LIVE UPDATES
Aktualitet

69 emigrantë shqiptarë brenda një peshkarexhe, si ia dolën t’i shpëtojnë burgut? Vakumi ligjor i kushton shtrenjtë Mini

10 Dhjetor 2020, 08:31 Nga DOSJA
69 emigrantë shqiptarë brenda një peshkarexhe, si ia dolën

BRITANI E MADHE- Shqiptarët janë kthyer sërish në lajmin kryesor të mediave britanike. “DailyMail” ka publikuar një artikull ekskluziv lidhur me një prej rasteve më të mëdha të emigracionit klandestin, pasi 69 shqiptarë janë gjetur brenda një peshkarexhe. Pasi ka marrë informacione se çfarë po ndodhte në ujërat territorialë të Britanisë së Madhe, një ekip nga Ministria e Mbrojtes ka ndërhyrë duke prangosur gjithë ata që ka gjetur në bordin e anijes. Të gjithë shqiptarët, kanë dalë para Gjykatës, ku falë një vakumi ligjor janë shpallur të pafajshëm. Sipas ligjeve britanike, hyrje e paligjshme në shtet konsiderohet kur zbret nga anija apo varka në të cilën ke mbërritur në vend. Në rastin e shqiptarëve kjo shkelje nuk kishte ndodhur. Peshkarexha, e quajtur Svanic, e cila ishte nisur nga Belgjika. Anija u shoqërua në Harwich në Essex duke hyrë në histori si një nga rastet më të mëdha të emigracionit të paligjshëm të zbuluar ndonjëherë. Por Gjykata nuk mendon kështu.

ARTIKULLI I PLOTË:

Falë hapësirës ligjore në Britani, 69 shqiptarë janë lënë të lirë. Këta të fundit u arrestuan një muaj më parë pasi u gjetën të fshehur në një peshkarexhë, në një aksion që përfshiu Agjencinë Kombëtare të Krimit, policinë dhe Forcën Kufitare. Por planet për t’i ndjekur penalisht ata për hyrjen e paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar tani janë braktisur sepse kur u arrestuan, ata ende nuk kishin shkelur në tokën Britanike – një kriter kyç sipas ligjit. Zëdhënësi i migracionit në Britani, i cili bën fushata për kontrolle më të ashpra kufitare, është shprehur: ‘Cili është qëllimi i operacioneve të hollësishme për të ndërmarrë veprime kundër hyrjes ilegale nëse procesi ligjor do të ndërpritet në mënyrë kaq spektakolare?

Një dështim i kësaj shkalle vetëm do të inkurajojë migrantët e tjerë që të bëjnë të njëjtën gjë për të kaluar në “Kanal”. Një burim nga Forca Kufitare tha: Është një parim themelor që një shtetas i huaj duhet të ketë shkelur në këtë vend për t’u akuzuar për hyrje të paligjshme. Kjo vepër duhet të jetë ‘bukë dhe gjalpë’ për oficerët e imigracionit. Ministria e Brendshme tha se çështjet e emigracionit të shqiptarëve tani do të trajtohen dhe ‘veprimi i largimit do të ndiqet’ për ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Gruaja e një prej migrantëve tha për “Mail” se ajo ishte ‘shumë e lumtur’ që akuzat ishin hequr dhe ajo shpresonte se bashkëshorti i saj do të ishte në gjendje të jetonte i lirë në Britani. Ndërkohë që ndjekjet penale ndaj tre anëtarëve të ekuipazhit – një letonez dhe dy ukrainas – do të vazhdojnë. Nga ana tjetër ministria e Brendshme u shpreh e ‘zhgënjyer’ me vendimin.

Ana Maria Ajazi, 34 vjeç, burri i së cilës (Taulanti) ishte fshehur në anije dhe ishte mbajtur në Qendrën e Largimit të Imigracionit në Yarl, tha se: Unë jam shumë e lumtur kur dëgjova këtë lajm. Shpresoj që së shpejti ta lirojnë. Jam e zemëruar prej gabimit sepse ai ka ndenjur në burg për gati një muaj. Zonja Ajazi, e cila është aktualisht në Rumani, shtoi: ‘Shpresoj që të gjithë të lirohen me dokumentacione në mënyrë që të jetojnë të lirë.’

 “Është e drejta jonë njerëzore të jemi në gjendje të vijmë këtu me familjet tona. Jeta jonë është në rrezik në vendin tonë për shkak të borxheve tona. Ne folëm me avokatët. Është e drejta jonë të jemi në gjendje të jetojmë jetën tonë në liri,”-tha Taulant Ajazi.

Migrantët fillimisht u akuzuan për hyrje të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar sipas Nenit 24 të Aktit të Imigracionit 1971, i cili parashikon deri në gjashtë muaj burgim. Megjithatë në akt shkruhet qartë se një person që mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar me anije ose aeroplan nuk konsiderohet shkelës derisa të zbarkojë. Edhe Ministria e Brendshme gaboi në punën e saj, pasi nuk kërkoi këshilla specifike ligjore në lidhje me provat e kërkuara për një ndjekje penale para se anija të përgjohej.

‘Ne jemi të zhgënjyer që procedurat kundër 69 personave të akuzuar për hyrje të paligjshme u ndërprenë, megjithatë ne po punojmë për të zgjidhur çështjet e ngritura nga kjo çështje. Rastet e emigracionit do të trajtohen sa më shpejt që të jetë e mundur pasi askush që  zbulohet nuk ka të drejtë të mbetet në Mbretërinë e Bashkuar,”-thotë një prej zyrtarëve.

Më shumë se 250 zyrtarë u përfshinë në operacionin për të kapur peshkarexhën 101ft, të quajtur Svanic, e cila ishte nisur nga Belgjika. Anija u shoqërua në Harëich në Essex duke hyrë në histori si një nga rastet më të mëdha të emigracionit të paligjshëm të zbuluar ndonjëherë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet britani e madhe shqiptaret ne angli britani e madhe shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll
Aktualitet 10 Dhjetor 2020, 07:50

TIRANË– Policia ka shpallur në kërkim Arkimed Lushajn, i njohur me emrin artistik ‘’Stresi’’ për protestën e djeshme në Tiranë.Po ashtu janë arrestuar deri...

Aktualitet 10 Dhjetor 2020, 07:47

Tiranë/ Trazira pas vrasjes së të riut 25 vjeçar

Protesta e shoqërisë civile dhe rinisë të mërkurën (9.12) në Tiranë u shoqërua edhe me sulme ndaj institucioneve shtetërore, tentativa të protestuesve për të hy...

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd