28 Korrik 2023, 16:59
Nga I.A
Kanabis
SHKODËR- 11609 bimë kanabisi janë asgjesuar në Shkodër ditën e sotme. Mësohet se megaoperacioni policor 'Alpe të Pastra' u zhvillua në Shkodër, Vau i Dejës dhe në Pukë. Kjo është faza e 10 e këtij megaoperacioni, ndërkohë që u arrestua një 59-vjeçar me iniciale R.F.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet faza e dhjetë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, nga DVP Shkodër dhe Komisariatet e Policisë Shkodër, Vau i Dejës dhe Pukë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të “AMP” Shkodër – Lezhë. Në operacion u angazhuan 70 punonjës policie, të cilët përdorën 5 dronë, për kontrollin e territorit malor të fshatrave të Shkodrës, Vaut të Dejës dhe Pukës. Asgjësohen 11609 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u gjetën gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë. Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i kultivimit të 120 bimëve të gjetura në një fshat të Pukës. Shërbimet e Policisë të DVP Shkodër dhe të Komisariateve të Policisë Shkodër, Vau i Dejës dhe Pukë, si rezultat i kontrollit të territorit, duke përdorur dhe dronë, kanë finalizuar fazën e dhjetë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, në përfundim të së cilës u asgjësuan në total 11609 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, prej të cilave: 11250 bimë në Pult, Shosh dhe Shalë, Shkodër; 239 bimë në fshatrat Arrë dhe Temal, Vau i Dejës dhe 120 bimë në fshatin Kabash, Pukë.
Bazuar në inteligjencen policore dhe veprimet e shpejta të kryera nga shërbimet e Policisë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit R. F., 59 vjeç, banues në fshatin Kabash, Pukë, autor i dyshuar i kultivimit të 120 bimëve narkotike të gjetura në fshatin Kabash, Pukë. Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve që dyshohet se kanë kultivuar bimët që janë gjetur në fshatrat e tjera. -Gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë asgjësuar në total 46 575 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, janë vënë në pranga 3 autorë të dyshuar dhe janë shpallur në kërkim 9 të tjerë. Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.
alpe të pastra
Aktualitet
28 Korrik 2023, 16:33
k.m.
Pamje nga kamerat e sigurise
TIRANË- Sot, Policia e Shtetit ka nxjerrë pamjet e aksionit të Strukturës së Posaçme kund...
Aktualitet
28 Korrik 2023, 16:30
k.m.
Foto ilustruese
Të hënën e 17 korrikut, banorët e Porto-Romanos iu drejtuan bregut të detit dhe ndaluan në grup përpara ...
Aktualitet
28 Korrik 2023, 15:56
I.A
Pellumb Gjoka
TIRANË- Detaje kanë dalë në lidhje me shkakun pse Pëllumb Gjoka u konfliktua me Kleanth Musabelliun. Në p&...
Aktualitet
28 Korrik 2023, 15:40
I.A
Momenti i arrestimit
TIRANË- Pamjet e megaoperacionit të SPAK ditën e djeshme janë bërë publike. Siç shihet n&eum...
Aktualitet
28 Korrik 2023, 15:34
operacioni i SPAK
TIRANË- Lidhur me operacionin e një dite më parë nga SPAK, mësohet se janë ekzekutuar masat e sigurisë...
Aktualitet
28 Korrik 2023, 15:29
pamje gjate arrestimit te 31-vjeçarit
TIRANË- Ka shkuar në 10 numri i personave të ndaluar, të cilët akuzohen për mash...
Aktualitet
28 Korrik 2023, 15:11
I.A
Behar Bajri dhe Elion Hato
TIRANË- Fotot e Behar Bajrit dhe Elion Hatos, të cilët janë shpallur në kërkim nga Prokuroria...
Aktualitet
28 Korrik 2023, 15:13
dosja e SPAK
TIRANE- SPAK ka përcjellë detajet e megaoperacionit të zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim me Eurojust dhe Eu...
Aktualitet
28 Korrik 2023, 15:04
f.i
Lajda Porja
TIRANË- Pas një muaji me temperatura rekord, muaji gusht parashikohet me kushte të favorshme atmosferike dhe temperat...
Aktualitet
28 Korrik 2023, 13:52
A.B
Arrestim
TIRANË- SPAK ka dhënë informacion zyrtar për operacionin që çoi në pranga 8 persona, mes tyre prokurorin...