“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Bota
“Juneteenth”, e cila shënoi fundin e skllavërisë në SHBA bëhet festë federale, Biden: Kjo është një ditë me peshë
18 Qershor 2021, 07:08Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
SHBA– Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, nënshkroi ligjin që e bën 19 qershorin festë federale, në kujtim të përfundimit të skllavërisë në SHBA.
Festa, e njohur si “Juneteenth”, shënon ditën e vitit 1865, kur afrikano-amerikanët e fundit të skllavëruar në Teksas janë njoftuar se janë të lirë.
Kjo ka ndodhur dy muaj pas përfundimit të Luftës Civile në SHBA.
“Kjo është një ditë me peshë të madhe dhe fuqi të madhe dhe për të kujtuar njollën morale dhe dëmin e tmerrshëm që skllavëria i ka bërë vendit”, tha Biden, teksa miratoi festën e re.
“Të gjithë amerikanët mund të ndjejnë fuqinë e kësaj dite dhe të mësojnë nga historia jonë”, tha ai.
Shumë shtete në SHBA e kanë shënuar edhe më herët “Juneteenth”, por data nuk ka pasur statusin e festës federale.
Këtë javë, të dyja dhomat e Kongresit amerikan e kanë kaluar me shumicë dërrmuese projekt-ligjin për festën “Juneteenth”. Ajo është tani festa e 12-të federale.
Marrë nga REL.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
IRAN– Qytetarët në Iran votojnë sot për të zgjedhur presidentin e ri të Republikës Islamike.Votimet zhvillohen në kohën e zemërimit në rritje për gjendjen...
BOSNJE HERCEGOVINË-Ishte Nëntor i 1992 dhe Sarajeva e akullt, kryeqyteti i Bosnje Hercegovinës ka qenë nën rrethim nga ushtria serbe që nga prilli. Një fot...
A mund të kombinohen dhe të merren dy doza të ndyshme vaksinash COVID-19?Ka të ngjarë që një gjë e tillë të jetë e sigurt dhe efektive, por studiuesit ende po g...
Presidenti i ShBA Joe Biden nënshkroi të enjten një ligj që shënon shpalljen e një feste të re kombëtare, ditën që përkujton fundin e skllavërisë në Shtetet e B...
Një shifër impresionuese: 7.353.885 aplikime për shikimin e dosjeve të Ministrisë për Sigurimin e Shtetit janë paraqitur që nga viti 1991. Gati gjysma (46 përqi...
Kompania farmaceutike me qendër në Tübingen, Curevac është konsideruar një kohë të gjatë si kandidati më shpresëdhënës në luftën kundër virusit Corona. Ndaj edh...