LIVE UPDATES
Aktualitet

Të zhdukur prej 5 ditësh! Të mbuluar me shkurre 250 m larg “parcelës së vdekjes”, gjenden kufomat e Vilson Çutajt dhe

8 Tetor 2020, 08:43 Nga DOSJA
Të zhdukur prej 5 ditësh! Të mbuluar me shkurre 250 m larg

SHKODËR-Gjenden pas 5 ditësh trupat e Vilson Çutaj dhe të Klement Pepaj, të dy të ekzekutuar me armë zjarri në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe. Burime për Dosja.al nga terreni bëjnë me dije se dy kufomat janë gjetur në fshatin Vrith, pikërisht aty ku edhe janë parë për herë të fundit. Të mbuluar me shkurre në një distancë të largët nga njëri- tjetri por jo më shumë se 250 metra larg parcelës së mbjellë me kanabis që ishte gjysmë e djegur, policia ka pikasur kufomat, të cilët janë qëlluar për vdekje me armë zjarri. Kufomat, e identifikuara edhe nga familjarët, janë dërguar në morgun e Shkodrës, ku edhe do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun dhe orën e vdekjes.

Ndërkohë që ende në kërkim është i dyshuari kryesor për vrasjen e të rinjve, Daniel Pepaj, i cili po kërkohet kudo nga Policia e Shtetit. Ai është dëshmitari kyç dhe i vetëm që do të zbardhë të plotë gjithë çfarë ndodhi më 3 tetor, pas një sherri të nisur për rreth 50 kilogramë kanabis. Pepaj e ka pranuar krimin gjatë një telefonate me vëllanë e tij që ndodhet në Itali. I frikësuar për fatin e tij pas vrasjes së dyfishtë që kishte kryer, Danieli ishte rrëfyer tek i vëllai dhe i kishte treguar çfarë kishte ndodhur: Njërin e kam qëlluar në ballë direkt ndërsa për tjetrin nuk e di nëse ka vdekur apo jo”. Por përgjigja nga ana tjetër e telefonit, nuk ishte ajo që priste. I vëllai i është përgjigjur shkurt dhe prerë: Spostohu 30 metër dhe qëllo edhe veten se nuk ke çfarë bën më!

Por, Daniel Pepaj, me hematoma në trup nga rrahja, i ka vënë flakën parcelës, ka zbritur nga mali dhe dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka ndërruar rrobat. Për këtë episod është thirrur të dëshmojnë i ati i tij, i cili pas një bisede me priftin e fshatit ka vendosur të rrëfehet për gjithë çka di, duke dërguar Policinë tek vendi ku ndodhej parcela. Ai ka rrëfyer se më pas i biri është shoqëruar nga një person deri në Zagorë. Aty, ai i ka kërkuar një tjetër personi që ta çojë me makinë drejt Kastratit në Malësinë e Madhe, duke paguar një shumë më të madhe parash për këtë rrugëtim. Danjel Pepaj, mësohet se i ka thënë personit të fundit: “Jam penduar që nuk kam qëlluar edhe vëllanë e Vilsonit se për ata dy nuk e kam problem”. Nga ai moment, i riu është zhdukur pa lënë gjurmë, megjithatë dyshohet se fshihet në një nga shpellat e zonës. Por nuk përjashtohet mundësia që të jetë larguar drejt Malit të Zi me këmbë, pasi në sistemin “Tims”, emri i tij nuk figuron gjëkundi.

Alarmin për zhdukjen e të rinjve e dha i pari gazetari Artan Hoxha. Ky i fundit pas informacioneve të marra, fliste për tre të ekzekutuar por dinamika ndryshoi. Tre të rinjtë kanë qenë kultivues të rregullt të kanabisit në fshatin Vuç Shkurtaj të Malësisë së Madhe. Ata kanë pasur parcela më kanabis, “biznes” që pavarësisht lidhjeve të tyre familjare u ka shkaktuar probleme mes tyre. Vilsoni dhe Klementi pretendonin se Danieli u kishte vjedhur 50 kg kanabis nga parcelat e tyre. Ka qenë Çutaj ai që ka hedhur dyshimet mbi Danielin, dhe duke kërkuar ndihmën e Klementit ka shkuar për ta takuar në mënyrë që të sqarohen por gjithçka ka përfunduar në konflikt fizik. Por gjatë javëve të fundit në fshatin Vrith nuk është vjedhur vetëm parcela e Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, por edhe dy parcela të tjera që kanë qenë aty afër. I zënë ngushtë, Pepaj u ka pranuar se e ka marrë ai sasinë e drogës për të cilën e akuzonte Çutaj duke i premtuar se do t’i kthente pjesën që i kishte mbetur ende, diku tek 7 kilogram. Me premtimin se do t’i çonte tek vendi që kishte fshehur drogën, Danieli i çon dy të rinjtë drejt vdekjes. Në pikëtakimin nxjerr armën dhe i qëllon për vdekje, ndërsa vetë largohet nga vendngjarja. Nata ra dhe asnjë nga tre të rinjtë nuk u kthye në shtëpi. Familjarët vunë alarmin dhe nisën që të kërkonin vetë të zhdukurit, ndërkohë që vetëm pak orë më pas u përfshi edhe Policia. U deshën 5 ditë që kufomat të gjendeshin, ndërkohë që pa kapjen e Danielit, dinamika e plotë e ngjarjes nuk do të mësohet kurrë. Mësohet se Danjel Pepaj ka qëlluar dy kushërinjtë, Klement Papajn në ballë dhe nga mbrapa Vilson Çutajn në brinjë dhe më pas i ka vendosur flakën gjithë parcelës së tij duke u larguar menjëherë teksa la trupat e pajetë të kushërinjve pak metra larg. Për t’u siguruar që nuk do të kërkonin ndihmë Danieli mori dhe telefonin e Çutajt me vete. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nëse do të ishin gjetur në kohë, babai i 4 fëmijëve do të kishte mundësi të mbijetonte.

Nga të ndjerët, vetëm Vilson Çutaj është emër i njohur për “blutë” e zonës. Ai kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu i Reçit në Shkodër, ku qëndroi për 3 vite e 4 muaj për akuzën e “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Babai i katër fëmijëve u arrestua më 15 maj të vitit 2017, pasi pas një kontrolli në banesën ku jetonte me gruan dhe katër fëmijët, policia i gjeti pesë thasë plastikë me kanabis, të cilat shkonin në 63.5 kg. Mesa duket edhe pas lirimit, i është kthyer “zakonit të vjetër” që kësaj herë nuk i kushtoi lirinë…por jetën.

Danieli është larguar për t’i shpëtuar ligjit, por familja e tij vuan pasojat e veprimeve të të birit. Babai i tij, Rrok Pepaj dhe familjarët e tjerë, nga frika e hakmarrjes së dy familjeve të tjera është ngujuar në banesën e tij.

Krahas hetimit për kapjen e ekzektutorit, Policia ka nisur një aksion anti-kanabis në zonë duke shkatërruar deri më tani 50 parcela.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjenden trupat e vilson çutajt dhe klement pepajt tre te vdekurit ne shkoder gjenden trupat e vilson çutajt dhe klement pepajt tre te vdekurit ne shkoder

Sondazh

Poll
Aktualitet 8 Tetor 2020, 08:12

TIRANË- Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura gjatë 7 muajve të pandemisë. Tashmë të gjithë ata që kanë shkelur masat anti-COVID përgjatë 7 muajve, përf...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen