23 Janar 2026, 21:38
Nga E. D
foto ilustruese
PEQIN- Një operacion i sigurisë së lartë në Burgje po zhvillohet mbrëmjen e sotme. Bëhet me dije se 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë janë transferuar nën masa të rrepta sigurie nga Fushë-Kruja për në Peqin. Ky transferim vjen, pas arratisjes spektakolare të Altin Ndocit nga spitali i Durrësit më 13 janar.
Operacioni u zhvillua me përfshirjen e strukturave të specializuara të rendit dhe shërbimeve penitenciare, duke garantuar rendin, sigurinë dhe mbarëvajtjen e procesit. Ky transferim bëhet në kuadër të rishpërndarjes së të dënuarve dhe forcimit të masave të sigurisë.
Gjithashtu ky transferim i menjëhershëm ka sjellë vështirësi në akomodim dhe në procesin e përshtatshmërisë së të dënuarve në institucionin pritës, duke krijuar ngarkesë të shtuar për strukturat e IEDP Peqin. Transferimi është përmbyllur pa incidente, ndërsa situata në të dy institucionet paraqitet nën kontroll. Pas arratisjes së Ndocit, u bë transferimi edhe i një grupi të dënuarve me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Durrësit për në IEDP Peqin.
Si ndodhi arratisja e Altin Ndocit?
Altin Ndoci ishte shoqëruar nga paraburgimi i Durrësit për në spitalin Rajonal të qytetit, për të kryer një vizitë mjekësore te infektivi, në katin e tretë të spitalit, i cili ka edhe repartin e posaçëm të sigurisë për të dënuarit. Nga burgu drejt spitalit, Ndocin e kanë shoqëruar 5 policë, shoferi dhe 4 efektivë, por 2 prej efektivëve kanë qëndruar në makinë bashkë me drejtuesin dhe 2 policë të tjerë e kanë shoqëruar brenda spitalit.
Gjatë vizitës, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet dhe njeri prej policëve të burgjeve e ka shoqëruar. Në këtë moment, kur sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci ka goditur dy efektivët në pjesën e barkut dhe i ka shtyrë duke i larguar me shpejtësi nga kati i tretë i spitalit. Të dy efektivët që e shoqëronin brenda spitalit, e ndoqën dhe njëri prej tyre mësohet se ka qëlluar në ajër jashtë spitalit për ta trembur të arratisurin.
Ngjarja dyshohet të ketë qenë e mirë menduar dhe e planifikuar, pasi jashtë spitalit të paraburgosurin e priste një makinë, një Audi luksoze A7 e bardhë me targë AA700RS në pjesën e parkimit, me të cilën u larguan. Po ashtu, pas arratisjes, postblloqe të shumta policie janë ngritur në rrugët e Durrësit për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Policia e Durrësit, përveç kontrolleve në qytet dhe fshatrat përreth ka shtrirë kontrollet edhe në Kavajë. Ndërsa në qarqet kufitare, Fier, Tiranë, Lezhë, e më gjerë ka pika kontrolli ne hyrje të qyteteve. Sakaq, Drejtoria e Burgjeve ka nisur një hetim për sqarimin e plotë të rrethanave se si u arratis 38-vjeçari Altin Ndoci./Dosja.al
arratisja e altin ndocit
Aktualitet
23 Janar 2026, 21:09
E. D
Sazan
SAZAN- Një koalicion prej 41 organizatash mjedisore nga 28 vende të ndryshme të botës i ka kërkuar qeverisë shqiptare t...
Aktualitet
23 Janar 2026, 20:52
E. D
foto ilustruese
GREQI- Autori i vrasjes së Jani Aliaj në burgun e Korydallos është rrëfyer para autoritetetve greke...
Aktualitet
23 Janar 2026, 20:48
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Komisioni i Përbashkët i Kosovës dhe Serbisë për personat e zhdukur duhet të ofrojë mbë...
Aktualitet
23 Janar 2026, 20:12
E. D
Floriana Garo, Barbara Doda
TIRANË- Arkitektja dhe politikania e re Barbara Doda ka ndarë me publikun një lajm të mrekullueshëm, ...
Aktualitet
23 Janar 2026, 19:15
E. D
Në 29 prill të vitit të kaluar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit hapi një tender me vlerë 7.7 mili...
Aktualitet
23 Janar 2026, 18:31
E.d
Foto ilustruse
SPANJA- Policia dhe Agjencia Tatimore e Spanjës arrestuan tetë të dyshuar, disa prej tyre teksa po hanin në një res...
Aktualitet
23 Janar 2026, 18:05
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia iu ka bërë thirrje qytetarëve të distancohen nga aktet e paligjshme, gjatë protestës...
Aktualitet
23 Janar 2026, 17:56
E. D
ITALI- Hetimi, i kryer nga maji 2024 deri në prill 2025, zbuloi ekzistencën e një grupi të trafikimit të kokainës dhe kanabisit ...
Aktualitet
23 Janar 2026, 17:06
E.d
Foto ilustruse
GREQI- Një 14-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga në Selanik. Ai është arrestuar nga policia g...
Aktualitet
23 Janar 2026, 16:48
E.d
Foto ilustruse
DUBAI- Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar në Dubai me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ai isht...