish “Iphone-n” në duart e sa. Ky është vendimi që ka marrë Gjykata e Krimeve të Rënda. Sipas informacioneve Krime...
Durrës- 18 ditë pas atentatit ka dalë nga spitali prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja. Mësohet se Ndoja ndodhet në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. Një dit...
Gjirokastër- Alfons Buzheri ka dhunuar në një magazinë në Lazarat, Lavide Buzherin, nusen e xhaxhait pas një konflikti me të. Për këtë ngjarje ai është shoqërua...