LIVE UPDATES
Bota

Administrata Biden dhe ligjvënësit përballë kërcënimit të ekstremizimit të brendshëm

18 Qershor 2021, 07:22 Nga DOSJA
Administrata Biden dhe ligjvënësit përballë

Këtë javë administrata e Presidentit Biden shpalli një strategjinë e re për të përballuar kërcënimin në rritje, siç theksohet në të, që vjen nga ekstremistët e brendshëm të dhunshëm. Paralajmërimi vjen ndërsa ligjvënësit amerikanë vazhdojnë të hetojnë sulmin e 6 janarit në Kongres nga mbështetësit e ish-Presidentit Donald Trump që kërkonin të ndërprisnin çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, që do të konfirmonin fitoren e demokratit Joe Biden.

Pesë muaj pas sulmit në Kapitol, administrata e Presidentit Biden nxorri një strategji për t’iu kundërvënë kërcënimit nga ekstremizmi i brendshëm.

“Sipas këndvështrimit të FBI-së, kërcënimi kryesor vjen nga ekstremistët e dhunshëm të motivuar në baza racore ose etnike, veçanërisht ata që duan të ruajnë epërsinë e racës së bardhë”, tha Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garaland.

Ai tha se askush në Shtetet e Bashkuara nuk do të ndiqet penalisht për pikëpamjet e tyre jo të dhunshme politike.

“Nuk ka vend për dhunë si një mjet për të zgjidhur dallimet politike në demokracinë tonë. Çështjet afatgjata që kontribuan në terrorizmin e brendshëm në Amerikë duhet të zgjidhen për t’u siguruar që ky kërcënim do të zvogëlohet për brezat e ardhshëm dhe për të zbutur shkaqet rrënjësore të sulmeve të brendshme terroriste”, shtoi ai.

Më shumë se 500 persona janë arrestuar për pjesëmarrje në sulmin e 6 janarit. Demokratët thonë se protestuesit u motivuan nga pretendimet e rreme të ish-Presidentit Trump për mashtrime në zgjedhje.

“Pas dështimit të përpjekjeve të tij për të bërë presion në Departamentin e Drejtësisë, Presidenti Trump u bë edhe më i dëshpëruar. Kështu që, në mëngjesin e 6 janarit, ai dërgoi një turmë të zemëruar dhe të dhunshme në Kapitol. Qëllimi ishte përdorimi i dhunës për të ndërprerëçertifikimin nga Kongresi të fitores së zotit Biden”, tha ligjvënësja demokrate Carolyn Maloney.

Kreu i FBI-së e pranoi para ligjvënësve këtë javë se agjencia e tij nuk kishte arritur ta parashikonte sulmin.

“Qëllimi ynë është të jemi të saktë në parashikimet tona, dhe çdo herë që ka një sulm, veçanërisht një sulm aq të tmerrshëm dhe spektakolar si ai që ndodhi më 6 janar, ne e konsiderojmë atë të papranueshme”, tha Drejtori i FBI-së, Christopher Wray.

Një raport i Senatit, i publikuar në fillim të këtij muaji, gjeti dështime të shumta të agjencive të inteligjencës dhe sigurisë në angazhimin e tyre në kohën para se të ndodhte sulmit.

“Tre njësi të lidhura me inteligjencën brenda policisë së Kapitolit kishin njohuri për postimet në mediat sociale, që bënin thirrje për dhunë në Kapitol, por raporti i plotë i këtyre paralajmërimeve nuk arriti tek udhëheqja e Policisë së Kapitolit, oficerët me gradë të lartë dhe partnerët e tjerë të forcave të zbatimit të ligjit. Kishte gjithashtu raporte kontradiktore mbi kërcënimin”, tha senatorja demokrate Amy Klobuchar.

Ndërsa disa komisione të Senatit vazhdojnë punën për reformimin e Policisë së Kapitolit pas sulmit të 6 janarit, Republikanët në Senat bllokuan përpjekjen e demokratëve muajin e kaluar për të formuar një komision të gjerë për të hetuar ngjarjet e asaj dite.

VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota administrata biden administrata biden

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen