Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tiranë- Pas anulimit të tubimit të 8 dhjetorit, Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot në Ditën e Rinisë. Ai ka falënderuar dhe ka shprehur mirënjohje të thellë për çdo vajzë e djalë, që shërben si vullnetar në shërbim të komunitetit pas tragjedisë së 26 nëntorit.
Presidenti ka nënvizuar se duhet nderim përjetë veprës së liderit të Lëvizjes Studentore, Azem Hajdarit dhe të gjithë studentëve të Dhjetorit ’90. Presidenti thekson se demokracia nuk negociohet, por vetëm mbrohet dhe me çdo çmim. Ai iu bën thirrje të rinjve që marrin në dorë fatet e atdheut (si Azem Hajdari).
Reagimi:
Me mijëra të reja e të rinj shqiptarë, të organizuar vullnetarisht brenda e jashtë vendit që në momentet e para të tërmetit tragjik të 26 nëntorit, po udhëheqin kauzën e solidaritetit për banorët e prekur rëndë nga kjo fatkeqësi natyrore e pabesë që goditi vendin.
Përpjekjet e tyre të palodhura për mbledhjen e ndihmave materiale, fondeve dhe shërbimeve që po i ofrojnë komunitetit ditë-natë, janë sa emocionuese, po aq frymëzuese, dhe shembulli më konkret i Shqipërisë njerëzore për të cilën kemi nevojë më shumë se kurrë.
Ndaj sot me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, dua të falënderoj me mirënjohje të thellë, emër për emër, çdo vajzë e djalë, që shërben si vullnetar në shërbim të komunitetit. Jeni të mrekullueshëm dhe të jashtëzakonshëm! Ju inkurajoj dhe ju mbështes, që në shembullin e të rinjve dhe të rejave, të cilët 29 vite më parë vërshuan në rrugët e sheshet e Tiranës për ta ndarë Shqipërinë nga errësira dhe izolimi, të merrni në dorë, falë shpirtit të lirë, energjisë, guximit, kurajos dhe idealeve të pastra, fatet e atdheut tonë, duke udhëhequr proceset demokratike për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë dhe europianizmit të plotë të Shqipërisë. Nderim përjetë veprës së liderit të Lëvizjes Studentore, Azem Hajdarit dhe të gjithë studentëve të Dhjetorit ’90! “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!” ?? Demokracia nuk negociohet, por vetëm mbrohet dhe me çdo çmim!
Pak javë më parë Presidenti Meta deklaroi se do të organizonte një një tubim “mbarëpopullor” për ditën e rinisë. Kjo lëvizje e Metës erdhi në një kohë kur vendi ndodhet në kulmin e krizës politike, ndërsa më herët ka bërë thirrje për referendum popullor, lidhur me ngërçin që është krijuar sidomos pas emërimeve të para në Gjykatën Kushtetuese. Por kjo lëvizje u anulua pas tërmetit që goditi vendin, ku Meta u shpreh: “Nuk është momenti për të krijuar fokus tjetër”.
Çfarë është 8 dhjetori?
Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të universiteteve të Tiranës, në “Qytet Studenti” u bënë iniciatorë të protestave që sollën pluralizmin, rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë në vend. “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, ishte shprehja kyçe e 8 dhjetorit, kur të rinjtë kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës, integrimin në Evropë dhe garantimin e pluralizmit politik. Protestat drejtoheshin nga Azem Hajdari.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka replikuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili dje ka mohuar masakrën e Re&ccedi...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka reaguar në emër të PD pas anulimit të koncensionit Milot-Balldre. Në një reagim në Facebook, Sh...
TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë pas kërkesës publike të Edi Ramës për të lyer shkallët e pallatit ku po streho...
SHKOZET– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot në Shkozet, ku ka viziatuar disa nga të cilat jetojnë tek ish- magazinat.Basha edhe njëherë ka për...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur sot për tragjedinë e 26 nëntorit, ku Shqipëria u trondit nga tërmeti 6.4 ri...
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar dje disa sipërmarrje në Durrës, ku ka diskutuar me pronarët e tyre në lidhje me rimëkëmbjen pa...
DURRËS- Qindra banorë të Durrësit e Thumanës të cilëve tërmeti u dëmtoi shtëpinë janë strehuar në hotele. Një prej hoteleve që hapi dyert në ditët e para p...
TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama ka vizituar sot disa familje të prekurua nga tërmeti. I shoqëruar nga Veliaj, Rama ka shkuar në një prej familjeve që tërmeti...
TIRANË– Partia Demokratike nis akuzat gati 2 javë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Në emër të selisë blu, ka reaguar Gazment Bardhi, sekretar i Përgjithsh...
DURRËS– Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka shprehur falenderimin e saj për punën që kanë bërë mësuesit për përgatitjen e shkollave për nxënësit.Në një vi...