LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza: A ka pasur heqja e dinarit "efekt pozitiv" në sistemin financiar të Kosovës?

Bektashi thekson se edhe pas një viti nga miratimi i rregullores, nuk ekziston një marrëveshje për transferimin e parave që do t'i siguronte Bankës Qendrore të Kosovës qasje në këto fonde.

7 Janar 2025, 13:54 Nga M.B
Analiza: A ka pasur heqja e dinarit "efekt pozitiv" në sistemin
Foto ilustruese

KOSOVA- Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës që transaksionet financiare të kryhen vetëm në euro, nuk e ka arritur qëllimin e saj, pasi valuta e Serbisë, dinari ende qarkullon në zonat serbe në Kosovë dhe të ardhurat nga buxheti i Serbisë nuk konvertohen në euro, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi.

"Kjo rregullore ishte një vendim i nxituar. Një vendim politik i kësaj Qeverie", mendon ai dhe shton se çështja e heqjes së dinarit duhej të zgjidhej nëpërmjet dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Bektashi thekson se edhe pas një viti nga miratimi i rregullores, nuk ekziston një marrëveshje për transferimin e parave që do t'i siguronte Bankës Qendrore të Kosovës qasje në këto fonde. Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, duke e komentuar këtë rregullore në konferencën vjetore në fund të dhjetorit, tha se ajo ka pasur një "efekt pozitiv" në të gjithë sektorin financiar, duke sjellë "unifikimin e sektorit dhe ndërprerjen e financimeve të paligjshme".

Rregullorja, e cila ndalon pagesat me valuta të tjera pos euros – rrjedhimisht edhe me dinarë - u miratua në fund të dhjetorit 2023 dhe hyri në fuqi më 1 shkurt 2024. Pjesëtarët e komunitetit serb, të cilët marrin të ardhura të ndryshme nga buxheti i Serbisë në dinarë, reaguan ashpër ndaj kësaj rregulloreje, ndërsa ajo u kritikua edhe nga komuniteti ndërkombëtar me arsyetimin se mund të ketë pasoja negative për komunitetet pakicë.

Profesor Bektashi thotë se e vetmja gjë që ka ndryshuar gjatë këtij viti është se qytetarët e Kosovës nga komuniteti serb duhet të shkojnë në Serbi për t’i marrë të ardhurat e tyre në dinarë.

"Periudha e tranzicionit duhej të kishte një kuptim, që Banka Qendrore e Kosovës dhe Banka Popullore e Serbisë të arrinin një marrëveshje për konvertimin e dinarit në euro dhe të sigurohej qarkullimi i parave për pensionistët dhe të tjerët që marrin të ardhura në dinarë", konsideron Bektashi.

Banka Popullore e Serbisë ka insistuar që çështja e dinarit të diskutohet në kuadër të dialogut, gjë që Kosova përgjithësisht e ka refuzuar, duke argumentuar se kjo është çështje e brendshme. Petar nga Mitrovica e Veriut është punëtor i një prej institucioneve të mbyllura, që funksiononin sipas sistemit serb, të cilat Kosova i ka mbyllur me arsyetimin se "funksiononin në mënyrë të paligjshme". Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Petari thotë se aktualisht nuk shkon në punë, porse pagën e merr rregullisht.

"Paga më transferohet në një llogari që është në dinarë. Ndoshta edhe kjo duhej të zgjidhej, që paga të konvertohej disi dhe ta merrnim normalisht në euro në Kosovë, përmes bankave si NLB Banka ose Raiffeisen Banka, që ndodhen në qytetin tonë", thotë ky qytetar.

Ai vëren se "asnjëra palë nuk dëshiron t’i kushtojë vëmendje popullit që po kalon nëpër vështirësi".

Banka Qendrore e Kosovës ka pohuar se heqja e transaksioneve financiare në dinarë nuk e ndalon pagesën e të ardhurave nga buxheti i Serbisë, por ato duhet të jenë ekskluzivisht në euro, për të mundësuar qasjen në rrjedhën e parasë. Megjithatë, deri më sot, këto të ardhura kanë mbetur në dinarë. Gjithashtu, në disa zona serbe – kryesisht në komunat në veri – dinari vazhdon të qarkullojë si mjet pagese në objektet tregtare. Beogradi zyrtar refuzon t’i mbyllë institucionet e veta në Kosovë, dhe disa prej tyre janë transferuar në vendet kufitare në Serbi. Aty janë vendosur edhe bankomatë, prej nga qytetarët e Kosovës tërheqin të ardhurat e tyre në dinarë.

*Në mars, REL-i ka publikuar këtë video me qytetarë serbë të Kosovës që kanë udhëtuar në qytetet e Serbisë, për t’i tërhequr mjetet që ata pranojnë nga Beogradi.

Radomiri nga Leposaviqi thotë se tani, "si zakonisht", i tërheq të ardhurat e tij në dinarë në Rashkë, një qytet kufitar në Serbi, rreth 30 kilometra larg kësaj komune me shumicë serbe në veri të Kosovës.

"Zakonisht shkojmë atje (në Rashkë) dhe blejmë edhe produkte serbe që këtu (në Kosovë) ishin të ndaluara për një periudhë. Jemi mësuar të paguajmë edhe me kartelë... në përgjithësi, nuk është shumë e thjeshtë, por po përshtatemi", thotë ai.

*Lidhur me jetesën e qytetarëve në veri mund ta shikoni edhe këtë video të publikuar më 23 dhjetor, 2024.

Ai vë në dukje se në pikat kufitare krijohen radhë të gjata gjatë kohës kur bëhen pagesat nga buxheti i Serbisë, dhe shpesh ndodh të presin për disa orë për të kaluar nga Kosova në Serbi ose anasjelltas.

"Duhet të armatosesh me durim, sepse krijohen turma të mëdha kur bëhet pagesa e pensioneve ose ndonjë e ardhur tjetër. Në familje kam dy pensionistë (prindërit), i kam çuar në Rashkë, por tani kam marrë një autorizim dhe ua tërheq pensionet vetë", tregon Radomiri.

Miloradi nga Graçanica, një komunë me shumicë serbe pranë Prishtinës, deri në heqjen e dinarit e merrte pensionin me çek, pra paratë i jepeshin në sportelin e Postës që funksiononte në sistemin serb ose i dërgoheshin në adresën e shtëpisë nga postieri.

Ai shpjegon se në muajt e parë pas ndalimit të përdorimit të dinarit, shkonte çdo muaj në Serbi për ta tërhequr pensionin, por më pas ka hapur një llogari në bankën e Kursimores së Postës serbe , ku i transferohen paratë. Tani, siç thotë, kartën bankare ua jep fëmijëve të tij, të cilët e tërheqin pensionin e tij në Serbi. Çdo vit Serbia ndan miliona euro për pagesën e të ardhurave për serbët në Kosovë.

Përveç pagave dhe pensioneve, aty përfshihen edhe ndihmat financiare si asistenca sociale, shtesat për fëmijë dhe të ngjashme. Në fund të tetorit të vitit 2024, Qeveria e Serbisë shpalli territorin e Kosovës si "zonë të mbrojtjes së veçantë sociale", gjë që parashikon ndihmë shtesë financiare për të papunët, pensionistët dhe fëmijët./ REL

kosova

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen