Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Daily Mail shkruan se, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, u arrestuan nga policia franceze në Calais të premten, ndërsa automjeti me të cilin po udhëtonin po përgatitej të hipte në një traget.

BRITANI E MADHE- Dy gangsterë të dyshuar shqiptarë mbanin një armë me silenciator ndërsa përpiqeshin të hynin në Britani në pjesën e pasme të një kamioni. Daily Mail shkruan se, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, u arrestuan nga policia franceze në Calais të premten, ndërsa automjeti me të cilin po udhëtonin po përgatitej të hipte në një traget.
“Njëri mbante një pistoletë me silenciator të bashkangjitur. Oficerët e armëve të zjarrit kryen arrestimet pa u lënduar askush. Ekzistojnë frikëra se burrat mund të jenë gangsterë që kishin ndërmend të takoheshin me figura të tjera të botës së krimit shqiptar në Britani.”, tha një burim hetues.
Patrick Leleu, zëvendësprokurori i Boulogne, konfirmoi tre arrestime, përfshirë shoferin e kamionit. Leleu tha se ishin nisur dy hetime një për posedim të një arme të ndaluar dhe një tjetër që kishte të bënte vetëm me shoferin, për ndihmë dhe inkurajim të imigracionit të paligjshëm.
Rruga e migrimit të paligjshëm të Kanalit Anglez është lidhur shpesh me shqiptarët. Shumë pretendojnë se janë azilkërkues, pavarësisht se vendi ballkanik kategorizohet si një vend i sigurt për të jetuar. Bandat shqiptare shpesh lidhen me krimin e organizuar në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë vesin, vjedhjet me thyerje dhe kontrabandën.
Bandat shqiptare janë gjithashtu të përfshira shumë në kontrabandën e njerëzve dhe njihen për ofrimin e shërbimeve për kriminelët që kërkojnë të largohen nga Mbretëria e Bashkuar. Vitin e kaluar, emigrantët shqiptarë u mburrën në TikTok se ishin vendosur në hotele të financuara nga taksapaguesit. Një video tregonte burra që mburren se kishin arritur në Mbretërinë e Bashkuar pasi kishin paguar 3,000 paund për të kaluar Kanalin.
Gazeta britanike thekson se, numri i shqiptarëve që hynë në Britani nëpërmjet rrugës së Kanalit u rrit ndjeshëm në vitin 2022, me më shumë se 17,000 individë që aplikuan për azil. Deri në vitin 2024, kjo shifër kishte rënë nën 3,000, sipas analizës së Observatorit të Migracionit të numrave të Ministrisë së Brendshme në tetor./Dosja.al
DURRËS- Gjykata e Durrësit vendosi këtë të hënë lirimin nga qelia të ish-drejtorit të IEVP-së, Indrit C...
Teksa Moska pretendon se Aleanca ushtarake perëndimore po militarizon Ballkanin Perëndimor me qëllim përballjen me Rusinë dhe se Per&...
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur pezullimin nga detyra të kreut të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Rigers S...
IZRAEL- Parlamenti izraelit miratoi një projektligj për vendosjen e dënimit me vdekje për terroristët. 62 nga 120 deputet&e...
31 marsi (dita e sotme) është afati i fundit për plotësimin e të dhënave në Deklaratën Vjetore të të Ardhura...
Foto ilustruese Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti ...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kryer kontrolle mbrëmjen e sotme në një kompleks luksoz në jug të vendit, n...
Furgoni i djegur SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Një furgon p...
Maglent Dybeli PERU- Mediat e huaja i kanë kushtuar një artikull rrjetit kriminal shqiptar, i cili merrej me trafikun e lëndë...
Henri Nikolli ANGLI- Autoritetet britanike kanë dënuar me 6 vite burg një 19-vjeçar shqiptar në Angli, pasi u përpoq të...