LIVE UPDATES
Aktualitet

Hoxha: Martinaj u çonte ‘zarfin’ zyrtarëve të lartë, do habiteshit sa mirë e ka përpiluar listën

Gazetari thotë se në atë kohë, biznesmeni i lojërave të fatit e kishte korrigjuar duke i thënë se ishin të 6 shefat e komisariateve të Tiranës në ‘listëpagesat’ e tij e jo 5, siç kishte deklaruar në emision Hoxha

24 Gusht 2022, 14:48 Nga F.M
Hoxha: Martinaj u çonte ‘zarfin’ zyrtarëve të
Artan Hoxha dhe Ervis Martinaj

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha shkruan se nuk është aspak e çuditshme të dëgjosh mbi bashkëpunimet efektivëve të Policisë së Shtetit me të zhdukurin Ervis Martinaj. Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha risjell në vëmendje një telefonatë që kishte bërë me Martinajn në vitin 2015, pas realizimit të operacionit “Fundi i Marrëzisë”. Gazetari thotë se në atë kohë, biznesmeni i lojërave të fatit e kishte korrigjuar duke i thënë se ishin të 6 shefat e komisariateve të Tiranës në ‘listëpagesat’ e tij e jo 5, siç kishte deklaruar në emision Hoxha. Referuar kësaj telefonate, gazetari thotë se nëse diku, apo dikur, do të gjendet listëpagesa që Martinaj, u ka bërë zyrtarëve të lartë të shtetit, drejtuesve të policisë, prokurorëve ose gjyqtarëve, nëpërmjet kompanive të tij të lojërave të fatit, do të habiteshin edhe specialistët më të mirë të Ministrisë së Financave, se sa rigoroze dhe e saktë ka qenë e përpiluar.

POSTIMI I PLOTË

Asgjë e re, nga ngjarja në perëndim të Shqipërisë..
Sot, bëri shumë zhurmë, arrestimi i një efektivi të Forcës së Posaçme Operacionale, i cili akuzohet se ka shërbyer si truprojë apo shofer i “mbretit te lojërave të fatit” në Shqipëri, Ervis Martinaj…
Për ata që e kanë njohur Martinajn, ky fakt nuk përbën asnjë çudi.
Sa për ilustrim po sjell një episod në vitin 2015, pak kohë pas operacionit me emrin e koduar “Fundi i marrëzisë”, ku synohej te goditej paligjshmeria ne industrine e lojerave te fatit, por ne fakt ndodhi e kundërta.
Moderatori i Neës24, më kishte ftuar ne rubrikën “Opinion”, që transmetohej live, çdo pasdite ne orën 17:00.
Gjate bisedës po shpjegoja se si krimi i organizuar korruptonte policinë, jo vetëm qe ta neutralizonte per te mos e goditur, por edhe për ta kthyer ne një bashkëpunëtore ne luftën kundër grupeve rivale…Ne një moment moderatori me pyet, se deri ne çfarë niveli shkonte ky korrupsion dhe si bëhej pagesa?!
Po te sjell vetëm një detaj,-i thashë.
Tirana, ka 6 shefa komisariatesh. Kam mësuar se 5 prej tyre, marrin një shpërblim fiks prej 2 mije eurosh ne muaj nga një kompani bastesh, që kontrollon tregun e lojërave të fatit në vend dhe ka lidhje të forta me boten e krimit.
Kjo tarifë u jepet drejtuesve te komisariateve aforfe, qofte dhe pa bere asnjë kontakt ose bashkëpunim. Pastaj kush tregohet me fleksibel, e shumëfishon pagesën ne varësi te kontributit qe jep.
Kaq mjafton qe ky grup i strukturuar kriminal, jo vetëm te mos goditet ne aktivitetin qe kryen, por edhe te ndihmohet duke sulmuar rivalet e tij.
Ne atë moment moderatori me pyet:
Sikur ishin 6 shefa komisariatesh, pse thua qe vetëm 5 prej tyre janë ne borderonë e kompanisë se lojërave te fatit???!!
I gjashti, i thashë, nuk e ka marre akoma emërimin, është vetëm i komanduar dhe nuk e di nëse e kane futur ne listëpagese…
Nuk kishin kaluar as 10 minuta nga mbarimi i emisionit, kur me bie celulari dhe nga ana tjetër e telefonit, më foli një person, i cili u prezantua si Vis Martinaj.
“E ndoqa me vëmendje emisionin tuaj, por ishe pak i pasaktë”,-me tha.
I zënë në befasi, pasi e njihja mire kush ishte, çfarë përfaqësonte dhe nuk e prisja të më merrte vetë në telefon, i them: ku isha i pasaktë?!!
“Dëgjo – më tha,- edhe ai i gjashti, është në listëpagesë”….
Prandaj, nëse diku, apo dikur, do të gjendet listëpagesa që Vis Martinaj, u ka bërë zyrtarëve të lartë të shtetit, drejtuesve të policisë, prokurorëve ose gjyqtarëve, nëpërmjet kompanive të tij të lojërave të fatit, do të habiteshin edhe specialistët më të mirë të Ministrisë së Financave, se sa rigoroze dhe e saktë ka qenë e përpiluar….

Reagimi i Hoxhës vjen pas arrestimit të efektivit të Operacionales, Jeton Lami. Ky i fundit është vënë në pranga një natë më parë dhe Gjykata e Kurbinit ka lënë në masën ‘arrest me burg’. Ai akuzohet se ka pasur kontakte dhe shoqëri me Ervis Martinajn dhe e ka ndihmuar të arratisej, pasi u shpall në kërkim nga operacioni "Plumbi i artë". Për herë të fundit, bashkë janë filmuar më 7 gusht në dy ambiente të ndryshme, në Durrës dhe Tiranë. 

artan hoxha ervis martinaj jeton lami

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit