"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
“Dita e Fjongos Blu”/ Meta: E patolerueshme, vetëm 445 e autorëve janë dënuar me vendim të prerë, të miratohet me urg
19 Nëntor 2020, 10:34Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje institucioneve që të miratojnë sa më shoejt projektligjin për regjistrin e të dënuarve për krime seksuale që Crca-Albania ka përgatitur si përgjigje ndaj parandalimeve të krimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve.
I pranishëm në aktivitetin “Dita e Fjongos Blu”, që u organizua sot në Sheshin Skënderbej, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve, Meta tha se është e patolerueshme që në Shqipëri, vetëm 44% e autorëve të akuzuar për abuzim seksual me të mitur, janë dënuar me vendim të formës së prerë.
” Të miratohet sa më shpejt projektligji për regjistrin e të dënuarve për krime seksuale që Crca-Albania ka përgatitur si përgjigje ndaj parandalimeve të krimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve. Është e patolerueshme që vetëm 44% e autorëve të akuzuar për krime seksuale ndaj fëmijëvce janë dënuar me vendim të formës së prere. Kjo tregon se kemi një mospërputhje të konsiderueshme nga regjistrimi i rasteve të dhunës seksuale në polici, ndjekja penale nga prokuroria dhe dhënia e dënimit nga gjykata,”- tha Meta.
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim,ka dhënë gjithashtu mesazhin e saj në ditën botëtore të parandalimit të abuzimit ndaj fëmijëve. Në një postim të bërë në Twitter, Kim shkruan se duhen futur në burg të gjithë autorët që kryejnë krime të tilla e se fëmijët duhen të lihen të jenë fëmijë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e konsideroi të çelur garën ndërkombëtare për një tjetër Park Fotovoltaik, të Spitallës, në zonën e ish-kënetës së Dur...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon me takimet e tij me bizneset. Rama ishte sot në Durrës ku u takua me sipërmarrësin e një prej fa...
KUKËS– Bashkia e Kukësiit e drejtuar nga Safet Gjici ka kallëzuar në SPAK ish-kryebashkiakun Bashkim Shehu për shpërdorim detyre. Në një deklaratë për medi...
TIRANË– Kreydemokrati Lulzim Basha e ka konsideruar ngjarje të turpshme dhe kriminale largimin nga stadiumi të ish-lojarit të kombëtares, Andi Lila. Përmes...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke reklamuar mbështetjen financiare që ka ofruar qeveria për të gjitha familjet që shtoh...
Arben Gjata, rektor i Universitetit të Mjekësisë thotë se vendi është në prag të një situatë kritike dhe se periudha e tre muajve të ardhshme do të jetë sfida m...
Arben Gjata, rektor i Universitetit të Mjekësisë thotë se vendi është në prag të një situatë kritike dhe se periudha e tre muajve të ardhshme do të jetë sfida m...
Ish-kryeministri Sali Berisha i cilësoi si haluçinante deklaratat e Milaim Bellanicës, se ia kishte dorëzuar Lulzim Bashës kasetën për masakrën serbe nda...
TIRANË– Këshilli i Ministrave ka firmoasur ditën e sotme paketën e rimbursimit të barnave COVID për të gjithë të prekurit nga pandemia në vendin tonë. Sipa...